• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë nuk i shkon Shqipërisë me konservatorizmin dhe përdorimi i lodhshëm

by Ben Andoni
26/12/2021 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse Berisha nuk do ta shpaloste papritmas në një nga foltoret e tij idenë e konservatorizmit dhe zhvendosjen e beftë të ideologjisë së Partisë të tij Demokratike nga e Djathta e Qendrës drejt saj, retorika do të mbetej në qerthullin e zakonshëm ku ai nakatos sëbashku Bashën me Ramën, kurse ky term ideologjik do të shfaqej ndonjëherë tek-tuk në diskutime intelektuale, kur foltarët duan të shmangin turmën. Por, sot të gjithë janë të bindur pas Berishës se PD-ja duhet të jetë konservatore dhe se ata do të punojnë për shtyllat e saj, ashtu si kuptohet prej tyre respekti i konservatorëve ndaj fesë, institucionit në përgjithësi dhe sidomos pronës, kuptohet shtuar edhe me kauzën e të përndjekurve. Veçse, këta të fundit, duket se nuk i honepsin shumë këto dallditë e PD-së dhe përdorjen nga PS-ja, ndaj mjaftohen duke pritur në mëngjes shpalljet e listave të shpërblimit apo ndonjë lajm nga shoqatat e tyre që mundohen t’u japin pak dinjitet.

Të jemi pak të ndershëm: a i shkon vallë konservatorizmi Shqipërisë? Dhe, pse hija dhe emri i madh i kësaj filozofie estetike, kulturore dhe filozofike është ende i huaj për ne? E para dhe më kryesoja është se: askush tek ne nuk përpiqet të ruajë institucionet tradicionale shoqërore dhe ne jemi në ndryshim dhe në zhbërje të vazhdueshme. E gjitha justifikohet nga politikanët kryesisht se: jemi ende në ndërtim e sipër të institucioneve dhe madje kemi ende përpara një tranzicion institucional, që me kërkesat duket se do shtyhet. Mbi të gjitha jemi larg standarteve të larta të edukimit të publikut tonë sa i përket qasjeve demokratike. Zgjedhjet na tregojnë hapur sesi e shesim votën për asgjë, fenomen që do të merrte një sugjerim direkt nga ana e OSBE/ODHIR në zgjedhjet e fundit… për edukimin e zgjedhësve!!!

Ideologu i të Djathtës, Scruton, në një nga kapitull të një libri të tij kushtuar Konservatorizmit e përshkruan ndryshe dhe shumë idealisht: “Konservatorizmi nuk ka të bëjë me korrektimin e natyrës njerëzore apo me formësimin e saj sipas konceptit të një zgjedhësi ideal racional. Kjo ideologji përpiqet të kuptojë si funksionon shoqëria dhe ta bëjë hapësirën e kërkuar për të, të punojë në mënyrë të suksesshme. Interesi është psikologjia e thellë e personit njerëzor”. Pak më poshtë, ai u jep një mësim të mirë që nga koha e tij edhe kësaj kuturisje të frikshme të PD-së, kur i referohet Hegelit: “Vetëdija dhe liria shfaqen prej përcjelljes nga vetja drejt tjetrit dhe si marrëdhëniet e konfliktit dhe dominimit tejkalohen nga pranimi i të drejtave dhe detyrave të dyanshme dhe si kështu individët arrijnë jo vetëm lirinë e veprimit por gjithashtu një sens të së vërtetës së tij dhe të tjetrit…”.

Po pse vallë nuk respektohet kjo gjë e tjetrit tek ne? Pse dy PD-të nuk e respektojnë njëra-tjetrën? Pse nuk e përçojnë idenë dhe të përmirësojnë formacionin e tyre? Kjo sepse institucioni tek ne është ende në formësimin e vet dhe shumica e politikanëve e kujtojnë partinë si një apendix, të projektit që ka si autor dhe zhvillues thjesht kryetarin e partisë. Këtë e shikon sesi Basha është ngulur te partia e vet pa bërë një Mea Culpa të vërtetë apo Berisha i kërkon me ngulm të largohet përmes një procedure që ngjan e rregullt, por që nuk certifikohet dot. Në konservatorizmin modern të kohës sonë, qeniet njerëzore i japin llogari njëri-tjetrit dhe e plotësojnë njëri-tjetrin. “Përfshihen në organizata me përgjegjësi të dyanshme dhe përmbushen si familje dhe në jetën e shoqërisë civile”, na vjen në ndihmë Scruton.

Për një pjesë të njerëzve kuptohet se konservatorizmi ka lidhje vetëm me elitën dhe ligjet. Por rasti i SHBA-ve na e ka hedhur deridiku poshtë. “Konservatorizmi deri vonë ishte mjaft i hapur për faktin se është i papajtueshëm me botën moderne. Kjo është e drejtë. Bota moderne është një vend i mirë dhe do të fitojë”, shkruan Philip E.Agre te “Çfarë është konservatorizmi?…”.

