• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë pritet? Kryetari i Moskës: Të gjitha qëllimet janë arritur, mobilizimi ushtarak ka përfunduar

by
17/10/2022 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, njoftoi se mobilizimi ushtarak për luftën në Ukrainë ka përfunduar në rajonin e kryeqytetit rus.

Përmes një deklarate të lëshuar më 17 tetor, Sobyanin tha se “të gjitha qëllimet lidhur me mobilizimin janë arritur”, duke shtuar se qendrat për mobilizim në Moskë do të mbyllen pasditen e së hënës.

“Njoftimet për rekrutim që janë shpërndarë gjatë mobilizimit për banorët dhe në vendet e punës, më nuk do të jenë të vlefshme”, tha Sobyanin.

Ai nuk tregoi se sa qytetarë të Moskës janë mobilizuar gjatë mobilizimit që presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli më 21 shtator pas humbjeve të mëdha në fushëbetejën në Ukrainë.

Ditëve të fundit, mediat kanë raportuar se policia dhe zyrtarët për rekrutim në Moskë, por edhe në Shën Petersburg – qytetin e dytë më të madh në Rusi – kanë bastisur stacione të metrove, hotele dhe konvikte, për të kapur personat që kanë pasur thirrje për mobilizim.

Andrei Klishas, një anëtar me ndikim në Dhomën e Lartë të Parlamentit rus, ka bërë thirrje që të hetohen këto aksione të autoriteteve dhe ka kërkuar që çdo rast të ndiqet “për të vlerësuar ligjshmërinë e veprime të zyrtarëve që kanë lejuar këto bastisje”.

Disa rajone ruse kanë njoftuar për përfundimin e mobilizimit, edhe pse shumë prej tyre kanë kërkuar që në Ukrainë të vazhdojë dërgimi i ushtarëve.

Putin ka thënë se vetëm rusët që kanë shërbyer në ushtri dhe kanë përvojë luftarake, do të mobilizohen. Megjithatë, është raportuar për raste të shumta kur burrat që kurrë nuk kanë shërbyer në ushtri, janë dërguar në frontin e luftës në Ukrainë pa asnjë trajnim paraprak./rel

/e.d

Next Post
Kë kërcënoi Lefter Koka? Kryemadhi: Mesazhi i qartë, i drejtohet pronarit dhe avokatit të inceneratorit të Tiranës, ka shumë dritëhije…!

Kë kërcënoi Lefter Koka? Kryemadhi: Mesazhi i qartë, i drejtohet pronarit dhe avokatit të inceneratorit të Tiranës, ka shumë dritëhije...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In