• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë taksash thua, mo Luli? Shko bli një hartë në pazar!

by Shpëtim Nazarko
20/11/2019 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Avazi i Mukës fillloi prapë, do thoshin të vjetrit. Do të ul taksat, thotë kryetari i opozitës. Këtë refren filluam ta dëgjojmë tani dhe do ta dëgjojmë edhe për shumë kohë. Gjene mirë do të thoshin të vjetrit. Të paktën, nuk do të bëjë njeri rrëmujë, se u lodhmë. Para se të themi, se në Shqipëri, nuk janë problemi real taksat apo më mirë, se ato janë pasojë qeverisjeje, duhet të themi dicka, që për mendjen time është normale.

Opozita e dikurshme, vendosi taksën e sheshtë. Në 2013-ën, Qeveria Rama vendosi ta ndërrojë, me taksën progresive. Pa hyrë në filozofi ekonomistësh, lloji i taksës që vendos, ashtu si edhe sistemi zgjedhor është produkt i kohës dhe zhvillimit të caktuar të vendit për periudhën.

Në periudhën kur filloi lufta për llojin e taksës që duhej vendosur dhe a duhej ndërruar taksa e sheshtë e Berishës, me progresiven e Edit, propaganda e dy palëve e shndërroi çështjen, në betejë politike.

Për mendjen time, Taksa e sheshtë në Shqipëri, ishte dhe ndoshta është e imponuar për disa kohë. Informaliteti i madh, që nuk vihet në fre nga një administratë gjysmë partiake, nuk është në gjendje të mbledhë veçse taksën e sheshtë.

Në këtë pikë pavarësisht propagandës, po aq të keqe të së djathtës, ajo kishte të drejtë. Megjithëse nuk e theksoi, se nuk e mblidhte për arsyet që thamë, por se do të ftonte më shumë investues të huaj etj., etj.

Natyrisht që investuesi ka ca rregulla të tjera, më të mëdha se lloji i taksës, për të ardhur në një vend. Probleme me pronën, ujin, energjinë, apo arsimimin profesional të njerëzisë… Nëse nuk i plotëson këto kushte, ai edhe t’i japësh lekë apo favore të tjera, pra edhe të mos i marrësh taksa fare, nuk të vjen kurrë…

Ndërkohë që taksa e sheshtë që te ne ishte 10 për qind, të kujtonte jo vetëm në letër, po dhe në histori, se ajo ishte në origjinë nga koha e Turqisë.

Perandoritë e kohës së saj, kanë dy ministri reale atë të luftës dhe financës. Pra, një që vjedh vendet e tjera dhe të sajin dhe një që vjedh vetëm vendin e saj. Ato nuk kanë kohë për shumë hollësira. Mbledhin një taksë fikse, që u duhet për nevojat utilitare dhe kaq. Kjo traditë përkthehet, siç thamë më lart dhe në vende të prapambetura si yni. I cili lavdi zotit, nuk ka nevojë për ministri lufte reale, pavarësisht se i duhet 2 për qind e buxhetit për t’u mbrojtur e që kanë zënë t’ia kërkojnë me ngulm, ata që e mbrojnë.

Rama, që si çdo qeveri fillon me poezi dhe mbaron me prozë, mendoi se do të kishte një administratë efiçente dhe do të mblidhte një taksë të tipit progresiv, siç bëjnë gjermanët, p.sh.

Po a e kanë fajin taksa e sheshtë, apo ajo progresive?

Është e qartë, se qeveritë duan sa më shumë taksa që të përmbushin, jo vetëm nevojat e rrogave, pensioneve, shëndetsisë, por dhe investimeve ngado e kudo.

Po që të mbledhësh taksa të mëdha, në një vend që nuk prodhon, por vetëm importon, duhen ndërtuar vepra të mëdha. Vetëm kështu 20 përqindshi i taksës, ka vlerë si para. Në vitet 2006-2008, qeveria e Berishës i mblodhi këto taksa nga ndërtimet e pafundme që bënë privatët, të cilët dhjetëfishuan kreditë e para viteve 1990-2005. Dhe i dehur nga ky lloj suksesi, mendoi se i doli para dhe Gjermanisë. Pastaj i mbushi prapë arkat e shtetit nga Rruga Durrës-Kukës, apo qindra të tjera rrugë të vogla. Mrekullia mbaroi në 2011-ën dhe filloi lëngata. Investimet idiote private dhe rrugët, pavarësisht qëllimit të mirë, zor se janë rentabël për periudhën ekonomike ku gjendemi.

