• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë pret Shqipëria nga Samiti i Parisit

by Aalison Pearse Stevens
04/07/2016 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë vendet e Ballkanit do të mblidhen sot në Paris (4 korrik), për të diskutuar mbi ecurinë e angazhimeve për atë që njihet si “Procesi i Berlinit”. Janë rreth 150 milionë euro që do të mund të marrin “OK” për t’iu alokuar vendeve të Ballkanit Përindimor. Infrastruktura do të jetë kryefjala e këtij Samiti, i cili ndjek atë të zhvilluar në Vjenë.

Për Shqipërinë do të finalizohet kredia prej 34.5 milionë euro për ndërtimin dhe rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe Tiranë – Rinas, që në total llogarit një kosto prej 86.4 milionë euro. Ky projekt është pjesë e Route 2 e Rrjetit të Ballkanit Perëndirmor, që do të lidh qytetin e Podgoricës në Mal të Zi dhe Vlorës në Shqipëri. Është konfirmuar si një zgjatim i rrejtit TEN – T për Ballkanin Perëndimor.

Në Samitin e Parisit pritet të dakordësohet edhe për principet e një tregu rajonal për energjinë, për të cilin është rënë dakord në Bruksel dhe që do të ndihmojë integrimin në komunitetin e energjisë së BE-së. Gjithashtu BE do të ndihmojë edhe në hartimin një masterplani për energjinë e siguruar nga burimet hidro në këtë rajon.

Komisioni Europian ka deklaruar se do të ofrojë rreth 1 miliard euro për axhendën e ndërlidhjes së gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për periudhën 2014-2020.
Në vitin 2015 u akorduan 200 milionë euro për 10 projekte prioritare me vlerë në total në rreth 600 milionë euro.

Në një intervitë, Angelina Eichhorst, drejtore për Europën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në EEAS, në vigjilje të Samitit të Parisit tha për Shqipërinë : “Unë besoj se partneriteti i Shqipërisë me BE-nëështë intensiv. Ne kemi punuar ngushtësisht gjatë dy viteve të fundit për të siguruar se po ecet në drejtimin e duhur.Shqipëria ka bërë progres ndaj reformave të kërkuara, por ka ende shumë punë për të bërë. Reforma në drejtësi është kyçe, po kështu edhe historiku pozitiv ndaj luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Ato janë thelbësore për vazhdimin e marrëdhënies në të ardhmen. Miratimi i Rëformës në Drejtësi do t’i jepte vendit më shumë garanci, besim në sytë e bizneset dhe të investitorëve. Një sistem drejtësie i ndershëm, një mjedis tërheqës për biznesin, janë tejet të rëndësishme për Bashkimin Europian”.

ma.me

Next Post

"Akuza për tentativë vrasjeje të tim shoqi, kurrë s’e kam pranuar, dosja e mangët"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

July 22, 2026
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

“Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion për trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor”

July 22, 2026
Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

July 22, 2026
PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

July 22, 2026
“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

July 22, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

July 22, 2026
EMRI/ U arrestua në Angli për pengmarrjen e Buzit, zbardhet dosja e një prej autorëve

I dënuar me 24 vite burg për vrasje në 1999, arrestohet në Angli 60-vjeçari me qëllim ekstradimin

July 22, 2026
Kërkohej prej një muaji nga familja, braziliania gjendet në Lushnje

Kërkohej prej një muaji nga familja, braziliania gjendet në Lushnje

July 22, 2026
I nxehti, apeli i mjekes: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin e fëmijëve

I nxehti, apeli i mjekes: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin e fëmijëve

July 22, 2026
“E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit!”, Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore

“E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit!”, Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In