• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë parashikon shpallja e “Venecias”-armik nga avokati i Ilir Metës?!

by Java News
03/11/2021 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Jordan Daci, një nga “yjet” e paneleve televizive, ku thirret si ekspert i ligjit, është edhe avokati i Shoqatës që kërkon të rrëzojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Që mbron direkt Ilir Metën dhe dekretin e e tij për të anuluar zgjedhjet vendore të para 2 viteve.

Pas daljes së bashku me Voltana Ademin, nga séance e Gjykatës Kushtetuese, juristi Daci, i cili prezantohet edhe si professor në mjaft panele televizive, i dha një goditje të fortë Komisionit të Venecias, opinionin e të cilit për zgjedhjet vendore, e cilësoi si “të pasaktë”.

“Zgjedhjet e 30 qershori nuk ishin në përputhje me parimet e Komisionit të Venecias. Ky opinion nuk është detyrues dhe as i saktë. Në paragrafin 47 e pranon. Në 28 e mohon”, tha dje juristi që sot është një nga më të referuarit në mediat vizive.

Në historinë 30 vjeçare të Shqipërisë, edhe pse ka pasur gjithmonë një politikë mjaft të polarizuar, konfliktuale e me mjaft përplasje, përgjithësisht, juristët e nivelit të lartë professional, kanë krijuar një traditë krejt ndryshe, të paktën kur ata thirreshin në media për të dhënë mend e ekspertizë ligjore. Flitet për juristë që në gjithë këto vite ishin ose hartuesit e legjislacionit bazik të vendit, apo edhe autoritete të gjyqësorit, e natyrisht akademikë të njohur të jurispridencës në katedrën e ligjit në Universitetin e Tiranës.

Bëhet fjalë për emra nga të gjitha palët politike: Aleks Luarasi, Kudret Çela, Rustem Gjata, Fehmi Abdiu, Aurela Anastasi, Maks Haxhija, Thimio Kondi, etj etj, janë vetëm disa emra që kanë marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës aktuale të Republikës. E që janë realisht konstitucionalistë.

Secili nga këta konstitucionalistë, pavarësisht qëndrimeve politike, kanë treguar se janë të kujdesshëm kur japin vlerësime të vulosura, ngaqë e dinë rëndësinë e përcaktimit juridik.

Një jurist tjetër i njohur, që është gjithashtu i njohur edhe mediatikisht është Sokol Hazizaj, i cili edhe pse nuk pranon ta quajnë, është një konstitucionalist de fakto.

Kjo pasi, duke pasur një përvojë të gjatë si deputet në Komisionin e Ligjeve, zv.ministër i Drejtësisë, apo edhe këshilltar në kryeministri, ka kaluar në duart e tij një pjesë të mirë të ligjeve të vendit.

Edhe Hazizaj, si Daci, nuk është politikisht me qeverinë e Edi Ramës, madje kritik i fortë i saj, si avokat ka përfaqësuar edhe çështje të rëndësishme publike siç është rasti i Adriatik Llallës.

Por kur vjen puna për të debatuar si jurist, është diçka tjetër, ka një kuadraturë të kujdeshshme e mundohet të jetë sa më i balancuar. Pra nuk bën politikë me ligjin. Një nga arsyet që juristët e mirë nuk kanë bërë karrierë publike në Shqipëri, është pikërisht se politikanët nuk e kanë dashur ligjin, jo vetëm që nuk e kanë respektuar, por e kanë shkelur rast pas rasti, duke e përdorur si llastik për interesa politike e personale.

Juristi i fundit i mirë në një rol të lart institucional është Spiro Peçi, këshilltar juridik i Presidentit Bamir Topi, një nga juristët më me përvojë e të mirë të vendit.

Kur këta jurist, qoftë edhe me profile të larta politike ishin mjaft të kujdeshshëm në prononcimet publike.

Kurse Daci, që natyrisht edhe si moshë edhe si përvojë nuk ka as çerekun e bagazhit të konstitucionalistëve tanë i jep të drejt vetes që të thotë se “Komisioni i Venecias ka bërë një opinion juridikisht të pasaktë”.

