• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë prisnin Berisha e Meta nga rikthimi i Fatos Nanos?

by Ylli Pata
06/02/2021 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Buja që ka sjellë intervista e Fatos Nanos në emisionin “Opinion” te Fevziu, më shumë se ka ardhur nga ato që ka thënë, pati efekt nga sulmi që iu bë. Që Nano nuk do të fliste mirë ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës kjo dihej, pasi ish-kreu historik i PS-së ka kohë që e bën kritikën ndaj opozitës dhe ka qepur raportet e dikurshme të vështira me Edi Ramën.

Fatos Nano, edhe pse një politik tashmë i tërhequr ai duket e konsideron veten gjithmonë “lojtar” të rëndësishëm, të paktën në opinionin publik, një zë që gjithmonë kur flet bën efekt.

Po të shikohet me kujdes intervista e Nanos, ai ka qenë mjaft luajal me atë pjesë të politikës shqiptare që sot të paktën në dukje është në krye. Nuk e sulmoi Lulzim Bashën, as Monika Kryemadhin, e nuk se bëri ndonjë hosana për Edi Ramën.

Ai thjesht ishte mjaft kritik ndaj Sali Berishës, si dhe e “trashi” me Ilir Metën. Berisha, nëse është larguar, nuk ka përse mos e priste, kurse Meta nga ana tjetër me Fatos Nanon kështu ka qenë gjithmonë herë grurë e herë breshër.

Atëherë përse është sulmuar aq shumë Nano nga qarqe pranë Presidentit dhe liderit historik të PD-së? Çfarë prisnin ata nga Nano sot? Në vitin 2006, 2007, 2009 dhe 2011, Fatos Nano ishte në pozicion kritik me Edi Ramën, pozicion që dukshëm i leverdiste si Sali Berishës ashtu edhe Ilir Metës.

I leverdisi në fushatën elektorale të vitit 2007 për bashkinë e Tiranës, i leverdiste në vitin 2009, për zgjedhjet parlamentare dhe në 2011-n për bashkinë e Tiranës, kur për herë të parë u bë një bashkim i madh forcash kundër Edi Ramës: 3 kundër një njeriu.

E në gjithë këto qëndrime, që realisht kanë pasur njëfarë sensi, pasi Nano nuk i la karrigen Ramës, ishte ky i fundit që ja mori “forcërisht”. Dhe për gjithë këto qëndrime, Berisha dhe Meta e shfrytëzuan për interesat e tyre Fatos Nanos, duke mos i dhënë postin e Presidentit të Republikës, kur realisht lideri historik i së majtës mund të ishte një kryetar shteti ekuilibrues  e institucional, ndoshta më i mirë se Topi e Nishani.

E në këtë këndvështrim, secili korr atë që mbjell. Nano sot është një gjeneratë e njëjtë me Berishën dhe Metën, por politikisht është larguar, çka i jep mundësinë të jetë më i lirë në gjykimin e realitetit politik.

Dhe ka gjasa që të jetë më pranë së vërtetës reale, në analizën e zhvillimeve. Fakt është që intervista, pikërisht për këtë analizë ka ngjitur, edhe pse nga njëra palë mund të dukej e njëanshme.

Duhet thënë, se qëndrimet ndaj Berishës dhe Metës ishin shumë të forta, e ka gjasa që të jenë përfundimtare në gjykimin e Fatos Nanos për këto figura politike. E duke qenë kështu, më mirë të ketë qëndrime të prera sesa as “mish as peshk”, pasi njerëzit duhet të dinë e të marrin nga politike pikërisht mendime e opinione afër asaj që ata kanë në mendje.

E që Fatos Nano do të sulmonte Sali Berishën para zgjedhjeve parlamentare kjo është gjëja më normale në botë. Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste, e jo i Partisë Demokratike, edhe pse qarqet pranë Berishës dhe Metës vijojnë çdo minutë propagandën se Rama e ka marrë peng PS-në.

PS-në, edhe pse mund “ta ketë marrë peng Rama”, ajo nuk ka shkuar në PD, është në pjesën e vet politike dhe Nano thjesht i ka dërguar atyre mesazhin se është ende lideri historik i tyre. Kjo është dialektikë normale politike, e kundërta ishte kur Nano bënte thirrje për të mos votuar PS-në. Por edhe kjo fazë u dogj. Daci, njëherë bie në kos, thotë proverbi.

Next Post
Bindja Demokratike: “S’ka premisa për zgjedhje të parakohshme”

Bashkëqeverisje Rama-Basha? Patozi: Nuk ndodh, nuk e lejojnë as ndërkombëtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In