• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çfarë ndodhi pas vrasjes së Azem Hajdarit, kronologjia e ngjarjeve që tronditën vendin

by
14/09/2015 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

azemi-565x314SOT 14 SHTATOR/ Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij Besim Cera, nga Dibra. Për vrasjen e deputetit Hajdari u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme. Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës, telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë, si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vjet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për “armëmbajtje pa leje”. Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi se përse u ekzekutua Azem Hajdari. Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili u vra më pas gjatë një atentati të mirëorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm ishte Fatmir Meta. Ai u lirua nga salla e gjyqit. Të dënuarit pretendojnë se janë të pafajshëm për vrasjen e cilësuar si krimi i shekullit.

KRONOLOGJI/VRASJA E DEPUTETIT TE PD-së AZEM HAJDARI

 E diel 13 shtator 1998

Ora 00.30. Partia Demokratike jep konferencë shtypi. Berisha deklaron: “Azemin e vrau Nano dhe Sllobodani. Në atentatin e parë më kishte thënë: jam i lumtur që vdes për ty. E kishte fjalën për demokracinë”.

Ora 08.30. Ministria e Rendit vë në dispozicion të informacioneve të ngjarjes shumën 50-100 mijë USD.

Ora 10.00. Partia Demokratike jep konferencë për shtyp. Berisha deklaron: Brenda 24 orëve Nano të japë dorëheqjen. Kryetari i PD-së për Tiranën Vili Minarolli deklaron: të mbahen tre ditë zie. Në deklaratë thuhej se vrasjen e ka kryer shefi i Rendit të Tropojës Jaho Salihi që sipas PD-së ka qenë me katër makina policie. Vrasësi ka dalë nga makina me targë VL 06076

Ora 10.00. Ministri i Brendshëm Perikli Teta deklaron në TVSH: Një nga pistat e vrasjes është një nga versionet e PD-së që akuzon si autor të ngjarjes shefin e Rendit të Komisariatin e Tropojës Jaho Salihi. Ministria e Rendit shpall kërkimin për vrasësin. Teta deklaron se Salihi është paraqitur në punë në orën 07.15 të kësaj dite. Prezenca e toij konfirmohet nga i plofuqishmi i qeverisë në këtë rreth, Taulant Dedja.

Ora 10.10. Partia Demokratike jep konferencë për shtyp ndërsa një altropalant ishte instaluar jashtë selisë përpara së cilës kishte mijëra simpatizantë. Berisha: “Kemi të dhëna se zëdhënësi i kryeministrit Nano ka pagëzuar sot vrasësin në emër të Nanos. Vrasësi është Fatos Nano. Ai ka vetëm 24 orë kohë. Nëse nuk jep dorëheqjen ne nuk mund ti përmbajmë turmat”.

Ora 10.30. Pasi kanë dëgjuar Berishën, rreth 2 mijë militantë nisen për një marshim proteste përpara gpdinës së kryeministrisë. Tek Ministria e Rendit dështon përpjekja për të sulmuar këtë godinë. Megjithatë shkatërrohen të gjitha makinat e parkuara aty dhe në drejtim të xhamave janë hedhur sende të forta.

Ora 11.00. Qeveria nis mbledhjen e jashtëzakonshme për të diskutuar rrethanat e vrasjes dhe masat e marra pas ngjarjes, por në këtë moment sulmohet godina. Shkatërrohet dhe digjet zyrat e katit të parë. Tetë makina prapa godinës digjen. Mes tyre makina e Arben Imamit dhe makina me targë TR5191 A. Dhjetra të armatosur futen brenda. Nano dhe anëtarë të tjerë të qeverisë largohet nga dera e pasme.

Ora 11.20. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë i telefonin Berishës: Bëni durim deri në zbardhjen e enigmës.

Ora 11.30. Ambasada Amerikane në Tiranë nxjerr një deklaratë në të cilën thuhet se shqiptarët duhet të ruajnë qetësinë. “Vdekja e Hajdarit nuk duhet të shfrytëzohet”, thotë ambasadorja Marissa Lino.

Ora 11.30. Gjatë demonstrimit vritet me armë zjarri Skënder Kalenja, 59 vjeç, ish-sekretari i BK-së Tiranë. Plagoset komandanti i Gardës, Haki Liçaj dhe një vajzë 15 vjeçe.

