• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë po ndodh me infektimin nga SARS-CoV-2 në botë, vendet më të prekura

by Java News
04/04/2020 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësit dhe ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se nuk ka arritur akoma kulmi i sulmit të koronavirusit, por kriza e infeksionit pandemik tashmë ka marrë më shumë se 60, 427 jetë dhe ka infektuar më shumë se 1,134,399 njerëz në mbarë botën.

Dhe këto janë vetëm shifrat zyrtare. Mes mungesës së tamponëve dhe testimit të popullsisë totale, siç këshillon fort OBSH, hera-herës testeve të pasakta dhe mungesës së ndërgjegjësimit të popujve për atë që po kalojmë të gjithë së bashku, ekspertët druhen se jo vetëm numri i të infektuarve është shumë më i lartë aktualisht, por rrezikohet që situata të përshkallëzohet më keq. Vërtet janë më shumë se 236 mijë të shëruar në botë, por kjo shifër është pothuajse një e pesta e atyre që janë infektuar. Është optimiste, por jo garantuese.

Me situatën që ndryshon nga dita në ditë, mes qeverive ka përplasje në vendimmarrje, brenda shteteve ka përplasje mes ekspertëve të shëndetësisë dhe politikëbërësve dhe brenda popujve ka përplasje mes besimit të fuqisë së masave kufizuese dhe iluzioneve se fati i keq është larg dhe nuk ka problem të vazhdojmë jetën siç e kemi njohur, pa kufizime. Të dhënat tregojnë se vendet me më shumë infeksione janë disa nga vendet më të fuqishme në botë, të cilat për hir të ekonomisë ose dyshimeve në vlerësimin e rrezikut të këtij virusi, kanë nisur reagimin më vonë se ç’duhej.

SHBA është vendi me infeksionet më të shumta në botë, me 277,533 raste infektimi, nga të cilat 372 janë shtuar në orët e fundit, dhe 7,403 të vdekur, 11 prej të cilëve janë njoftuar vetëm së fundmi. Në këtë vend ka ende përplasje mes masave që kërkon kryeeksperti i sëmundjeve infektive dhe virologjisë, Dr. Anthony Fauci dhe Presidentit Donald Trump, i cili mbetet më shumë i fokusuar në rekordet ekonomike, duke përdorur edhe frazën “mijëra njerëz vdesin edhe nga gripi i zakonshëm në vit, por nga rënia ekonomike për shkak të koronavirusit mund të kemi më shumë viktima me vetëvrasje se nga vetë virusi”. Kështu ai mbron tezën e mohimit të masave bllokuese, që po japin rezultat në shumicën e vendeve të botës.

Në Spanjë, situata është shumë e rëndë. Vendi sot ia kaloi edhe Italisë për numër infeksionesh duke u renditur e dyta në botë në listën famëkeqe. Sot janë 124,736 të infektuar gjithsej në Spanjë, me 5,537 raste të reja infektimi. Numri i viktimave po ashtu është shumë i lartë, me 11,744 të vdekur, nga të cilët 546 u njoftuan së fundmi.

Italia tani është e dyta në Europë për infeksionet. Rënia e ngadaltë e numrit të të infektuarve duket se afrohet, me shpresat e ekspertëve se muaji maj do të sjellë lajme të mira për vendin dhe nisjen e rënies së numrit të infeksioneve. Janë 119,827 raste infektimi në Itali, por vendi mban ende vendin e parë në botë për numrin e lartë të viktimave, me 14,681 të vdekur.

Gjermania po ashtu po ngjitet me shpejtësi lart me numrin e të infektuarve, duke u renditur e katërta në botë, por kjo për faktin se po bën shumë testime në popullsi për të lokalizuar dhe frenuar përhapjen. Janë 91,159 të infektuar të konfirmuar në këtë vend, me një numër prej 1,275 viktimash.


Situata është dramatike edhe në Francë, me spitalet të tejmbushura, trenat e shpejtësisë së lartë që janë kthyer në pavijone infektimi dhe probleme me mungesë pajisjesh mbrojtëse për stafin mjekësor. Janë 82,165 të infektuar në Francë, me 6,507 të vdekur deri tani.

Kina, vendi nga ku nisi infeksioni, tashmë duket se po i vë para vendet e tjera, duke kaluar nga vendi me më shumë raste, në të gjashtin në listë, për shkak të vënies nën kontroll të situatës me masa të ashpra kufizimi, testime masive dhe mbajtje të detyrueshme të maskës dhe dorashkave në publik. Janë 81,639 të infektuar gjithsej, një shifër thuajse e palëvizshme, me vetëm 19 raste të shtuara sot në të gjithë Kinën dhe 3,326 të vdekur, nga të cilët 4 në orët e fundit. SHBA e ka akuzuar Kinën se po e fsheh numrin e vërtetë të të infektuarve, por zyrtarët kinezë i kanë cilësuar të pavërteta dhe të papranueshme këto akuza.

Numri i infeksioneve vazhdon të rritet në të gjithë botën, me frikën më të madhe të OBSH në vendet afrikane, të cilat kanë mungesë të ujit dhe struktura shumë të pafuqishme shëndetësore. Virusi ka hyrë në raste të pakta të konfirmuara në shtetet e këtij kontinenti, por përhapja e tij masive aty do të sillte pasoja tragjike.

Next Post
Asnjë nuk respekton distancimin social/ Qytetarët qëndrojnë pranë tek tregu në Kombinat, s’i tremben koronavirusit

Çfarë do të ndodhë me tregjet nga dita e hënë?! Rregullat që qytetarët duhet të zbatojnë, në të kundërt: Burg!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

November 14, 2026
20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

November 14, 2026
Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

November 14, 2026
Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

November 14, 2026
Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

November 14, 2026
VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

November 14, 2026
S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

November 14, 2026
Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

November 14, 2026
Trump pezullon sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga Kongresi

Pas ndërprerjes së fluturimeve në SHBA, Trump kërkon 30 miliardë dollarë për modernizimin e kontrollit ajror, ja çfarë pritet të ndryshojë

November 14, 2026
Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In