• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë po ndodh me popullatën që po i ikën ISIS-it në Siri?!

by Java News
31/10/2016 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa familjet irakiane largohen me kamionë prej betejës kundër Shtetit Islamik, mijëra tenda të ngritura në shkretëtirën rrotull Mosulit po mbushen gradualisht nga banorët e fshatrave.

Disa prej tyre thonë se grupi militant duket se po humbet fuqinë dhe kontrollin mbi njerëzit që arratisen.Të premten në darkë, rreth 40 persona mbërritën në kamp me dy kamionë. Në mëngjes i ishin larguar fshatrave të bombarduar që ruheshin nga roje të Shtetit Islamik. Ndërsa po hynin në kamp, familjarët i mirëpritën të përlotur.

“Kishim frikë të iknim”, thotë 26-vjeçari Youseff, ish-punonjës ndërtimi që po udhëtonte së bashku me gruan dhe një fëmijë të vogël. “Por, nuk kishim tjetër zgjidhje. ISIS na qëllonte me armë ndërkohë që po largoheshim nga fshati”.

Gratë dhe fëmijët janë grumbulluar në një pjesë pranë gardhit, ndërsa burrat në një pjesë tjetër. Meshkujt kanë të gjithë mjekra të tipit të ISIS-it dhe pantallona të shkurtuara, pasi i tillë është ligji i militantëve, përcjell VoA. Shumë prej tyre rruhen sapo mbërrijnë, thotë Islami, një ushtar peshmerga.

“Janë njerëz të zakonshëm dhe i shqetëson që duken si të ISIS-it”, shpjegon ai.

Të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në territorin e ISIS-it, thotë ai, pavarësisht frikësimit nga beteja që po zhvillohet ndërsa ushtarët irakianë dhe ata peshmerga përparojnë drejt Mosulit, popullsia e të cilit llogaritet në 1.5 milionë.

Ai thotë se disa që qëndrojnë janë anëtarë të ISIS-it, por se ka edhe të tjerë që mbrojnë shtëpitë e tyre, dhe familjarët. Në shumë vende, Shteti Islamik thotë se do të vrasë familjarët e mbetur të të arratisurve.

Youseff thotë se nuk ishin vetëm ndëshkimet e ashpra, rregullat makabre apo frika nga beteja që i shtrëngoi të largoheshin. Vetë familja ishte krejtësisht e varfëruar për shkak të mungesës së punës dhe kontaktit me botën e jashtme.

Ai thotë se grupi militant duket se po e humb kontrollin mbi fshatrat dhe se si shumë të tjerë në kamp, ai vendosi se kishte ardhur koha të largohej.

Ai thotë se “fillimisht ishin shumë të fuqishëm, por tani duket se janë dobësuar. Kështu që shfrytëzuam rastin”, citohet Koha. (b.an)

Next Post
“The Voice of Germany”, djaloshi shqiptar mahnit publikun gjerman (VIDEO)

“The Voice of Germany”, djaloshi shqiptar mahnit publikun gjerman (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

February 24, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

February 24, 2026
Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

February 24, 2026
Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

February 24, 2026
Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

February 24, 2026
Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

February 24, 2026
Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

February 24, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

A ka dështuar Reforma në Drejtësi?

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In