• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Çfarë thoshte Rama në vitin 2004, kur u prishën kioskat mbi Lanë

by A R
24/11/2018 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria Rama po përballet ditët e fundit me protesta të vazhdueshme tek Unaza e Re për shkak se banorët kërkojnë shpronësime dhe kompensime 100% të objekteve të tyre të cilat preken nga nderimi i rrugës.

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i prerë në lidhje me procesin e dëmshpërblimit duke deklaruar se nuk do të dëmshpërblehet asnjë objekt i palegalizuar dhe informal.
Por, me po të njëjtën situatë, kryeministri i vendit Edi Rama është përballur edhe 14 vite më parë, aso kohe kryetar Bashkie.

Bashkia e Tiranës, aso kohe do të ndërtonte Unazën e Re, por hasi në protesta të banorëve për shkak se objektet do të shembeshin dhe shtëpitë dhe bizneset ishin të palegalizuara.
Në një deklaratë nga Bashkia e Tiranës me 8 tetor 2004, që sjell Dritare.net, Rama kishte pothuajse të njëjtin qëndrim që mban edhe sot pas 14 vitesh në lidhje me objektet e legalizuara.

Rama i mëshonte fort faktit që çdo objekt i legalizueshëm duhet legalizuar, por ishte i vendosur për prishjen e çdo projekti që ka zënë hapësirë ku kalon një projekt.
“Ne do të bëjmë shkolla, kopshte, çerdhe e investime të tjera, dhe do të prishim çdo gjë që na del përpara. “-thoshte Rama në 2004.

” Asnjë qytetar, nuk do të ketë asnjë shansë që të mbajë nën këmbë asnjë centimetër kub ndërtim të paligjshëm aty ku bashkia e Tiranës do të ndërtojë infrastrukturën. Sa i përket projektit të Unazës së Re, është një padituri e madhe profesionale për të gjithë ata që e kundërshtojnë procesin.

Meqenëse unë jam nismëtarë i idesë së legalizimit, unë dua të jap pikëpamjen time në lidhje me këtë projekt:

Qëllimi i kësaj ideje ka qenë për t’i dhënë fund një herë e mirë, zonave informale dhe integrimin e tyre, për t’i dhënë mazhorancës një instrument për mijëra njerëz në nevojë të cilët gjatë lëvizjes demografike, erdhën drejt qyteteve të mëdha për një jetë më të mirë. Duke iu referuar prevojave botërore, në asnjë vend të botës nuk ekziston legalizimi i gjithçkaje të ngritur pa leje.

https://www.youtube.com/watch?v=sf6L67REvBk

Çfarë do të thotë t’i paguajë shteti? Qe t’i paguajë shteti, do të thotë që te prekim xhepin e çdo qytetari taksapagues, sepse kjo është forca paguese e shtetit. Forca paguese e shtetit është kontributi, i qytetarëve taksapagues, pra në xhepin e çdo qytetari taksapagues, i cili kontribuon për të pasur rrugë, shkolla, çerdhe, spitale, ne të fusim dorën për të paguar shtëpitë, për të paguar kafenetë, për të paguar bizneset, për ta paguar tullat dhe llaçin e atyre që kanë zënë rrugën.

Pra, qytetari taksapagues nuk mund të futet në Tiranë, pa paguar për të hequr nga rruga atë që është ngulur aty.

Çfarë do të thotë nuk ekzistonte shteti? Shteti nuk ekzistonte, por ligji ekzistonte, sepse po të mos kishte ekzistuar edhe ligji, të gjithë do të kishin bërë këtë punë.

Fakti që shteti nuk ekzistonte, nuk i jep të drejtën asnjeri që të shkelte ligjin. Në një kohë nuk ekziston shteti, vrasja, vjedhja dhe çdo formë tjetër e shkeljes së ligjit dënohet, në kohën kur shteti vjen, dhe mbi të gjitha ajo që është më shqetësuesja është që nuk kuptohet se ne po krijojmë kulturën e vënies se qytetarit korrekt ne shërbim ndaj të gjithë atyre të tjerëve që nuk janë korrektë. Po vëmë përpara qytetarit korrekt, krimet e të kaluarës. Duhet të paguajnë të gjithë qytetarët korrektë të këtij vendi, të cilët kanë një mijë e një halle. Kjo do të thotë qe duhet sens mase në dëmshpërblimi ne atyre që meritojnë të dëmshpërblehen, por që nuk meritojnë ta kërkojnë shpërblimin nga fëmijët tanë. Duhet të paguajnë qytetarët korrektë për të gjithë ata të tjerë të cilët në një moment të caktuar ndërtuan pa leje”-thoshte ndër të tjera Rama në 2004.

Gjithashtu, edhe në vitin 2013 kur Rama në Astir kërkonte votën për zgjedhjet e përgjithshme, ai kishte po të njëjtin qëndrim kur banorët e pyesnin për pallatet e palegalizuara.

/lexo.al

Next Post
Horoskopi ditor, e Martë 30 Tetor 2018

Kjo shenjë e Horoskopit dëshiron që e gjithë vëmendja të jetë rreth tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

October 1, 2026
Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Tetor 2026

October 1, 2026
Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

October 1, 2026
Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

October 1, 2026
“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

October 1, 2026
“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com