• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çfarë sjell vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël, mendimet pro dhe kundër nga ekspertët

by A R
12/10/2017 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka njoftuar vendimin për zgjerimin e bazës së përfshirjes në skemën e TVSH-së, duke bërë pjesë edhe bizneset e vogla. E ky njoftim publik, ende i padetajuar në aspektin teknik të funksionimit të tij, ka prodhuar debatin lidhur me efektet që mund të sjellë.Qeveria ka argumentuar nevojën për të shtrirë më tej operacionin kundër informalitetit pasi në këtë mënyrë, biznesi i madh nuk do të mund të bëjë evazion pasi krijohet një zinxhir i plotë i kontrollueshëm.

“Lufta kundër informalitetit hyn në një fazë të re. Sapo ka nisur ky kapitulli i ri i kësaj lufte kundër informalitetit për të bërë një betejë pa kompromis, por në funksion të luftës kundër informalitetit dhe dua ta theksoj ne do t’i fusim të gjitha subjektet, edhe ato të biznesit të vogël, në regjimin e TVSH. Kjo do të thotë, kemi lexuar që ka dalë si gjoja një informacion sikur do të rrisim taksën për biznesin e vogël. Kjo nuk është e vërtetë. E kemi bërë zero taksën për biznesin e vogël dhe do të vazhdojë të jetë zero”, tha kryeministri Edi Rama ndërsa prezantoi idenë e nismës së re. Sipas kryeministrit, përfshirja në TVSH e bizneseve të vogla do të shërbejë edhe në luftën ndaj evazionit fiskal të bizneseve të mëdha dhe do të eliminojë çdo formë konkurrence të pandershme.

Por nga ana tjetër, edhe pse mbështet nevojën për formalizimin e ekonomisë, opozita ka dhënë alarmin për rrezikun e falimentimit me të cilin mund të përballen bizneset e vogla.

“Nga janari, jetesa do të jetë edhe më e vështirë, apo të themi më saktë mbijetesa, për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të konsumit, sepse Edi Rama do të fusë biznesin e vogël në skemën e pagesës së TVSH-së. Përfytyroni se sa do rritet numri i të pamundurve, dhe se sa akoma më të pamundur do ta kenë ata që ta mbyllin muajin” ka deklaruar kreu i opozitës Lulzim Basha.

Përballë këtij propozimi, FMN ka shprehur rezerva me argumentin se shtrirja e TVSH-së mbi biznesin e vogël mund të krijojë probleme me administrimin e deklaratave, duke rritur kostot për institucionet fiskale.

Debatit publik i janë bashkuar edhe vetë përfaqësuesit e bizneseve. Pavarësisht se mbështesin nevojën për formalizimin, nismën në fjalë e shohin me pikëpyetje.

Në një intervistë për TV SCAN, kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, u shpreh se “eksperimentimi” që po bëhet për futjen e taksës së TVSH të kjo sipërmarrje, do t’i çojë në faliment”.

“Ose do rrisim çmimet në mënyrë të atillë të largojmë klientët, që konsumatori me këtë rënie në fuqi blerëse që ka rënë rreth 50% në 2016. Biznesi i vogël të rrisë çmimin e çdo artikulli do të thotë me duart e veta të falimentojë. O do rriten çmimet, ose do falimentojmë. Do mbyllim që më datën 1 Janar bizneset”, ka deklaruar Nasto.

Ndërkohë, nismën e qeverisë për shtrirjen e TVSH-së në biznesin e vogël e mbështet edhe Konfindustria, me argumentin se kjo shtrirje është e domosdoshme për formalizimin e gjithë ekonomisë, sidomos në Shqipëri ku shkalla e informalitetit arrin pothuaj 50% të PBB.

Por Konfindustria, që ka mbështetur idenë e shtrirjes së TVSH në të gjitha hallkat e transaksioneve të biznesit, ka evidentuar nevojën që shtrirja e TVSH-së të jetë pjesë e një pakete të plotë masash shoqëruese, jo akt i veçuar, pasi në të kundërt do rrezikojë suksesin e kësaj nisme.

Përtej debateve politike, janë të shumtë ekspertët e ekonomisë në vend dhe përfaqësues të grupeve të interesit që kanë dhënë qendrimet e tyre lidhur me efektet e këtij zhvillimi të ri.

Ekspertët bashkohen në disa pika në argumentimet e tyre dhe sfidat që ata parashikojnë janë të njëjta. Të gjithë ekspertët janë pozicionuar pro nevojës për thellimin e luftës kundër informalitetit por nga ana tjetër evidentojnë nevojën që një masë e tillë të aplikohet gradualisht e në mënyrë të mirëmenduar, në mënyrë që të amortizohen kostot sociale që mund të sjellë një masë e tillë.

I ftuar në “Argument”, ish-ministri i Financave Arben Malaj u shpreh se një debat i tillë për TVSH-në ka edhe një kontekst historik. Megjithatë, përtej riskut që mund të paraqesë për falimendimin e disa biznesve, Malaj u shpreh se shqetësimi më i madh është nëse do të mundet bizneset e vogal që ta zbatojnë atë. “Shqetësim është numri kaq i madh i biznesev të vogla, a janë të afta që ato ta zbatojnë? Nuk është vetëm shtypja e faturave. Duhet të jenë të aftë që ta mbajnë këtë evidencë” tha Malaj ndërsa shtoi se gjithsesi qeveria është në fazën e prezantimit të një koncepti dhe se nuk mund të aplikohet menjëherë si nismë për faktin se bizneset e vogla duhet të trajnohen në mënyrë që dhe skema të jetë funksionale.

