• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë do të bëjnë Nishani dhe Kushtetuesja me ‘pataten e nxehtë’, Vetting?

by A R
01/09/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese shihet si mundësia e vetme e krerëve të PD-së për të “zhbërë” ligjin për Vetting-un, që u miratua disa ditë më parë në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës. Ndonëse nuk ka pasur një qëndrim zyrtar lidhur me një nismë të tillë, në mënyrë të përsëritur, si nga anëtarë të PD-së në komisionin e Posaçëm për Rreformën në Drejtës, ashtu edhe nga deputetë të kësaj force politike, si Berisha dhe Eduard Halimi, është lënë të kuptohet se PD po merr në konsideratë faktin që ta çojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Por cilat janë disa nga argumentat që PD-ja po merr në vlerësim për ta kundërshtuar ligjin për vetting-un në Gjykatën Kushtetuese? Argumenti bazë që ajo pretendon se mund të jetë objekt shqyrtimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka të bëjë me faktin se ligji për vetting-un shkel të drejtat e njeriut. Pra ligji heq nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë pa prova të forta ligjore. Nga ana tjetër një pikë që ajo mendon se mund t’i japë zë pretendimeve të saj është ajo që ka të bëjë me statusin e dëshmitarëve që deponojnë ndaj trupës gjyqësore dhe të prokurorëve, pasi, sipas saj, gjithëkush pa prova mund të akuzojë gjyqtarë dhe prokurorë dhe këto dëshmi merren për bazë nga trupa që do të bëjë vetting-un.

Disa prej këtyre qëndrimeve janë bërë edhe publike nga vetë deputetët e PD-së. Pavarësisht se disa prej këtyre artikulimeve nuk përkojnë me thelbin e ligjit të vetting-ut, gjithësesi, sipas PD-së, ato përbëjnë një bazë të mirë për të kundërshtuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Por ajo që bie në sy në ankimimin e PD-së ende të paformalizuar zyrtarisht është fakti se asnjë pikë e pretendimeve të saj nuk ka të bëjë me deklaratat justifikuese që përdori në Kuvend për të mos votuar vetting-un si: drejtësia kapet politikisht; vetting-un do ta bëjë qeveria dhe sekretarët e kryeministrit; se drejtësia tashmë i nënshtrohet politikës. Këto argumenta vetëm për konsum publik duket nuk qëndrojnë fare ligjërisht po të kihet parasysh ligji për vetting-un dhe aq më shumë t’i përdorësh në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar ligjin, i cili është hartuar dhe mbështëtur nga ekspertët ndërkombëtarë, si dhe SHBA- BE.

Por përpara se PD-ja të “trokasë” në derën e Gjykatës Kushtetuese, ajo është pritje se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit, Bujar Nishani, ndaj ligjit në fjalë. Presidenti ndodhet përpara një ekuacioni në dukje të ndërlikuar. Ose ta dekretojë, duke zhbërë pretendimet e krerëve të PD-së, ose ta kthejë sërish në Kuvend, duke mos e dekretuar dhe të zgjerojë në këtë mënyrë bazën e konfliktit jo vetëm me mazhorancën, por edhe me SHBA dhe BE, të cilat kanë mbështetur me deklarata të forta dhe të qarta miratimin e ligjit për vetting-un. Por Nishani mund të ndjekë edhe një skenar tjetër shumë më polemizues, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese të shprehet paraprakisht përpara se ai të marrë një qëndrim ndaj këtij ligji. Këtë e ka bërë edhe në rastin e dekretimit të ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, ndonëse nuk kishte asnjë argument ligjor për këtë. Por ai mund të tentojë sërish të nxjerrë “gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve”.

Pavarësisht lëvizjeve që mund të bëjë Presidenti Nishani, ajo që mbetet e qartë është se ligji për vetting-un nuk është thjeshtë një ligj i zakonshëm ku Presidenti nuk ia ka përtuar të krijojë deri dhe përplasje publike dhe politike me mazhorancën aktuale. Ligji për vetting-un është një ligj i një rëndësie jetike për të ardhmen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ndaj dhe gëzon mbështetje të fortë nga SHBA dhe BE. Presidenti nuk ka shumë hapësira të zgjedhë: ose do të jetë në krah të SHBA- BE ose do t’i bëjë shërbimin e fundit PD-së. 

JavaNews / Me.Ar

Next Post
Reforma në Drejtësi, Xhafaj sqaron nenet që lidhen me lirinë e medias

Reforma në Drejtësi, Xhafaj sqaron nenet që lidhen me lirinë e medias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

December 19, 2025
Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

December 19, 2025
Arben Ahmetaj reagon pas lajmit se është kërkuar esktradimi i tij: E pavërtetë

Shtyhen sërish nga SPAK afatet hetimore për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

December 19, 2025
Çështja ‘Balluku’, Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me 10 mijë faqe me prova

Çështja ‘Balluku’, Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me 10 mijë faqe me prova

December 19, 2025
Tri fjalë që pengojnë demokracinë

Morali i Blendit që prodhon burg pa gjykim

December 19, 2025
“Mos merrni vendime drastike”, Horoskopi për sot, si fillon muaji për çdo shenjë

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

December 19, 2025
Vodhën para dhe pajisje në tre dyqane në Tiranë, arrestohen dy autorët

Vodhën para dhe pajisje në tre dyqane në Tiranë, arrestohen dy autorët

December 19, 2025
“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; PD: Të mbahet seancë të hënën!

“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; PD: Të mbahet seancë të hënën!

December 19, 2025
Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm dhe mesazhe ngjethëse

Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm dhe mesazhe ngjethëse

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In