• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë po ndodh në Rusi? Tre mjekë që trajtonin të sëmurët me koronavirus hidhen nga dritaret e spitaleve

by Java News
05/05/2020 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy mjekë rusë kanë humbur jetën në mënyrë të mistershme, pasi kanë rënë nga dritaret e spitalit ku edhe shërbenin. Vdekjet kanë ndodhur dy javët e fundit, menjëherë pas deklaratave të tyre lidhur me situatën e koronavirusit. Nga dritarja ka rënë edhe një mjek i tretë, i cili është ende i shtruar në spital.

Alexander Shulepov, një mjek ambulance në Voronezh, një qytet rreth 320 milje në jug të Moskës, është në gjendje të rëndë pasi ra nga dritarja e spitalit të shtunën. Ndërkohë që punonte, ai njëkohësisht po trajtohej pasi ishte infektuar me koronavirus.

Shulepov u shtrua në spital për koronavirus më 22 prill, në të njëjtën ditë ai dhe kolegu i tij Alexander Kosyakin postuan një video në internet duke u shprehur se ishin detyruar që të vazhdonin të punonin edhe pse të infektuar. Ndërsa  Kosyakin kishte kritikuar më parë administratën spitalore për mungesë të mjeteve mbrojtëse. Lidhur me deklaratat e fundit, Kosyakin ishte shoqëruar në polici, pasi akuzohej për përhapje të lajmëve të rreme.

“Shulepov është në kujdes intensiv, me sa di në një gjendje të rëndë, herën e fundit që i fola me të ishte në 30 Prill. Ai u ndje mirë, po përgatitej që të largohej nga spitali … dhe krejt papritur ndodhi hedhja e tij. Nuk është e qartë pse e bëri, kam aq shumë pyetje për të cilat s’kam përgjigje.”-  i tha Kosyakin CNN. Ndërkohë që CNN është interesuar për detaje lidhur me hetimet pranë Policisë së zonës, por nuk ka marrë përgjigje.

Më 1 maj, Elena Nepomnyashchaya, mjeke e përkohshme e një spitali në qytetin siberian të Krasnoyarskit, vdiq pasi kaloi një javë në kujdesin intensiv. Stacioni televiziv lokal TVK Krasnoyarsk raportoi se ajo u hodh nga dritarja gjatë një takimi me zyrtarët rajonalë të shëndetësisë, në momentin kur ata po diskutonin lidhur me shndërrimin e klinikës në një strukturë për përballimin e koronavirusit.

Më 24 prill, Natalya Lebedeva, drejtuese e shërbimit mjekësor të urgjencës në Star City, baza kryesore e trajnimit për kozmonautët e Rusisë, vdiq në një spital gjithashtu duke u hedhur nga dritarja. Spitali tha se ajo po trajtonte një të dyshuar për koronavirus, ndërkohë për të spitali nuk ka bërë asnjë koment.

g.kosovari

Next Post
De Biasi bën kalkulimet për të ardhmen: Duhet të përshtatemi me situatën, ministri i sportit nuk ka njohuri për futbollin

De Biasi bën kalkulimet për të ardhmen: Duhet të përshtatemi me situatën, ministri i sportit nuk ka njohuri për futbollin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In