Në të njëjtën shaka me zarar, duket se hyri dhe Rama, në mandatin e dytë. Sasia e madhe e parave që duhen për xhepat e shtetit, duan vepra dhe investime të mëdha. Kështu që përsëri, duhet rifilluar me rrugë dhe pallate të larta e ku e di unë, lloj-lloj hyneresh të ngjashme.

Pavarësisht se Rama, ka një diferencë të madhe me qeverisjen e Berishës, mendoj se shakaja për të mbushur arkën e shtetit me manovra të tilla, në fund të fundit, rezulton vdekjeprurëse.

Kur shikoj se çmimi i naftës është më i larti në rajon e më gjerë, e kuptoj se po hymë në atë që quhet dënim i tipit të mafies siçiliane. Ajo e prangos të dënuarin nga koka e deri te gjunjët. Çdo lëvizje e tij individuale për t’u liruar, vetëm se i shtrëngon lakun dhe ai vdes ngadalë.

Duke rritur çmimin e naftës që zë, thonë, një përqindje të madhe taksash në ato që mblidhen, natyrisht i mer frymën shumë sektorëve që kërkojnë energjinë, si domosdoshmëri për të ikur përpara. Një njeri që po bënte shaka me logjikën time, më tha para ca ditëve, se meqë shumë njerëz po ikin, pakësohen makinat dhe nuk blihen naftë më, si më parë. – Ç’do të thuash? – Nuk do mbledhim aq shumë para nga nafta, – më tha…

Si bëhet?

Vërtet do të vazhdojmë të gënjejmë veten, siç po bën Basha, tani së fundmi?

Unë them se është më thjesht, të blejmë një hartë të Shqipërisë. Ta varim në zyrën e të parit, pastaj në çdo zyrë të atij që e do këtë vend.

Pastaj të marrim një laps të madh e të bëjmë një kryq. Qendra bie në Elbasan. Prej aty, fillojnë dhe bëhen planet, si arrihet në çdo cep të vendit nga një pikë qendrore… Çdo ditëzi, e kupton se ku janë rrugët më të shkurtra e kush duhen bërë të parat, të dytat e me radhë. Paskësaj, të shohim ngjyrat e Shqipërisë. Ku janë kodrat, lumenjtë e fushat. Ato do të tregojnë, ku mbillet e ku korret, ku vendoset një industri e ku vendoset blegtoria etj., etj.

Prapë me komunizmin do fillosh, thotë kritiku im. E mirë…

Nëse nuk ju pëlqen kjo lloj shakaje, hidhuni një sy planeve të Duçes, para se të na pushtonte. Zotërinjtë që dërgoi për të na inspektuar para se të na dërgonte ushtrinë, i thanë se në bregdetin e Shqipërisë, nga Durrësi e poshtë, mund të vendosnin 4 milionë kolonë italianë, që të mbanin me bukë Shqipërinë dhe gjysmën e Italisë…

Por, po nuk ju pëlqeu as kjo lloj filozofie, hidhini një sy veprës së Sami Frashërit. Kishte, më duket 120-vjetorin e botimit sivjet, por duket e harruam.

Shiko, se këto i dimë më mirë se ti, mund të thonë ca burra të mençur. Po problemi është, se nuk kemi bërë as Reformë agrare, as Reformë reale territoriale dhe as arsim profesional. Pra, pse ta duam atë dreq harte?

Kështu që nuk kemi se çfarë të bëjmë. Do të bërtasim poshtë e lart për ca taksa, që në fakt, nuk ka për t’i mbledhur dot njeri, as sot e as mot.

Do të vazhdojmë sot edhe mot të bëjmë, siç kemi bërë…

Po mirë… Unë them, që gjithsesi është mirë që të blini një hartë të Shqipërisë. Aty të paktën, do të kuptoni, se duhet lozur me hartë apo ndryshe, konceptualisht do vazhdojmë edhe ca, deri sa në këtë vend të kakarisë, vetëm ndonjë pulë gjysmë e ngordhur.(Konica.al)

Next Post
Lëreni Metën e Berishën të kërkojnë armatosje

Përse ka interes vajtja e Sali Berishës në zyrën e Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

March 11, 2026
“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

March 11, 2026
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

March 11, 2026
Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

March 11, 2026
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

March 11, 2026
“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In