Administratori i një ekipi futbolli të Superligës është proceduar penalisht nga policia, pasi ka lejuar në fanellat e ekipit një reklamë bastesh sportive.
Nga të dhënat mësohet se i proceduari është i identifikuar ne inicialet G. V., 30 vjec, banues ne Krujë. Logoja e pa ligjshme në fanellën e lojëtarëve është konstatuar gjatë ndeshjes së superligës që u luajtë në stadiumin “Selman Stermasi”.
Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Fubollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.
E.Xh./










