Disa nga protestuesit e sotëm në mënyrë simbolike kanë vendosur kurora funerali me lule përpara kryeministrisë.
Në to shkruhej: “Ndjesë pastë, nga populli”, “Ngushëllimet tona”.
Ndërkohë të shumta ishin edhe parulla me mbishkrime të tjera kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Ndërkohe që protesta e sotme shkoi pa incidente, edhe pse nga ana e policisë ishin marrë masat për të parandaluar ndonjë të tillë. /b.d