Më tej, ish ministri i Financave bëri të ditur se ka shumë ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të biznesve që po sensibilizohen për të dhënë edhe alternative konkrete për qeverinë.

Edhe eksperti i ekonomisë Adrian Civici është në të njëjtën linjë. I ftuar në “Përtëfol” në SCAN, Civici theksoi nevojën e gjetjes së balancës mes nevojës së formalizimit të ekonomisë dhe kostove sociale që sjell një masë e tillë.

Sipas Civicit, çështja duhet trajtuar në disa këndvështrime. Themelore, sipas tij, është nevoja për formalizimin e ekonomisë, me qëllim që të mbyllet zinxhiri i TVSH-së nga maja te konsumatori.

“Koha është gjithmonë sepse me një ekonomi e me këtë nivel kaq të lartë informaliteti që kemi, statistikat nuk janë të sakta, e as efekti në ekonomi. Nuk mund të veprosh as me të dhënat ndërsa ke një pjesë kaq të madhe të ekonomisë të pavidentuar. Të gjithë duhet të jenë pro formalizimit të ekonomisë” tha Civici.

Por, gjatë intervistës, ai ngriti pikëpyetjen nëse do të jetë e mundur që bizneset e vogla të kenë mundësinë për të përballuar koston që sjell përgatitja e faturave, kontrolli e kërkesa për rimbursimin e TVSH-së në një kohë kur aktualisht që janë më pak biznese e janë të mëdha e me kapacitet për të përballuar procesin, e që sërish ka problematika me rimbursimin e saj.

Në këto kushte, çdo biznes i vogël do të duhet të marrë të paktën një specialist për të ndjekur këtë proces.

E sa i përket pretendimeve se një masë e tillë mund të sjellë falimentime masive, Civici u shpreh se “falimentime edhe mund të ketë por jo në përmasat që po diskutohet”.

Një sfidë tjetër, sipas Civicit do të jetë kapacitet përpunues i organeve fiskale për më shumë se 80 mijë deklarata që mund të shtohen si rrjedhojë e përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.

E sa i përket bizneseve, sipas tij, “frika” që kanë shumica e tyre nuk është ajo e rritjes së çmimeve por kalimi i fashës së qarkullimit vjetor që i ndryshon kategorinë e si rrjedhojë edhe masën e tatimit.

“Shumica e tyre nuk janë në 5 milion por më tepër. Duke u vendosur me sistem të rregulllt me faturë mund të ndodhë që të ndryshojë e si rrjedhojë ndryshon edhe masa e taksimit të tyre” u shpreh Civici. Në këtë kontekst, Civici u shpreh se ndoshta poi diskutohet mundësia e rishikimit të shkallës së tatimfitimit, ku të përjashtohen bizneset me xhiro 10 milion lekë, nga 5 që është aktualisht.  Kjo masë, sipas tij, do ta “qetësonte” biznesin e vogël.

Edhe eksperti i ekonomisë Zef Preçi thekson nevojën që para se të vendoset kjo masë, qeveria të përgatisë sipërmarrjen me një fushatë të gjatë konsultuese.

“Është më se normale dhe kjo pjesë e biznesit të përfshihet në normalizim, do të thotë që tatimi mbi vlerën e shtuar të mos shihet si instrument për të mbledhur të ardhurat në këtë rast, por si një instrument kontrolli, në mënyrë që të mbyll atë boshllëk kalimi nga shumica te pakica dhe ofrimi i mallrave nëpërmjet biznesit të vogël te konsumatori fundor. Në të njëjtën kohë duhet pranuar që biznesi i vogël, një pjesë e madhe e tij është biznes i mbijetesës, biznes punësim, vetëpunësim, biznes familjar, i cili ka një kosto tejet të vogël menaxheriale, sepse aq e ka normën e fitimit” u shpreh Zefi në një intervistë për SCAN.

Sipas studimeve, thotë Preçi, një biznes i madh mund të harxhojë për raportimin financiar rreth 1 % të shpenzimeve, por një biznesi të vogël mund t’i “gëlltisë” pagën e një muaji, që do të thotë që e çon në kufijtë e mbijetesës. Ndaj ai propozon që raportimet të mos bëhen një herë në muaj pasi është thjesht shtim volumi pa asnjë lloj vlerë tek vetë tatimet.

“Mendoj që duhet aplikuar TVSH zero dhe njëkohësisht kostoja duhet ndarë apo duhet marrë përsipër nga pushteti vendor, nga vet administrata tatimore dhe nga qeveria. Qoftë sa i takon fluksit të raportimeve, do të ishte normale që raportimet të bëhen ndoshta njëherë në muaj, ashtu si dhe raportimet online nuk do të ishën të domosdoshëm për këtë lloj kategori, është thjesht shtim volumi pa asnjëllojë vlere te tatimet, dhe njëkohësisht mundet që kasat regjistruese të jenë pronësi e qeverisë, të cilat mund ti jepen në përdorim biznesit kundrejt një dokumentacioni, apo mund të përdoren edhe nga më shumë se një biznes” shprehet ai.

Deri më tani, projekti i përfshirjes së biznesit të vogël në regjim TVSH-je është vetëm në kuadrin e diskutimit publik.

SCAN/a.m.

Next Post
Francezi godet për vdekje me thikë 21 vjeçaren britanike dhe thërret “Allahu Ekber”

Qëlloi me thikë gjyshërit në Tiranë, i riu habit policinë me deklaratën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In