• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë solli reforma administrativo-territoriale? Problemet financiare që prodhoi ndryshimi i hartës në vitin 2014

by A. Q
22/08/2026 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht progresit dhe suksesit të reformës administrativo- territoriale të vitit 2014, janë identifikuar disa probleme të rëndësishme, të cilat sugjerohen të analizohen dhe merren në konsideratë në hartimin e reformës së re.

Raporti i financave vendore për vitin 2025, rendit si ndër problemet kryesore varësinë e disa njësive vendore nga qeveria qendrore, ku argumentohet se disa bashki të vogla dhe të mesme për shkak të kapacitetit të ulët fiskal kanë ende varësi të konsiderueshme nga transfertat e qeverisë qendrore (mbi 50% i buxhetit financohet nga transfertat qeveritare).

Po ashtu, vlerësohet se reforma prodhoi pabarazi financiare midis bashkive të mëdha dhe atyre të vogla/të mesme. Një pjesë e madhe e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore përqendrohet në bashkitë e mëdha, veçanërisht në Tiranë. Gjithashtu, jo të gjitha bashkitë kanë të njëjtat burime ekonomike dhe financiare. Disa bashki urbane kanë më shumë të ardhura dhe zhvillim, ndërsa bashkitë rurale përballen me: mungesë investimesh, emigracion, burime financiare të kufizuara.

Një pasojë tjetër është rritja e kostove administrative dhe detyrimet e prapambetura.

Analiza e zhvillimeve financiare gjatë viteve të fundit evidenton se në një pjesë të bashkive, shpenzimet administrative kanë ndjekur një trajektore rritëse, shpeshherë më të shpejtë se rritja e të ardhurave. Gjithashtu, disa bashki vazhdojnë të jenë në situatën e problemeve/vështirësisë financiare dhe me rritje të nivelit të detyrimeve të prapambetura, duke reflektuar dobësi strukturore në menaxhimin buxhetor dhe planifikimin financiar.

Kjo situatë është shoqëruar me rritjen e nivelit të detyrimeve të prapambetura, çka sinjalizon mangësi në disiplinën financiare, mungesë të prioritizimit të shpenzimeve dhe një alokim joeficient të fondeve. Sipas raportit, në periudhën afatmesme, për disa bashki rritja e kostove administrative dhe detyrimet e prapambetura mund të cenojë qëndrueshmërinë fiskale të bashkive, do të kufizojë hapësirën për investime zhvillimore, si dhe do të reduktojë cilësinë e shërbimeve publike ndaj komunitetit.

Ndër pasojat e tjera, konsiderohen shërbime të dobëta në zonat rurale. Në raport thuhet se në disa zona të largëta: investimet janë të kufizuara dhe si rrjedhojë shërbimet e ofruara publike janë përkeqësuar. Si rrjedhojë, këto bashki përballen me nivele më të ulëta shërbimi krahasuar me qendrat urbane, duke thelluar pabarazitë territoriale dhe sociale

Nga një analizë e bërë mbi funksionimin e bashkive të mëdha kundrejt bashkive të vogla në disa drejtime, vihet re se bashkitë e vogla kanë kufizime në: Mirëmenaxhimin e pasurive dhe burimeve natyrore (pyje, minerale, bujqësi, turizëm, ujërat etj) të zonave dhe territoreve përkatëse, Mirëmenaxhimin e burimeve financiare, dhe Mirëadministrimin e territorit.

Po ashtu kapacitetet e kufizuara njerëzore me të cilat përballen shpesh njësitë e vogla të vetëqeverisjes vendore, shoqërohen me pamundësinë për të ushtruar funksionet e tyre, për të mbledhur të ardhura, e si rrjedhojë për të ofruar shërbime për qytetarët./Scan/

Next Post
FOTO/ Dyshohet se do kryente krim në Tiranë, 40-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur te “Liqeni i thatë”

FOTO/ Dyshohet se do kryente krim në Tiranë, 40-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur te “Liqeni i thatë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com