• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

‘Gratë shqiptare heroina’, çfarë shkruante konsulli francez në librin e tij (1985)

by Java News
01/10/2017 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hyacinthe Hecquard (Iasint Ekuar), konsull i Francës në Shkodër, Kalorës i Legjionit të Nderit, në librin e tij “Histoire et Description de la Haute Albanie ou Guégarie – Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Sipërme ose Gegëri – Paris, 1858 ”, ka përshkruar asokohe në mënyrë të hollësishme Shqipërinë Veriore.

Autori, ndër analiza të ndryshme historike, gjeografike, politike, fetare, të cilat i hasim gjatë leximit të veprës së tij prej 550 faqesh, nuk ka harruar të flasë edhe për gruan shqiptare dhe ndikimin e saj në aspektin familjar dhe publik.

Në vijim, do të gjeni fragmentin e shkëputur nga libri i tij, që trajton çështjen e gruas shqiptare, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Gratë shqiptare. – Ndikimi i tyre. – Gratë shqiptare myslimane, ashtu si dhe malësoret e krishtera, që jetojnë në varësinë e burrave të tyre, por që flasin me lehtësi me ta për çështjet e tyre dhe ato të vendit, shpesh kanë treguar prova heroizmi. Kur ushtritë e Sulltanit kërcënonin pavarësinë dhe privilegjet e Shkodrës, ato ishin të parat që shpallnin alarmin dhe nxitnin burrat dhe djemtë që të marshonin në mbrojtjen e tyre, dhe i ndiqnin ata në betejë. Duke ditur se si t’i mbajnë lotët, për ti bërë ballë dhimbjes së tyre në rast vdekjeje të dashurve të zemrës, këto gra shpesh kanë bartur kufomat e gjymtuara mes luftëtarëve për të nxitur të mbijetuarit që të hakmerren. Përmenden nëna që kanë dëbuar djemtë e tyre nga shtëpitë, sepse ata ishin kthyer nga dobësia apo frika dhe i kanë rikthyer po vetë ato në betejë. Në Shkodër, thuhet se ka bashkëshorte të ndara nga burrat e tyre, dhe se ato nuk i pranojnë më, sepse ata ishin larguar nga fronti qoftë dhe vetëm për një çast.

Edhe pse shqiptarët janë shumë indiferentë në marrdhëniet dashurore, gratë, si në asnjë vend tjetër, janë objekt i një respekti të madh dhe ushtrojnë një aksion të fuqishëm. Nderi i vendit dhe i familjes u ngulitet vajzave shqiptare që në fëmijëri, dhe kam parë disa herë tek unë, gjatë pajtimit të gjaqeve (hakmarrjeve), disa vajza të reja, tetë apo nëntë vjeçe, të më luten që t’i ndihmoi që Pashai të mos i detyrojë të falin gjakun qoftë edhe një të kushëriri të largët dhe të pranojnë këtë vendim që do t’i njolloste.

Gruaja është gjithashtu shumë e respektuar në male ; ajo mund të udhëtojë e vetme dhe kudo, e pa shqetësuar nga ngacmimi më i vogël. Njeriut që i jep besën dhe e mbron, gëzon të njëjtat privilegje ; nën mbrojtjen e saj, ai mund të kalojë pa frikë fisin e armikut, dhe nëse takon gjatë rrugës edhe djalin e njeriut që sapo ka vrarë, askush nuk do të guxonte ta prekë atë.

Shqiptarja është më pak krenare për bukurinë, lindjen apo pasurinë e saj, sesa numrin e djemve të saj dhe vlerën (rëndësinë) e tyre. Ajo ndihet e lumtur dhe e dashur vetëm duke i dhënë një familje të madhe burrit të saj. Gruaja, nënë e shumë djemve, gëzon respektin e të gjithë familjes dhe ka autoritet të madh mbi burrin e saj, i cili e ka për detyrë t’i sigurojë asaj një pleqëri të lumtur, dhe, për sa kohë që babai është i gjallë, bijtë qëndrojnë në shtëpinë e tij, dhe, edhe nëse ata martohen, nuk duhet të braktisin babanë apo nënën e tyre, por t’i ndihmojnë gjatë pleqërisë. Të ngritura para agimit, gratë e qyteteve bëjnë punët e shtëpisë ; ato të maleve tjerrin leshin e destinuar për rrobat e familjes, ose pas ditëve të kaluara në ara, pushojnë vetëm kur të gjithë kanë rënë gjumë.

Kurrë, një grua nuk shfaqet në publik përkrah burrit të saj. Nëse ai largohet, ajo nuk merr pjesë në largimin e tij dhe po ashtu fshehet gjatë kthimit. Pa marrë parasysh se sa kohë mund të zgjasë një udhëtim, ajo kurrë nuk duhet të kërkojë të reja. Këto zakone, kaq të rënda dhe të kundërta me tonat, u janë transmetuar nga paraardhësit e tyre, të cilët, të gatshëm, gjatë çdo momenti, që të lënë familjet për të shkuar në luftë, mendonin se brezat e rinj nuk duhet të ishin të dobët e të qanin për njerëzit e zemrës, se në këtë rast do të dështonin në detyrën e tyre.

Next Post
Cristiano i urren mediat kryesore, kësaj radhe e ka seriozisht

Cristiano i urren mediat kryesore, kësaj radhe e ka seriozisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In