• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë tregoi kundërshtimi për ndryshimin e Kushtetutës

by Fatmir Merkoçi
09/08/2020 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

Koha tregoi se: kundërshtimi për ndryshimin e Kushtetutës, ishte sa i drejtë aq dhe i argumentuar. Kur thashë se votimi 100% polli diktaturën, kisha parasysh faktin se ndryshimet u bënë si një justifikim i Reformës në Drejtësi, një reformë që nisi pa ligj. Si e tillë, ajo polli anarki në institucionet e drejtësisë.

Por ajo që është më e rëndësishme: Ndryshimet që u bënë treguan se sovranit ju hoq e drejta e pronësisë së kushtetutës. Në preambulën e saj thuhet: – Ne, Populli i Shqipërisë……..Vendosim këtë Kushtetutë. Por veprimi që bëri Kuvendi tregoi se populli nuk ka të drejtë mbi këtë kushtetutë, pasi tashmë ajo ka humbur funksionin e saj si pronë e popullit Me atë votim u tregua se kushtetuta, humbi dhe funksionin si themeli i shtetit, duke u kthyer thjesht në një “statut” të Qeverisë. Kjo pasi ajo ndryshohet sa herë që bëhen marrëveshje politike apo kërkohet të aprovohet nga Kuvendi një ligj që kërkon ndryshim të kushtetutës.

Sikur nuk mjaftuan ndryshimi i 58 neneve, tashmë u ndryshua dhe për të ndryshuar Kodin zgjedhor. Pikërisht u ndryshua Neni 68 ( ishte):1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Kjo është e pavlefshme.

Neni 68 (i votuar 29/07/2020)

  1. Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit.

A është vullneti i popullit në këtë ndryshim ? Për sa kohë, populli nuk e voton këtë ndryshim kushtetues me votën e tij, askush nuk ka të drejtë ta pretendojë një gjë të tillë. Kjo pasi, ndryshimi u bë për interesa politike. Gjithkush kërkoi që me këto ndryshime të fitonte për interesat e grupimit politik që i përket. Madje, nuk duhet të mohoj se kishte dhe përfitime politike të individëve të cilët, treguan se servilizmi i tyre nuk kishte limit.

Në Shtetin e së Drejtës, një ndryshim i tillë jo vetëm që nuk bëhet, por në kushtet e mos funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, çdo ndryshim i njëanshëm i kushtetutës merr vlerën e antikushtetutshmërisë absolute. Kjo po të kemi parasysh dhe vetë kuvendin, i cili në kushtet aktuale është në iligjitimitet të plotë. Kjo jo se është dëshirë personale për ta quajtur të tillë. Por dhe thjeshtë matematikishit ka non sens. Në se themi se duhen 3/5 për ndryshim kushtetute. Kemi parasysh numrin 140. Aktualisht kemi një numër më të pakët. Pra Kuvendi punon me dy standarte matematikore.

Por le ti kthehemi pak dhe vetë nenit 68. Përse duhej ky ndryshim? E para, duket se ka një kërkesë reale për ta bërë legjitime dëshirën e një pjese të politikës. E dyta, marrëveshje politike duhet të jenë në përputhje me kushtetutën. Por, me sa duket, ky është një përfitim momental pasi, rotazionet politike, kanë treguar se më pas janë kthyer në bumerang për vetë iniciatorët e ndryshimit.

Por a do kemi tashmë një përplasje institucionale midis Presidentit dhe Kuvendit? Presidenti ka deklaruar shpesh se Kuvendi është ilegjitim, nuk i ka numrat etj., etj. Madje, Presidenti thirri dhe popullin në protestë në mbrojtje të kushtetutës. Nëse do i qëndroj deklaratave të tij, presidenti nuk do i dekretojë këto ndryshime. Kjo do të bëjë të mundur, thjesht kthimin në pikën zero.

Në këto kushte, Presidenti ose do pranojë të bëhet palë e marrëveshjeve politike duke vazhduar të çojë vendin në një tranzicion të tejzgjatur, i cili vazhdon të këtë në qendër marrëveshjet politike dhe jo drejtimin e vendit në mënyrë institucionale. Por ka dhe mundësinë e kthimit të vendit në normalitet. Dhe, ky normalitet fillon me shpërndarjen e Kuvendit, e cila do ishte një rrugë sa e drejtë aq dhe Kushtetuese.

Po duket se dhe vetë Presidenti nuk e ka dëshirën e një normaliteti institucional. Dhe ai është i prirur të vazhdojë me politikën e marrëveshjeve. Kjo pasi dhe vetë ai që e quan veten rojtar të kushtetutës nuk e ka për zemër qeverisjen institucionale Por, thjesht qeverisjen nëpërmjet marrëveshjeve.

*Avokat

Next Post
Kosovë/ Hoxha shkon në spital me simptoma të rënda të COVID-19 dhe nuk i bëjnë tamponin: Nuk kemi teste!

Kosovë/ Hoxha shkon në spital me simptoma të rënda të COVID-19 dhe nuk i bëjnë tamponin: Nuk kemi teste!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In