• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Çfarë t’iu thoja syve të lotuar…”, mesazhi prekës i mësueses për vogëlushen që mbeti nën rrënoja

by Java News
10/12/2019 07:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërmeti katastrofik i 26 nëntorit la pas shumë dhimbje, teksa mori 51 viktima, ku u shuan plotësisht disa familje. Mes viktimave ishin edhe 30-vjeçarja Diena Karanxha, me të ëmën dhe bijën e saj 8-vjeçare, Esielën.

Ikja e tyre ngjalli një trishtim të madh te shqiptarët, pasi pak vite më parë Diena kishte humbur edhe bashkëshortin e saj. Vdekja tragjike e Dienës me të bijën vijon të krijojë dhimbje, teksa një gjë e tillë është ndjerë edhe te nxënësit e klasës së tretë, ku mësonte Esiela, në shkollë “Marie Kaculini”, në Durrës, si dhe mësuesja e saj, Eda Katroshi.

Sot ata janë rikthyer në bankat e shkollës, por pa Esielën, mungesa e së cilës është ndjerë jo pak. Përmes një mesazhi në “Facebook”, mësuesja e të nxjerës përlot me fjalët therëse për Esielën.

“Sot, me datë 09.12.2019 rifilluam jetën. Rifilluam aty ku e kishim lënë. Më rrethuan duart e vogëlushëve të mi. Nuk kishte gëzim më të madh kur u takuam. U perqafuam fort, u puthëm. Poooooor…. Ah kjo zemër dhe këta sy nuk guxuan të kthejnë shikimin e mjegulluar nga lotët drejt bankës tënde, e dashura Esielë. E ëmbla jonë Esielë. Cfarë tu thoja syve të lotuar të Jusrës që nuk e mbante dot ngashërimin. Nuk duroi dot që ti u bëre engjëll me krahë për të na parë nga lart. Shokët dhe shoqet e patën të vështirë të të mos përmendnin. E zgjuara, e shkathëta, Esiela jonë. Do të të kujtojmë gjithmonë. Do të mbetesh një vogëlushe e mrekullueshme për të gjithë grupin tonë të klasës së tretë. U prehsh e qetë pranë prindërve të tu!”, shkruan mësuesja. /e.s/

Next Post
Marrin deri në 185 mln dollarë, cilët janë 10 artistët më të paguar për vitin 2019 sipas Forbes

Marrin deri në 185 mln dollarë, cilët janë 10 artistët më të paguar për vitin 2019 sipas Forbes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com