Natyrisht që avokati që mbron Metën në Kushtetuese, si përvojë punë përveç të qënit si avokat ka “professor” universitar në një mori shkollash të larta që kanë nxjerrë jurist pa fund e pa fre në këtë vend, e sot nuk i duhen askujt.

Komisioni i Venecias, i cilësuar edhe si Komisioni “Demokracia nëpërmjet Ligjit” i Këshillit të Europës u ngrit në 1990 për të ndihmuar vendet që dolën nga komunizmi me ekspertizë  ligjore.

Ja përbërja e Komisionit të Venecias:

Ugo Mifsud Bonnici (Profesor i së Drejtës dhe ish President i Maltës)

Jean-Claude Colliard (Kancelar i Universitetit Paris 1 – Panthéon-Sorbonne, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Francës)

Christoph Grabenwarter (Gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë)

Wolfgang Hoffmann-Riem (ish-anëtar i Gjyykatës Kushtetuiese të Gjermanisë)

Jan Erik Helgesen (Profesor i Universitetit të Oslos),

Hanna Suchocka (ish-ministër i Polonisë, Profesor  i Universitetit Adam Mickiewicz  të Poznań dhe kryetar i Departamentit Kushtetues)

Gret Haller (Lektor senior i Universitetit Johann Wolfgang Goethe të Gjermanisë dhe ish-President i Parliamentit të Zvicrës)

Klemen Jakliç (professor në Universitetin e Harvardit) Cármen Lúcia Antunes Rocha (Professor  në Universitetin Katolik të Minas Gerais, Gjyqtar i Gjykatës Federale Supreme të Brazilit)

Jeffrey Jowell (Profesor  dhe ish-dekan i University College London)

Philip Dimitrov (ish-ministër i Bullgarisë, anëtar i Gjykatës Kushtetuese)

Kaarlo Tuori (Profesor i Universitit të Helsinkit)

Pieter van Dijk (Kancelar i Shtetit, dhe ish-anëtar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut)

Jan Velaers (Profesor i Universitit të Antwerp)

Ja këto janë anëtarët e Komisionit të Venecias, me një fjalë ajka e juristëve të Europës dhe të botës, që Daci i quant ë pasaktë. Politikisht lepuri fle tjetër kund, pasi kërkohet që Komisioni i Venecias që e kanë thirrur papushim gjithë këto vite si alibi, të mos përdoret në gjykimin e shkarkimit të Ilir Metës. Pasi Venecia e ka dhënë vertiktin e saj, po Daci, “ylli” “juridik” i televizioneve shqiptare se pranon, se janë të paaftë…

Next Post
“Stinë e qetë”/ ISHP: Presim një verë pa shtim të numrit të rasteve me COVID

U infektua nga koronavirusi, humb jetën fëmija 3-vjeçar nga Berati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

July 7, 2026
Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

July 7, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

“Pas kësaj proteste, PD nuk do të ekzistojë më”, deputetja e PS: Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

July 7, 2026
Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

July 7, 2026
Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

July 7, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama nxjerr videon: Shumica e helmit të urrejtjes digjitale prodhohet nga Lindja, së shpejti edhe provat!

July 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

SPAK zbërthen rrjetin e drogës me lidhje nga Shqipëria në Gjermani, Turqi dhe Amerikën e Jugut, arrestohet ‘koka’ e grupit kriminal

July 7, 2026
“E motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë”/ Dokumentet nxjerrin në pah konfliktin e interesit të gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt

“E motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë”/ Dokumentet nxjerrin në pah konfliktin e interesit të gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt

July 7, 2026
VIDEO/ “Nuk mundet të shitet si Arlind Qori”, Buzhala për Pacollin: Njerëzit e tij u bënë organizatorë të protestës në Tiranë

VIDEO/ “Nuk mundet të shitet si Arlind Qori”, Buzhala për Pacollin: Njerëzit e tij u bënë organizatorë të protestës në Tiranë

July 7, 2026
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

“Bufat e kënetës dhe sorrat e inkubatorit do të bëjnë gjithmonë dëm”, Balla i përgjigjet Berishës pas mashtrimit për qumështin në Prishtinë

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In