Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku pritet të ketë sërish bllokim dhe sherr nga ana e opozitës.
Prej disa javësh opozita ka penguar zhvillimin normal të seancave plenare, duke bllokuar foltoren.
Para nisjes së seancës plenare, në orën 09:30, kryetari i PD-së mësohet se do mbledhë grupin parlamentar të demokratëve. Në mbledhjen e grupit pritet të jepen udhëzime lidhur me qëndrimin që do të mbajë opozita në Kuvend.
Prej 3 muajsh, PD ka mbajtur një qëndrim të ashpër në Kuvend, duke bllokuar foltoren dhe punën e Komisioneve. Që prej daljes së audio-përgjimit “Babalja”, PD kërkon largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Në rendin e ditës është planifikuar paraqitja e disa raporteve, përfshirë dhe raportin vjetor për punën e Autoritetit të Mbikqyrjes financiare.
a.ç