• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Çfarë shkruante Fan Noli për ballistët në 1947 dhe 1949

by Java News
06/08/2016 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati për rolin e partizanëve, ballistëve dhe nacionalistëve në Luftën e Dytë Botërore është kthyer sërish në vëmendje të opinionit pas disa replikave në DITA nga disa prej emrave të njohur të publicistikës. Andrea Stefani ka replikuar disa herë me Pëllumb Xhufin, Arben Dukën, bashkëpunëtorë e lexues të gazetës si dhe veteranë të LANÇ duke theksuar se roli i partizanëve dhe komunistëve nuk është ai që është shkruar deri më tani nga historiografia.

Në shkrimin e tij të djeshëm Stefani këmbëngul te teza e “tradhëtisë së Hoxhës ndaj nacionalistëve” dhe nxirrte disa dokumente të Plenumit të Beratit.

Profesor Nasho Jorgaqi, një nga miqtë e DITA-s duke mos dashur të replikonte drejtpërdrejtë me zotin Stefani na mundësoi dy shkrime të Fan Nolit të botuara në fund të viteve ‘40 ku bëhet një përshkrim i hollësishëm i ballistëve dhe bashkëpunëtorëve të pushtuesve.

Në shkrimin e botuar në Dielli, Noli thekson se: “ballistët tanë ranë si shahitë të luftës fashiste, dhe nuk kanë asnjë shpresë që të ngjallen si lugatë nga ndonjë luftë e afërme reaksionare. Pra, mos u varni torbën, po u tregoni vendin, dhe vendi i tyre është në varret e fashizmës”./E.H

 

 ***

FAN S. NOLI

DY FJALË PËR BALLISTËT

Si të gjithë reaksionarët e tjerë në botë, ashtu edhe ballistët tanë, të emigruar në Itali e gjetkë, kanë marrë ofensivën, në mos me armë, po të paktën me pendë dhe me propagandë. Si duket, besojnë seriozisht që për së shpejti do të kërcasë një luftë ruso-amerikane, e cila do t’i shpjerë nga syrgjyni në Tiranë. Shpresat e tyre më duken fare të kota. Ballistët tanë kanë vdekur moralisht, edhe nuk munt të ngjallen më. Nga ana tjetër, lufta nga e cila kanë shpresë të ngjallen nuk munt të ngjajë aq shpejt sa t’u hyjë në punë.

Nuk ka shqiptar aq budalla sa të mos dinjë që ballistët tanë vdiqnë një herë e mirë posa falimentoi politika e tyre. Bashkëpunuan me fashistët italianë dhe me nazistët gjermanë me shpresën që do të fitonin luftën tok me ta. Me këtë taktikë jo vetëm vranë veten, por mënt e vranë edhe Shqipërinë, të cilën e nxinë para botës si proitaliane dhe progjermane. Si e këtillë, Shqipëria do të ishte copëtuar pa dyshim. Desh perëndia, duallnë në shesh partizanët me Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm e nxuarrnë Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, po e vunë në radhën e të gjallëve pranë shteteve aliate.

Guverna e Enver Hoshës jo vetëm që e shpëtoi Shqipërinë nga vdekja, po tani i vë themelet të patundura shtetit me reformat dhe me veprat konstruktive. Këto vepra munt t’i bëjnë vetëm një guvernë homogjene, e qëndrueshme, me një program të caktuar përparimtar. Ballistët tanë janë një grup heterogjen dhe nuk kanë asnjë program fare. Nuk mundin të organizojnë askurrë një guvernë të qëndrueshme, dhe ca më pak të hedhin themelet e një shteti dhe të bëjnë reforma. Sikur të ngjante e pangjara dhe ballistët tanë të kishin qëndruar në fuqi pas disfatës gjermane, përfundimi do të ishte një anarki e plotë, më e keqe se ajo e Greqisë, e cila do ta shpinte Shqipërinë ose në një diktaturë reaksionare ose në copëtimin final. S’ka shqiptar në Shqipëri e jashtë Shqipërisë aq budalla sa të mos i kuptojë këto gjëra elementare. Pra, s’ka shqiptar me pesë para mënt që t’i përkrahë ballistët që ta shpien Shqipërinë në buzë të varrit për një herë të dytë.

Atëherë mbetet vetëm një shpresë për ballistët tanë. Amerika bën një yrysh, e sheshon Rusinë me pesë a gjashtë bomba brenda në tri a katër javë, dhe me një yrysh tjetër ballistët tanë kthehen në Tiranë me triumf. Kjo është ëndrra e gjithë reaksionarëve të botës, dhe nuk çuditem aspak që edhe ballistët tanë shohin natë e ditë këtë ëndërr. Do të bëjnë mirë të zgjohen, të heqin dorë nga ëndrrat, edhe t’i shihnin faktet. Vetëm strategët e kafeanëve  munt të besojnë se një luftë ruse-amerikane munt të marrë funt në tri a katër javë. Strategët e zanatit janë të mendjes që një luftë e atillë do të zgjatet më tepër se çdo luftë tjetër, napoleoniane a hitleriane, dhe nuk dihet se kush do të dalë i gjallë nga kjo katastrofë. Pra, këshilla që u pëshpëritin në vesh politikanëve është: urtë e butë e plot tigani. Se tani për tani as Amerika, as Rusia nuk munt t’i përvishen një lufte të gjallë. Përpara se të mejtohen për një luftë të re, popujt e botës duhet të mbledhin veten nga lufta e vjetër, e cila posa mbaroi dje. Për këtë çështje duhen të paktën nja pesëmbëdhjetë a njëzetë vjet.

