• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë po ndodh me botën/ Parashikimi i frikshëm: Putini gati të nxjerrë ‘asin nënë mëngë’!

by
17/07/2022 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri global amerikan i shërbimeve financiare ka paralajmëruar se Rusia mund të avancojë një bllokadë të plotë të naftës ruse, duke i dhënë kështu botës një goditje të madhe për sa i përket ekonomisë dhe gjendjes energjetike.

Sipas bankës amerikane, nëse Rusia do të ndalojë plotësisht eksportet e naftës, tronditja për ekonominë botërore mund të jetë aq e madhe sa që do të katërfishonte menjëherë çmimin e naftës në gati 400 dollarë për fuçi . Aktualisht çmimi për fuçi është rreth 100 dollarë.

Meqenëse bota është ende shumë e varur nga nafta, tronditja për ekonominë botërore do të ishte shumë edhe më e keqe se gjatë viteve 1970, skenar që do ta zhyste botën në një recesion të thellë, shkruan The Indipendent.

Por ka më shumë. Këtë javë, Rusia mbylli gjithashtu shumicën e furnizimeve të saj me gaz natyror në Evropë, nëpërmjet tubacionit Nordstream 1, si pjesë e mirëmbajtjes rutinë të planifikuar. Supozohet se do të jetë vetëm për një periudhë të shkurtër, por qeveria gjermane është e shqetësuar se Rusia mund ta mbyllë plotësisht rubinetin.

Putini ka filluar gjithashtu të shkurtojë dërgesat e gazit në Evropë gjatë muajve të fundit, duke i rritur çmimet vazhdimisht.

Rusia ka fituar miliarda dollarë në pagesa shtesë të naftës dhe gazit falë çmimeve më të larta që kur pushtoi Ukrainën. Çmimet e naftës dhe gazit përcaktohen ndërkombëtarisht dhe në këtë treg Rusia është një lojtar dominues.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë furnizime të shumta për veten e tyre, Evropa është ende thellësisht e varur nga Rusia.

Industria gjermane dhe italiane në veçanti do të dëmtohej nga kostot më të larta të energjisë dhe mijëra kompani thjesht do të shkatërroheshin. Miliona njerëz do të mbeten të papunë dhe faturat e tyre të energjisë do të rriten në nivele të paqëndrueshme. Miliona njerëz nuk do të ishin në gjendje të përballonin gatimin e ushqimit ose të drejtonin makina.

/e.d

Next Post
Detaje nga atentati në Fushë-Krujë/ Një prej viktima kushëriri i Ervis Martinajt, i dyshuar për vrasjen e…

Detaje nga atentati në Fushë-Krujë/ Një prej viktima kushëriri i Ervis Martinajt, i dyshuar për vrasjen e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In