• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë tregoi ky sesion parlamentar

by Roland Qafoku
05/08/2024 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Nuk ka patur asnjë sesion parlamentar më instensiv dhe me më shumë ngjarje por njëkohësisht nuk ka patur asnjë sesion parlamentar që nuk ka prodhuar asgjë se sa ky që sapo përfundoi. Një mazhorancë që miratoi çdo projektligj që i dërgoi qeveria. Një mazhorancë që votoi dhe miratoi çfarë deshi, pa u vënë në ndonjë situatë të vështirë. Dhe nga ana tjetër një opozitë që krijoi disa herë tensione, me protesta deri hedhje flakadanësh, por në fund nuk prodhoi asgjë përveçse bashkimit të votave me mazhorancën duke miratuar kodin zgjedhor me lista të mbyllura, ndryshe nga çfarë kishte premtuar. Mund të numërojnë qindra ligje të miratuara. Mund të numërojnë komisione hetimore. Mund të numërojnë fjalime e deri seanca pyetjesh në interperlanca. Por duhet të themi se si mazhoranca dhe opozita treguan mjeshtëri në menaxhimin e çdo situate, por nuk prodhuan asgjë në politikë.

Së pari, në këtë sesion mazhoranca largoi kryetaren e Kuvendit. Lindita Nikolla është një politikane që nuk e ka akuzuar kush për korrupsion, abuzim me fonde apo akuza. Dikush mund të thotë se kjo nuk mjafton. Përgjigjja më e saktë është se kjo mjafton që ç’ke me të. Në një politikë të zhytur në vjedhje dhe korrupsion të jesh i ndershëm është si të varin në qafë një medalje ari në lojrat olimpike. Dhe Lindita Nikolla e ka këtë. Një tjetër specifikë e këtij sesioni parlamentar ishte menaxhimi i të gjitha situatave nga më të ndryshme. Menaxhoi sulmet deri fizike në parlament të opozitës. Menaxhoi disa interperlanca dhe menaxhoi edhe disa seanca të veçanta të tensionuara si ajo e çështjes McGonigal, e inceneratorëve, por edhe sa e sa maratona debatesh. Por nëse e analizon me qetësi asnjëherë kjo mazhorancë nuk u vendos në vështirësi. Nuk pati ndonjë rast kur qeveria të vihej në vështirësi. Nuk pati ndonjë rast kur qeveria të vihej në siklet apo ndonjë moment që të mbante frymën sepse PD po bënte opozitë të fortë. Mazhoranca në këtë sesion bëri dhe realizoi çfarë ideoi, çfarë planifikoi kryetari i saj dhe kryemistri Edi Rama.

Ndryshimet në qeveri dhe në strukturën drejtuese të parlamentit ishin ato që treguan më shumë se në PS nuk ndodh asgjë. Një deputet në PS nuk kishte asnjë ndryshim me një shikues të rëndomtë televizori në momentin kur Rama lexonte emrat a atyre që shkarkonte dhe atyre që emëronte. Si ata anëtarë të Kongresit që ndodheshin në sallë dhe ata që ndiqnin kongresin në televizor apo në ndonjë faqe facebook-u live nuk dinin asgjë. Kështu ndodhi kur ai largoi Bledi Çuçin nga kryetar i grupit dhe e bëri nënkryetar të kuvendit. Kështu ndodhi kur Elisa Spiropalin e emëroi kryetare të kuvendit dhe Taulant Ballën ministër i shtetit për parlamentin. Me një përkufizim të thjeshtë, kjo është një lloj vrasje e demokracisë po se po, por edhe e politikës.

OPOZITA

Ndoshta ka qenë me shumë zhurmë, por kjo opozitë nuk krijoi asgjë në këtë sesion. Nuk teprohet të thuhet se opozitë më kaotike, më paprodukt pa e vënë në vështirësi qeverisjen dhe mazhorancën nuk ka patur asnjëherë vendi. Shqipëria ka patur përherë opozitë me probleme. Por kurrë nuk ka patur opozitë me probleme kaq kardinale që të mos ketë asnjë lloj ndikimi në çdo lëvizje të mazhorancës. Izolimi në shtëpi e Sali Berishës e nxehu situatën, por ajo nuk krijoi frymë dhe motiv për të ngritur një kauzë që të përfshinte masën e njerëzve. Për opozitën ky sesion tregoi se beteja brenda llojit ishte problemi numër një. Kjo ishte një çështje që e gërreu dhe e dërrmoi nga brenda duke mos prodhuar asgjë. Dhe kur gjykata dhe vendimin që vula dhe logoja t’i kalonte Rithemelimit, çdo gjë u menaxhua shumë keq. Për opozitën ky sesion tregoi se sa vështirë e kishte ajo për të zgjedhur edhe një nënkryetar. Katapultimi i Gazmend Bardhit si kryetar i grupit dhe nënkryetar i partisë me ndryshime statutore ishte një nga veprimet më të rënda dhe me ndikim negativ në të gjithë opozitën. Kjo zhduku votën dhe minoi demokracinë në këtë parti. Vetëm mënyrën se si e ka drejtuar grupin parlamentar lë shumë për të dëshiruar. Në dukje një refraktar dhe në fshehtësi një bashkëpunues me mazhorancën. Gazmend Bardhi, pak a shumë ka bërë atë që bënte kur kryetar kishte Lulzim Bashën. Nëse ai do ishte në pozita të forta gjatë kohës që Basha ishte kryetar Bardhi nuk do ta lejonte kurrë të bënte gabimet dhe fajet e mëdha të Bashës. Por në krye të grupit gjatë këtij sesioni ai tregoi të njëjtën mënyrë sjelljeje si më parë. E vetmja gjë që ndodhi në grupin parlamentar të PD është se të gjithë deputetët e saj kanë një hall: kush do të jetë në listat e kandidatëve për deputetë, dhe në një vend të sigurtë në zgjedhjet e vitit 2025.

Next Post
“Luftë e ashpër” Kinë-SHBA në Paris, Shqipëria ëndërron ende për medaljen e parë

“Luftë e ashpër” Kinë-SHBA në Paris, Shqipëria ëndërron ende për medaljen e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In