• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë s’ka funksionuar në Itali që ka shumë viktima? Nëse do ishin bërë më shumë tampona, ndoshta numri i vdekjeve…

by Java News
26/03/2020 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse Italia ka një numër kaq të lartë vdekjesh? As shkencëtarët më të mirë nuk e kanë një përgjigje. Përgjigje mund të kenë disa, por të gjitha janë hipotetike dhe nuk mund të sqarojnë plotësisht se pse Italia mban rekordin botëror të vdekjeve nga koronavirusi: 10% të totalit të të infektuarve në Itali vdes, ndërsa në pjesën tjetër të botës përqindja është pak më e lartë se 4% (18 mijë vdekje në 423 mijë raste), në Gjermani i njëjti numër të infektuarish ka vdekshmëri 0,5%, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, përqindja mbetet e palëvizshme në 2%, dhe në Francë mbetet në 5%.

Çfarë nuk ka funksionuar në Itali, si mund të shpjegohet ky numër kaq i lartë vdekjesh? Shpjegimi më i besueshëm, i përmendur nga Graziano Onder, në revistën prestigjioze ndërkombëtare “Jama”, është se numri i vdekjeve në Itali është mbivlerësuar, në të paktën dy aspekte. Nga njëra anë, studiuesi i Institutit të Lartë të Shëndetit përmend se metodat e llogaritjes që zbatohen në Itali janë të ndryshme nga ato të vendeve të tjera të botës, “vdekjet me koronavirus dhe jo me koronavirus”, me pak fjalë, një zell i tepruar në kujdesin shëndetësor vendas, i cili ka vënë në llogari vdekjet nga sëmundje të tjera; nga ana tjetër, shumë kolegë të tij pranojnë se spektri i epidemisë në Itali mund të jetë shumë më i gjerë, dhe se qindra mijëra të infektuar, pa bërë testin e tamponit, as nuk janë monitoruar dhe kanë bërë që niveli i vdekjeve të rritet: nëse në Itali do të ishin bërë më shumë tampona, atëherë ndoshta numri i vdekjeve do të ishte shumë më i ulët.

A e zbuloi vonë Italia mbërritjen e virusit? Në studimin e tij, Onder rindërton historinë e virusit në Itali. Ai thotë se virusi me siguri ka “shëtitur” në Itali që nga janari, pa u vënë re nga askush. Më pas, ai rendit shpjegimet e mundshme të primatit italian: mosha e lartë mesatare e popullsisë italiane (23% e njerëzve janë mbi 65 vjeç), edhe pse të dhënat krahasuar me Kinën lënë pas një mister të madh. Në moshat midis 60 dhe 69 vjeç, si Italia ashtu edhe Kina, në periudha të ngjashme të evolucionit të epidemisë, kishin të njëjtën shkallë vdekshmërie, 3.5%. Ajo që mbetet e pashpjegueshme është pse shkalla e vdekshmërisë rritet në Itali për moshat nga 70 vjeç e lart, krahasuar kjo me Kinën, 13% kundrejt 8% deri në 70 vjet, 20% kundrejt 14% mbi 80 vjeç. Kinezët e moshuar duket se reaguan më mirë ndaj trajtimeve. A ishin ata më të shëndetshëm? Pyetja mbetet pa përgjigje.

A është e ndryshme nga vendet e tjera mënyra sesi llogarisin italianët në këtë rast? Hipoteza e dytë është metoda e llogaritjes, e cila regjistron si të vdekur nga virusi edhe rastet e pacientëve shumë të moshuar me një, dy ose tre sëmundje të mëparshme serioze. Duke qenë se nuk është sanksionuar asnjëherë në një protokoll ndërkombëtar, metoda në fjalë ka sjellë si rezultat mbivlerësimin e vdekjeve nga Covid-19: një rishikim i të gjitha kartelave klinike ka nisur ndërkohë në Institutin e Lartë të Shëndetit. Por, edhe rregulli i ri i zbatuar nga 25 shkurti nga Ministria e Shëndetësisë, që të testohen vetëm njerëzit me simptoma, ka çuar në një rritje të kurbës: bëhen më pak tamponë, emëruesi ulet dhe shkalla e vdekshmërisë rritet menjëherë. Nga 3.1% në 24 shkurt, ajo shkoi në 7.2% në 17 mars, deri në 10% sot (25 mars). / Corriere.it / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

g.kosovari

Next Post
Shkon në 6 numri i viktimave nga Covid-19 në Serbi, 384 të infektuar

Shkon në 6 numri i viktimave nga Covid-19 në Serbi, 384 të infektuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dita më e bukur e jetës time”- Callum Turner flet për dasmën me Dua Lipën: Dua të kem familje dhe të rris fëmijë me njeriun që dashuroj!

“Dita më e bukur e jetës time”- Callum Turner flet për dasmën me Dua Lipën: Dua të kem familje dhe të rris fëmijë me njeriun që dashuroj!

August 18, 2026
Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

August 18, 2026
Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

DINAMIKA/ Turisti portugez dyshohet se u vra brenda lokalit “Principotes” në Ksamil dhe më pas trupi u nxor jashtë! Tre orë i pajetë në plazh

August 18, 2026
U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

August 18, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik pranon se u mashtrua nga një person që hiqej si shefja e stafit të Trump: E trajtova situatën siç duhet, u morën dhe masat

August 18, 2026
Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

August 18, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

August 18, 2026
“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

August 18, 2026
“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

August 18, 2026
Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com