• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë po ndodh me të dobëtit?

by Frrok Çupi
25/04/2025 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Të dobëtit në këtë fushatë elektorale, aty nga fillimi deklaruan se do të kenë ‘fondin e mëshirës’. Megjithëse shumë islamikë, u dukën si vetë ‘Jezusi’. Por lexohej qartë, instinkti u punonte për vete, jo për ‘mëshirën’ tjetër.

Vetë janë të dobët, aq të dobët sa në fund të fushatës mund të mos jenë më.

Si nuk do të jenë më?

Një pakicë deputetësh të fituar në zona që i kanë dhunuar më shumë, si për shembull Shkodra. Disa parti të vogla të dala prej tyre, që nuk pranojnë ‘tua marrin sisën’. Këta ose bëhen, ose shkojnë përjetë; por nuk kanë vend në PD. ‘PD’ mund të mos ekzistojë pas këtyre zgjedhjeve. Do të ikin të gjithë.

I pari do të ikë kryetari i tyre. Ai nuk po e mbledh dot Partinë duke qenë i gjallë e jomë në burg; por pas zgjedhjeve ka një ‘pikturë tjetër’. Që tani ndodhet në demencë të thellë; ballafaqimi me gjykatësit, me gardianët, me dosjet e tjera përveç ‘Partizanit’, do ta bëjë të harrojë edhe Ballistët, edhe Voriepirët.

Ai që do të ikte i fundit ka ikur para se të ikte i pari. Herë duket e herë nuk duket ‘strategu’ LaCivita, ardhur nga Amerika. Në vend që të sillte përforcime, PD-së i hodhi helmin në vesh. Tentoi t’i japë frymë qytetare, por në fakt kjo e rrënoi PD-në e Berishës. LaCivita nuk e dinte se PD e ka habitatin agresiv dhe të dhunshëm, ‘crude’ dhe pa qytetari. E njëjta gjë ka ndodhur me tradhtitë në kohët e vjetra kur përdorej ‘helmi në vesh’. Kështu u vra Hamleti, princi i Danimarkës; kështu u kryen vrasje politike në mbarë globin. Por në kohë të hershme dhe me qëllimin e njëjtë të LaCivita: Që të ngjallte civilizim në PD.

Kjo u kthye në ‘helmim’. PD nuk e mban dot civilizimin, ajo është e dobët aq më shumë pse del jashtë habitatit të dhunës. Sali Berisha e kishte thërritur italo- amerikanin si ‘fytyra e re e PD’; duke lëshuar maskën e tij personale.

LaCivita tanimë nuk ndodhet më këtu. Iku.

Edhe ai vetë, paçka se e kishin trumbetuar si ‘njeri i Trump’; ndjeu frikë në Tiranë. Frika e parë se mos vallë shkon zëri në Amerikë se ‘përfaqëson Trampin’.

-Jooo!, thërriti sa kishte në kokë. –Nuk kam punë me Trampin as non gratën, as shtetin amerikan.

Frikë e dytë i vinte nga ‘djali në krah’, Paul Manafort. Ai është një amerikan i dënuar disa herë sa për komplote kundër demokracisë amerikane, njeri i Moskës kundër zgjedhjeve në Amerikë, maniak seksual i mbyllur disa herë në qendra rehabilitimi, i kapur në krime fiskale dhe i dënuar nga gjykata.

Në Tiranë erdhi sa për dollarë, aq edhe për të futur hundët në Ballkan në emër të politikës rrënimtare të Moskës. Erdhi me LaCivita, pa dyshim si një send i mbështjellë me ‘zarfin e strategut krah Berishës’. Por edhe ai ka ikur. U ndje i dobët për planin e tij.

Të gjithë këta janë të dobët. I dobët sa nuk thuhet shfaqet kandidati i Dibrës, Mëziu që bashkë me nipin rrahën dje një zyrtar lokal. E dobët edhe një kandidate ‘bishë’ që doli në publik e deklaroi, me para në dorë, se ‘kush më jep votën i jap 1000 euro’. I dobët, më në fund, edhe kryetari i tyre që shtyn avokatët të bëjnë marifete ‘por mos shkoj në gjyq’. Prapë e shtyu dje. Helmohet shoqëria.

…. Po gjithë këto institucione që i shikojnë, i pësojnë, vallë janë të dobët?

Kjo është pyetja: Sa i dobët është shteti para ‘helmit në vesh’.

Next Post
Me kë po tallet Kryeministri?

Udhëkryqi i Maqedonisë së Veriut: Kaosi politik dhe beteja për kontrollin lokal! Forcimi i partisë apo çlirimi i komunave?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com