Ora 16.00.-18.00. Zhvillohen homazhe në sheshin “Skënderbej” në arkivolin e Azem Hajdarit. Mijëra njerëz kalojnë në kortezh përpara arkivolit.

Ora 17.00. Mblidhet qeveria italiane. Kryeministri Romano Prodi: “Të ndalet dhuna në Shqipëri”.

Ora 17.40. Partitë e grupimit Bashkim për Demokraci me BK-në dhe PR-në, i kërkojnë Meidanit dorëheqjen e Nanos deri në orën 12.00. të së martës dhe më pas të krijohet një qeveri teknike.

Ora 18.00. Takohen ambasadorja amerikane Marisa Lino, ai italian Spatafora, Nano tek presidenti Meidani. Kryeministri Nano merr bekimin për të mos u larguar me dhunë.

443-765x510E HENE 14 shtator

Ora 10.00. Zyra e shtypit e kryeministrit njofton se të armatosurit që duan të destabilizojnë rendin, do të goditen.

Ora 11.00. Pas ceremonisë mortore turma nuk niset drejt Varrezave të Sharrës por drejt godinës së kryeministrisë. Berisha kthehet në seli.

Ora 11.45. Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e kryeministrisë. Godina braktiset. Sulmohet me armë e bomba.

Ora 12.00. Nga Garda dalin tanket por për pak minuta merren nga të armatosurit. Dikush në mes të turmës gënjen se Nano dha dorëheqjen. Turma ekzaltohet. Në krye të saj ishin Pjetër Arbnori, Ekrem Spahia, Leonard Demi dhe Emin Gjana.

Ora 13.00. Shkatërrohen plotësisht zyrat e kryeministrisë, një granatë hidhet në zyrën e kryeparlamentarit Skënder Gjinushi. Bastisen Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Kulturës.

Ora 14.00. Pushtohet RTVSH-ja. Rreth 200 të armatosur rrethojnë godinën, ndërsa kryetari i PLL-së Ekrem Spahia del në ekran duke u intervistuar nga Alfons Zeneli dhe regjizori Artur Bejzade. Merret peng drejtori Edi Mazi dhe drejtori i Radios Martin Leka.

Ora 14.10. Në Tiranë nisin vjedhjet dhe djegiet e dyqaneve në qëndër. Në TVSH spikeri thotë se po krijohen patrulla civile të armatosura për ruajtjen e pasurisë.

Ora 15.00. Dalin në rrugë policët e parë. Shefi i komisariatit numër 3 Neritan Nallbati, Arben Dashi, Ilir Bellovoda marrin situatën. RENEA merr tanket.

Ora 10.00. Ministri Teta jep ultimatumin për dorëzimin e TVSH-së. Rebelët dorëzohen. Teta deklaron: dështoi tentativa për grusht shteti.

Ora 20.00. Atentat ndaj Tetës në afërsi të hotel Dajtit, por shpëton për mrekulli. Rojet e tij vrasin njeriun që qëlloi me armë ndaj ministrit.

18 SHTATOR. Neritan Ceka deklaron në media: “Sali Berisha ka gisht në vrasje”.

31 SHTATOR. I plagosuri i atentatit Zenel Neza, përcillet në një spital të Turqisë për kurim.

9 SHTATOR. Në një intervistë në gazetën “Koha Jonë” nga shtëpia e tij Jaho Mulosmani deklaron: “Nuk e vrava unë Azemin. Kam qënë në shtëpi ditën e vrasjes”.

13 TETOR. Prokuroria e Tiranës nën drejtimin e kryeprokurores Dolores Velaj harton listat e deklaruesve. Në selinë e PD-së mbërrin kërkesa për të dëshmuar rreth vrasjes.

30 TETOR. Kërkesa e dytë për Berishën, Minarollin, Boden, Pollon, por ata nuk pranojnë të dëshmojnë.

30 NENTOR. Walter Wangberg, prokuror i Distriktit të Bergenit në Norvegji atashohet pranë grupit hetimor shqiptar për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Daan Everts negocioi për emërimin e tij nga ana e këtij organizimi.

