• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë po ndodh me të zhdukurit?

by Ben Andoni
28/03/2016 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Pyetja që shqetëson shumë njerëz, që e kanë kthyer në objektiv të jetës së tyre hulumtimin e krimeve të komunizmit, është një dhe i vetëm një: Çfarë po ndodh me të zhdukurit dhe hapjen e dosjeve. Për hir të së vërtetës, në dukje, asgjë e madhe, por strukturat që merren me të, janë duke punuar seriozisht edhe pse vullneti s’është si në fillim. Që nga Dhjetori i vitit të shkuar, kur edhe u bë mbledhja e dështuar e donatorëve për të pagjeturit, gjërat kanë rrjedhur disi, por kurrsesi me parashikimin optimist të bëra nga politika. Anipse sa i përket Autoritetit të Dosjeve, që prej atij muaji, kandidatet janë të pajisur me certifikata sigurie. Dhe, ndërkohë, të gjithë ata janë intervistuar nga Komisioni i Ligjeve. Por, kur u mendua se gjërat edhe me vullnet po shkonin mirë, që prej shkurtit mbetet në kalendar të parlamentit votimi i tyre. I cili si periudhë duhet të kapë këtë afat 3 javor, i cili mbyllet më 9 Prill. Sa do arrihet? Ka fare pak gjasa.

Ndërkohë, ditët e fundit Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka nxjerrë raportin, që e ka përcjellë në parlament. Sipas tij, gjatë regjimit komunist plot 34.135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike. Statistikat zyrtare pohojnë se 59.009 shqiptarë u internuan në kampe përqendrimi, ndërkohë që 7.022 syresh humbën jetën. Referuar të dhënave të Institutit, plot 984 shqiptarë kanë vdekur në burgjet e regjimit, ndërkohë që plot 6.027 persona janë vrarë gjatë diktaturës. Por, lista nuk mbaron këtu, pasi nga torturat dhe dënimet e kohës, janë plot 308 persona, të cilët kanë humbur aftësitë mendore.

Paradoksi është se komisionet përgjegjëse të parlamentit e zvarrisin punën, por më shumë akoma presidenti në emër të shtetit shqiptar duhet të përgatisë një deklaratë të bashkëpunojë me ICMP-së, një trupë e specializuar ndërkombëtare që do hulumtojë.

Gjithsesi, aktualisht, për të pagjeturit është funksionale një zyrë te Instituti i të Përndjekurve dhe vijon ende gatishmëria e ICMP-së (Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur) që ka atashuar një zyrtar të saj në Tiranë.

E megjithë përpjekjet dhe fjalët e mëdha, vetëm burokratët po punojnë, Deri më tani, ka gjasa që nga BE-ja të kapet një financim për fazën pilot të të zhdukurve prej 500,000 Euro. Për fat, që paratë të mos tolloviten, projekti do zbatohet nga vete BE në bashkëpunim me ICMP-në dhe janë zgjedhur madje edhe dy zona pilot: identifikimin në ish kampin e Ballshit si dhe ato të trupave të morgut të MB. Që të kuptohet sesa proces i vështirë është: duhet të dihet se vetëm për 2 projektet pilotë, shpenzimet që duhen kapin afërsisht rreth 1 milion Euro. Megjithatë duket se ka një fillim, megjithëse parlamenti shqiptar, që duhej ta ngucte si proces, është kthyer në një institucion komedik për njerëzit dhe tragjik për të afërmit e të pagjeturve, që nuk kanë asfare shpresë se një ditë do t’i rehatojnë eshtrat e të afërmve…

Next Post

Të lyer në gjak dhe me shtiza në kurriz... ja si protestojnë në Spanjë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In