Dhe sërish Scruton: “Gjendja jonë nuk është thjesht homo economicus kërkimi në gjithçka i kënaqjes së dëshirave private. Ne jemi krijesa shtetformuese që bashkëpunojmë në kërkim të vlerave dhe ajo që ka interes për ne janë qëllimet jo mjetet e ekzistencës. E vërteta e konservatorizmit qëndron mbi këto mendime”, e mbyll ai.

Dhe, pse po e përdorin në këtë mënyrë ndërfutjen e konservatorizmit në Shqipëri? Kjo sepse elita e ashtuquajtur shqiptare do të sundojë me çdo mjet vullnetet e njerëzve të zakonshëm që duan ndryshim, e ku një pjesë e shoqërisë duke mbrujtur veti të klasave shoqërore që për hir të së vërtetës janë me ngritje të pamerituar vertikale, të kenë mundësi të sundojnë vazhdimisht.

Në fakt ajo që ndodhi me pronën në vend dhe mijëra të vrarët për të ka kohë që e hedh kauzën poshtë të konservatorizmit por e dëmton edhe më shumë atë që klasa politike shqiptare, në këtë rast e Djathta do ta mbajë si kauzë që e ka zgjidhur. Nga aty ka rrugëtuar gabuar kapitalizmi shqiptar dhe sot e kësaj dite mbivendosjet e pronave, tjetërsimet dhe vështirësitë e kanë bërë një nga thembrat e Akilit për zhvillimin tonë.

E nuk mbaron këtu, kur argumenti shkon për familjen. Kaosi i ligjeve në vend, mungesa e sistemeve të duhura sociale, tjetërsimi i energjive duke krijuar vakume papunësie dhe ikje masive, shtruar me vrasjet në familje dhe trajtimin e gruas ka bërë që familja shqiptare të jetë gjithnjë e më shumë e prekur. Në momentet kur e Djathta ka pasur pushtetin nuk arriti që ta shenjtërojë gruan dhe familjen, por e la në një kaos, ku rendin e vendoste varfëria.

PD-ja e Berishës bën sikur i harron këto ndërkohë që të gjitha energjitë janë për të hequr njeriun që i dedikojnë të gjithë këtë humbje. Lulzim Basha tashmë mbart të gjithë mllefin dhe padurimin e demokratëve bash ata që e zgjodhën me 80% të votave pak muaj më parë. Paradoksalisht, po të shikosh edhe ai vetë ka nisur të përdorë termat e konservatorizmit sepse aristokracia e re në parti e dikton fuqinë por edhe interesin, ndërkohë duke përdorur shumë populizëm. Rezultati i humbjes në të gjithë rrugëtimin e vet është te mënyra sesi ai ndërtoi institucionet dhe mënyrat sesi ato po shkërmoqen, ku paçka votimit tregojnë se shumë prej organizimeve nuk janë më vullnete dhe konform procedurave të duhura që rregullojnë sjelljet e tyre. Tashmë ke kryetar pas kryetarësh që akuzojnë strukturat e njëri-tjetrit dhe njerëz që mundohen t’u imponohen strukturave. Në një farë mënyre, kjo jo vetëm nuk është aspak konservatorizëm apo nga ai konservatorizëm që duhet të jetë flamur, por thjesht dominim dhe përdorim i njerëzve.

“Ky është një argument qendror konservator: liria është e pamundur nëse njerëzit e thjeshtë nuk e përvetësojnë dominimin aristokratik. Në të vërtetë, shumë teoricienë konservatorë deri në ditët e sotme kanë argumentuar se liria nuk është aspak e mundur. Pa dominimin e brendshëm të konservatorizmit, argumentohet se rendi shoqëror do të kërkonte dominimin e jashtëm të terrorit shtetëror”, shprehet Philip E.Agre te Çfarë është konservatorizmi?

Në fakt e Djathta alla Berishë nuk shkëputet dot nga gjuha e dhunës dhe më shumë se kaq nga ajo që proklamon për nderin e saj. Por Shqipëria jo vetëm se ka aristokracinë e saj reale, përveç atë që ka qenë e ngritur në forma, por ky kinse Konservatorizëm promovon qeveri që veprojnë në interes të kinse aristokracisë, ngritur më së shumti me beneficet e pushtetit.

Në kohën tonë, ideologët mendojnë se: Konservatorizmi ndryshon vazhdimisht, duke u përshtatur gjithmonë për të siguruar sasinë minimale të lirisë që kërkohet për të mbajtur së bashku një koalicion dominues në shoqëri. Por a është ky rasti i Shqipërisë? Janë kaq shumë handikapë, ndaj konservatorizmi është një ideologji utopike tek ne, përderisa ata që duan ta kultivojnë janë nga pjesa e shoqërisë që e kanë shemruar pa e njohur atë. Për më tepër vetë tradita është inferiore për shtetin dhe ideologjitë që ajo duhet të mbartë për të ardhmen e saj. (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
Policia “blindon” rrugët e Tiranës/ 16 shoferë të arrestuar gjatë fundjavës

Policia “blindon” rrugët e Tiranës/ 16 shoferë të arrestuar gjatë fundjavës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In