1 DHJETOR 1998. Prokurori Wangberg deklaron: “Besoj se çështja do të zbardhet”.

JANAR 1999. Disa juristë të Partisë Demokratike hartojnë një projekt-ligj për hetimin e çështjes. Sipas tyre kryetari i grupit hetimor duhet të caktohet nga ata dhe Prokuroria e Përgjithshme të përjashtohet nga kontrolli. Projekt-ligji kundërshtohet nga kryeprokurori Arben Rakipi, Drejtori i Hetimeve Agim Tirana dhe kryeprokurorja e Tiranës Dolores Velaj.

SHKURT 1999. Caktohet grupi i ri hetimor nga kryeprokurori Rakipi. Kryetar emërohet prokurori Haxhi Giu, anëtarë Artur Selmani, prokuror, Arqile Koço, prokuror dhe Shkëlqim Hajdari, oficer i Policisë Gjyqësore në prokurori.

13 MAJ 1999. Wangberg deklaron pas pyetjes së “Koha Jonë” kaq e komplikuar është kjo çështje për ju zoti prokuror. “E komplikuar nuk është çështja por drejtësia shqiptare” tha ai.

19 MAJ 1999. Për 14 orë me radhë merret në pyetje ministri i Rendit Perikli Teta: kam marrë masa për kapjen e autorëve.

KORRIK 1999. Berisha pas takimit me ambasadorin amerikan Robert Frowick deklaroi se SHBA do të ndihmonte në hetimin dhe zbardhjen e çështjes.

20 QERSHOR 1999. Largohet nga Shqipëria prokurori norvegjez Wangberg. Në vend të tij emërohet prokurorja e Oslos në Norvegji Siri Frigaard dhe prokurori suedez Christer Karphamar. Sipas burimeve Siri e kishte rrogën 30 mijë dollarë në muaj.

10 SHTATOR 1999. U dërgohet përsëri fletë-thirrje për dëshmi në prokurori Berishës, Pollos, Minarollit, Cikulit, Milos, por ata nuk paraqiten.

2 TETOR 1999. Suedezi Karphamar largohet nga Shqipëria për të punuar në organizmat ndërkombëtarë në Kosovë.

15 Dhjetor 1999. Prokurorët nxjerrin urdhër arresti për Jaho Mulosmanin.

27 QERSHOR 2000. Prokurorët deklarojnë se deri atë ditë kishin marrë në pyetje 150 vetë. Rakipi në konferencë për shtyp: Shumë shpejt do të publikohen vrasësit. Prokurorët e grupit nxjerrin një deklaratë: Kemi bërë ngritje akuzash dhe lëshuar urdhër-arrestesh. Shpresojmë që policia të bëjë ekzekutimet.

27 DHJETOR 2000. Prokurororët e grupit marrin në pyetje në zyrën e tij kryeministrin Ilir Meta. Kishte deklaruar për median: “të gjenden vrasësit e vrasësve”. Por, në shpjegimet e tij Meta ka thënë se i ishte referuar deklaratave të PD-së.

30 SHTATOR 2000. Siri Frigaard largohet nga Shqipëria pas 200 ditësh ose 16 muajsh punë hetimore. Cilësohet si truri i të gjithë veprimeve hetimore të çështjes. Në vend të saj emërohet norvegjezja tjetër Randi Gabrielsen dikur me punë zëvendëse e Wangbergut. Dosja hetimore është 1 metër e lartë në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Kasaforta në të cilën ruhej ishte që nga koha e Zogut. Siri shprehet se kishte takuar Berishën, porse ai i kishte thënë se nuk kishte besim tek drejtësia.

Shkurt 2001. Arrestohen më urdhër arrestit të grupit të prokurorëve Ismet dhe Isamedin Haxhia dhe Fatmir Meta, të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Azem Hajdarit

6 MAJ 2001. Forcat e RENEA-s arrestojnë në Tropojë Jaho Sali Mulosmanin, 24 vjeç i akuzuar nga prokuroria si autor i vrasjes së Azem Hajdarit. Ai ishte duke shkuar në shtëpinë e vjehrrit kur një skuadër e repartit special e arreston. Menjëherë transferohet në burgun 313-të në Tiranë me kapuç në kokë.

Maj 2001. Nis në Gjykatën e Tiranës procesi i gjykimit të vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Kryetari i trupit gjykues Arben Micko

Next Post

Rama: Pas tre vitesh të gjitha klasat do të jenë dixhitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In