Po atëhere ç’kuptim kanë dekllaratat e Trumanit? Përgjigjja është dhënë nga ata që diç dinë se ç’ngjan prapa perdes. Këtu po kopjojmë nja tri si për mostër: 1. Profkë për të fituar votat e reaksionarëve amerikanë; 2. Manovrë diplomatike, e cila nis në Greqi dhe në Turqi, po pastaj mbaron kudo gjetkë; 3. Një meze e vogël për fabrikat amerikane që të bëjnë topa dhe xhephane për evazonët dhe për anadollakët. Ka edhe të tjera hipoteza pak a shumë të bazuara dhe llogjike si këto. Po sidoqoftë, asnjë prej këtyre nuk parashikon seriozisht një luftë mithollogjike, e cila kërcet nesër dhe mbaron pasnesër për të plotësuar ëndrrën fantastike të reaksionarëve të botës dhe të ballistëve tanë.

Vijmë në konkluzionin: ballistët tanë ranë si shahitë të luftës fashiste, dhe nuk kanë asnjë shpresë që të ngjallen si lugatë nga ndonjë luftë e afërme reaksionare. Pra, mos u varni torbën, po u tregoni vendin, dhe vendi i tyre është në varret e fashizmës. Nga ana tjetër, guverna e Enver Hoxhës e rrëmbeu Shqipërinë nga thonjtë e vdekjes me sakrifica heroike në periudën e luftës. Tani vepron dhe triumfon me reforma dhe me punë konstruktive. Ka përpara një të pritme të shkëlqyer se periuda e paqes do të zgjatet të paktën nja pesëmbëdhjetë a njëzet vjet. Pra meriton përkrahjen e patundur të çdo shqiptari të mirë, që dëshiron të mirën e atdheut.

Botuar në “Dielli” (Boston), 1947, 26 mars, nr. 5767.

 

DEKLLARATË PËRMI BALLISTËT

Tani në funt kanë ardhur në Amerikë disa ballistë dhe kanë nisur të çvillojnë një aktivitet të fortë në disa qytete, dhe veçanërisht në Nju-Jork dhe në Detroit. Qëllimi i tyre është ta rrëzojnë guvernën demokratike të Shqipërisë dhe ta marrin përsëri fuqinë ata në dorë. Shqiptarët e Amerikës duhet të marrin masa kundër këtyre provokatorëve reaksionarë për arsyet pasonjëse:

E para, ballistët janë a bejlerë, a vegla të bejlerëve, të cilët e kanë shtypur dhe robëruar popullin nja katër qint vjet me radhë në periudën e dominantës turke.

E dyta, ballistët, në bashkëpunim me italianët dhe gjermanët, e kanë djegur, e kanë shkretuar dhe ekanë mbytur Shqipërinë nq gjak në periudën e luftës  së funtme.

E treta, ballistët si në kohën e shkuar, ashtu dhe në të pritmen janë gati të lidhen me armikun që ta copëtojnë Shqipërinë dhe ta skllavërojnë popullin për fitimin e kllapit të vetë.

Nga të sipërmet merret vesh se shqiptarët e Amerikës nuk kanë asnjë punë me aventurierët ballistë. Përkundër, e kanë për detyrë ta kundërshtojnë lëvizjen e tyre, e cila ka për qëllim copëtimin e Shqipërisë dhe robërimin e popullit prej feudalëve, fashistëve dhe nazistëve. Nga ana tjetër, e kanë për detyrë ta përkrahin guvernën demokratike të Shqipërisë, e cila është garantia më e shigurtë e indipendencës kombëtare, e tërësisë tokësor dhe e lirisë popullore. Të gjithë shqiptarët e Amerikës duhet të jenë të bashkuar në këtë qëndrim patriotik në krizën e sotme.

Botuar në “Dielli”, 1949, 21 dhjetor, Nr. 5908.

(Marrë nga arkivi vetjak i biografit të njohur të Fan Nolit, prof. Nasho Jorgaqi)

Next Post

Ilaçi që mund të shpëtojë personat që vuajnë nga astma

Comments 1

  1. sifi says:
    10 years ago

    Ate qe thonte I madherishmi Noli per ballistet nuk ka analist dhe pseudo historian te tipit Uran Butka dhe Ekrem Bardha ta kundershtoje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In