• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë roli luan Berlini në kaosin e Brexitit?

by Java News
23/01/2019 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qëndrimi gjerman ndaj Brexit është i përcaktuar: Së pari Britania e Madhe edhe pas Brexit do duhet të qëndrojë sa më afër Bashkimit Europian- ky vend është partner i rëndësishëm tregtar dhe Londra është një aktor i rëndësishëm në politikën e jashtme. Tjetra: Gjermania do të ruajë unitetin brenda Bashkimit Europian. Prandaj kancelarja Merkel u shpreh në qershor me një fjali që u ngulit në opinion “nuk ka vetëm përzgjedhje të asaj që dëshirohet”. Në fund të fundit shtetet europianolindore nuk duhet të inkurajoheshin të ndiqnin shembullin e britanikëve.

Berlini reagoi i zhgënjyer pas dështimit të miratimit të marrëveshjes në parlamentin britanik. BE shkoi në cak të lëshimeve të mundshme, edhe sepse gjermanët bënë presion. Prandaj zhgënjimi për dështimin e marrëveshjes ishte i dukshëm. Marrëveshja do të kishte siguruar unitetin e BE dhe do të vendoste bazën e një bashkëpunimi të mëtejshëm ekonomik.

Londra të thotë se çfarë dëshiron

Për lëshime të tjera, duket se Berlini nuk është më i gatshëm. Edhe sepse ka një bindje, se çfarëdolloj lëshimesh që mund të bëjë BE, përfaqësuesit e Brexitit të ashpër gjithmonë do të dalin me kërkesa të reja. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) në fillim të janarit në vizitën e tij në Irlandë tha se “kush e lë qëllimisht të dështojë marrëveshja, duke menduar se do të negociojë një marrëveshje më të mirë, ai i futet një rreziku shumë të madh; nuk do të bazohesha tek kjo.”

EU-Rat | Außenminister Heiko Maas (picture-alliance/dpa/T. Monasse)Heiko Maas, ministri i Jashtëm gjerman

Ndërsa kryetarja e re partisë konservatore gjermane, Annegret Kramp-Karrenbauer e vlerësoi propozimin e ri të kryeministres, Theresa May si të “pamjaftueshëm”. Deklaratat e Mayt “nuk i përgjigjen sigurisht asaj që ne dhe Europa kemi parasysh kur themi se ‘Britania e Madhe duhet të sqarojë, se çfarë do'”. Parlamenti britanik duhet të sqarojë, se çfarë dëshiron. Ndërsa kancelarja Merkel bëri të ditur përmes zëdhënësit të saj, se “qeveria gjermane pret që qeveria britanike të bjerë në ujdi për propozimet, që mbështeten nga shumica e Dhomës së Ulët.” Si edhe më parë qeveria gjermane synon një Brexit të kontrolluar.

“Loja me zjarrin”

Ministri i Ekonomisë, Peter Altmeier, CDU, që njihet si shumë i afërt me kancelaren Merkel tha në një intervistë për radio pas dështimit të marrëveshjes në Londër,  se britanikëve duhet tani t’u jepet mundësia që ta “sqarojnë” pozicionin e tyre. Ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Barley nga ana e saj kritikoi propozimet e fundit britanike, si “shumë afër zeros”. Kandidatja e socialdemokratëve për zgjedhjet europiane e kritikoi kryeministren, May se po luan me kohën. Por kjo është “lojë me zjarrin”. Barley nuk pranoi korrigjime përmbajtësore të marrëveshjes. Sipas saj një referendum i dytë është një mundësi për të “dalë nga situata e koklavitur”.

Deutschland 24. Blankeneser Neujahrsempfang in Hamburg - Annegret Kramp-Karrenbauer (picture-alliance/dpa/A. Heimken)Kryetarja e re e Partisë CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer

A duhet të ndërmjetësojë Berlini?

Për shkak të rolit të rëndësishëm që Gjermania ka në BE, është shtruar shpeshherë pyetja, nëse do duhet të ndërmjetësojnë gjermanët në këtë situatë të vështirë. Në mediat britanike është përmendur një telefonatë mes kancelares Merkel dhe kryeministres May, ku është folur për “lëshime”. Por një zëdhënës i qeverisë gjermane e hodhi poshtë këtë.

Fortsetzung CSU-Winterklausur | Alexander Dobrindt (picture-alliance/dpa/A. Geber)Kreu i grupit parlamentar të CSU-së në Bundestag, Alexander Dobrindt

CSU, partia simotër e partisë së Merkelit, CDU ka një qëndrim të moderuar. Kreu i grupit parlamentar të CSU-së në Bundestag, Alexander Dobrindt tha se nuk kanë për të lëvizuar gjërat pa iniciativën gjermane. Për të mënjanuar një Brexit të pakontrolluar, Gjermania nuk duhet t’i lerë

bisedimet “vetëm në kanalet zyrtare”. Politikani për çështjet e jashtme në Parlamentin Europian, eurodeputeti, Elmar Brok e ka refuzuar një dalje në radhë të parë të Gjermanisë. Në fund të fundit dihet që në negociatat në BE, gjithmonë është luajtur poker deri në minutën e fundit, dhe se në ditët e ardhshme mund të ketë lëvizje për këtë çështje.

Por sido që të ndodhë: Qeveria gjermane nuk dëshiron të përballet me surpriza. Në dhjetor u përgatitën projektligje, që të përgatisin vendin si  për një Brexit të kontrolluar ashtu edhe të pakontrolluar. Në konferencën e shtypit të qeverisë në Berlin u theksua edhe njëherë, se po punohet “me intensitet të lartë” që të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët.” Dhe se po mbahet kontakt me ekonominë. DW

/a.meta

Next Post
FOTOT/ Ju është thyer ekrani i telefonit? Mos shpenzoni para, ja si e rregulloni pa paguar

FOTOT/ Ju është thyer ekrani i telefonit? Mos shpenzoni para, ja si e rregulloni pa paguar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In