• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë rezervon Shën Valentini për ju, sipas shenjës së horoskopit

by Java News
13/02/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e Shën Valentinit, 14 shkurti, është shumë pranë dhe me siguri të gjithë ju që jeni të dashuruar keni nisur përgatitjet e para, ndërkohë që ju të tjerët pyesni veten nëse kjo ditë e shenjtë për dashurinë do ju bëjë që të gjeni partnerin tuaj ideal. Në këto raste na vjen në ndihmë si gjithmonë parashikimi i yjeve.

Më poshtë ju tragojmë për secilën shenjë se çfarë ka rezervuar dita e të dashuruarve:

DASHI
Ju do ta shijoni këtë Shën Valentin ashtu siç e keni menduar. Që do të thotë: ose do të çmendeni me partnerin tuaj por gjithsesi duke treguar dominancën tuaj, ose thjesht do ta anashkaloni tërësisht këtë festë dhe do të kaloni si çdo ditë tjetër. Gjithsesi për ata që kanë dëshirë ta festojnë, ky do të jetë një moment i mirë për ta bërë partnerin t’ju dashurojë edhe më tepër. Beqarët nuk do ta shohin këtë festë me prioritet dhe thjesht do të kalojnë mirë në shoqërinë e miqve.

DEMI
Për të gjithë të dashuruarit kjo do të jetë një ditë mahnitëse! Do të bëni një bisedë romantike, një seks që do ta mbani mend gjithmonë dhe do të merrni një dhuratë të çmuar. Çfarë doni tjetër? Vetëm përgatituni siç duhet. Surprizat vlejnë edhe për beqarët.

BINJAKËT
Të paktën për ditën e Shën Valentinit, lëreni gatimin dhe rehatin e shtëpisë dhe dilni të tërboheni. Pronotoni një dhomë hoteli dhe nxirrni të gjithë imagjinatën tuaj duke e zbukuruar me qirinjt, petale dhe akesesorë të tjerë të nevojshëm. Beqarët? Do të zbuloni që dikush të cilin e keni shumë afër ju ka dashur prej kohësh dhe mundohuni të kënaqeni më këtë fakt, mos e përjashtoni direkt.

GAFORRJA
Ndizni qirinjt dhe bëni gati tavolinën për dy! Me një hënë perfekte do të jetë një ditë shumë romantike për ju. Mundohuni të që rregulloni diçka brenda shtëpisë tuaj sepse juve ju pëlqejnë gjërat romantike dhe intime, me siguri edhe partnerit/es tuaj. Surpriza më e bukur që mund të bëni është një poezi, duke qenë se ju jeni të mirë me penën. Jeni beqare? Vishuni më seksi se kurrë sepse Kupidi ndodhet diku aty për ju.

LUANI
Dy bileta për në parajsë – kjo është ajo çka do të ndodhi në Shën Valentinin tuaj. Do të përjetoni një udhëtim shumë të bukur dhe në mos do të ndodhë në datën 14, do të ndodhë fundjavën e javës së Shën Valentinit. Mos e lini për asgjë sepse do të jetë mahnitëse! Jeni beqarë? Do të chatt-oni gjithë natën me njerëz që si njihni dhe do ta shijoni më së miri.

VIRGJËRESHA
Ky do të jetë Shën Valentini më seksi që do të kaloni ndonjëherë! Gjërat do të bëhen fiks si tek “50 shades of Grey” dhe ju do të ndiheni krenarë për partnerin/en që keni. Bëni një skenë erotike në dhomën tuaj të gjumit dhe mund ta anashkaloni pjesën e të ngrënit darkë sepse është e parëndësishme për natën tuaj speciale. Beqarët do të çmenden në një festë që do të harrojnë se pse quhen ‘virgjëresha’ e zodiakut.

PESHORJA
Ju do ta përjetoni në një mënyrë shumë romantike këtë festë. Do të diskutoni gjatë dhe do të kaloni një natë më të dashuruar se kurrë. Nuk do të keni ndonjë surprizë që do ju habisë por thjesht do ju rriten ndjenjat për personin tuaj të zemrës sepse do të bisedoni për gjëra që nuk i kishit folur më parë. Jeni beqarë? Dedikojani këtë ditë vetes tuaj në ndonjë nga SPA-të më relaksuese.

AKREPI
Shën Valentini juaj do të jetë shumë nostalgjik. Do të darkoni në ndonjë restorant që ju ka pëlqyer dikur dhe do përpiqeni të ktheni kujtimet e dikurshme pa realizuar të reja. Ju thjesht doni të shijoni diçka që keni përjetuar më parë dhe nuk doni të eksperimentoni këtë vit. Ndërkohë që për beqarët do të jenë ndryshe sepse do të jenë shpirti i festës dhe të gjithë sytë do të bien mbi ta!

SHIGJETARI
Disi i çudtishtëm do të jetë ky Shën Valentin për ju Shigjetar. Ndryshe nga natyra juaj shumë eksploruese këtë herë ju do të jeni tërësisht i adaptuar me zakonet tradicionale të kësaj feste. Do të kaloni një mbrëmje romantike me lule, çokollata dhe një bisedë shumë të gjatë e të ndjeshme me partnerin/en. Ndërkohë për të gjithë ju që jeni beqarë kjo do të jetë një natë e çmendur. Ju do të dilni me një grup miqsh dhe mos u habisni kur të gjithë të flini bashkë…

BRICJAPI
Bëni gati lulet dhe shampanjën sepse ky Shën Valentin do të jetë edhe romantik edhe seksi për ju. Mundohuni që të krijoni një atmosferë ndryshe nga herët e tjera dhe të dilni jashtë parashikimeve. Kështu edhe partneri/ja juaj do të kënaqet më tepër. Jeni beqarë? Bashkojuni grupit të beqarëve dhe thjesht, gëzohuni për mos pasjen e obligimeve!

UJORI
Të gjithë të dashuruarit do të kalojnë një Shën Valentin me shumë humor dhe batuta, diçka që i shkon për shtat shenjës tuaj. Ndërkohë që të tjerët do të përjetojnë më shumë aventura. Ju mund të flisni me një të panjohur që do të kërkoni çmenduri dhe me siguri kjo natë do të përfundojë në një ‘treshe’. Ujori vjen me dy ekstreme: disa prej jush do ta shijojnë në maksimum ndërkohë që pjesa tjetër do të qeshë me gjithë këtë atmosferë të ngarkuar.

PESHQIT
Kupidi është juaji! Do të kaloni një eksperiencë shumë të bukur dhe shumë ndryshe romantike. Për ju është rezervuar një arratisje luksoze dhe shumë e shtrenjtë – përkëdhelje kjo që do t’ju pëlqejë pa masë. Beqarët do të luajnë lojëra dashurie dhe nuk do të tentojnë të kenë diçka serioze. Megjithatë shkoni shihni një film ose në një ekspozitë me dikë për të cilin keni filluar të keni ndjenja sepse kjo mund të jetë ogur i mirë.

Next Post
VIDEO/ Kush ua ka dhënë patentën këtyre?!

VIDEO/ Kush ua ka dhënë patentën këtyre?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com