• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Çfarë ndodhi në Mitrovicë? PDK kërkon rivotim, LVV ndëshkimin e kryeprokurorit

by E S
11/11/2025 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar rivotim në komunën e Mitrovicës së Jugut pas ka ngritur dyshime për manipulime me vota. Në balotazhin e së dielës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci doli fitues përball kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri.

Partia Demorkatike pretendon se në Mitrovicë pati “tren bullgar”, një fenomen i manipulimit të votave, në favor të kandidatit të Vetëvendosjes.

Përparim Gruda i PDK deklaroi: “Fletëvotimet me një numër serik të caktuar që i takonin një klase janë gjetur në klasën tjetër, madje edhe në qendra të tjera të votimit pra, ka pasur bartje të një fletëvotimi nga një klasë në klasën tjetër dhe nga një shkollë në shkollën tjetër”.

Këto parregullsi sipas PDK-së janë evidentuar në shkollën “Abdullah Shabani”, “Ismail Qemali”, “Migjeni” dhe në Universitetin “Isa Boletini” që kanë shërbyer si qendra votimi të dielën.

“Ne kërkojmë që Mitrovica të shkojë menjëherë në rivotim sepse janë disa qendra të mëdha në të cilat janë vërejtur parregullsi. Kërkesa jonë për rivotim në Mitrovicë do të paraqitet edhe si ankesë pranë Panelit Zgjehdor për Ankesa dhe Parashtresa”, theksoi Gruda.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve reagoi duke thënë se integriteti i procesit nuk mund të dëmtohet pasi bëhet fjalë për një gabim teknik gjatë shtypjes së fletëvotimeve.

Kompania sllovene “Cetis”, që ka shtypur fletëvotimet, pranoi përgjegjësinë duke thënë se problemi ishte tek një nga katër pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit: “Procesi ynë i prodhimit dhe kontrollit të cilësisë së fletëvotimeve kërkon verifikimin e numrit serik në çdo deng prej 50 fletëvotimesh. Çdo deng përfshin një kod QR për të siguruar që çdo qendër votimi të marrë sasinë dhe përmbajtjen e saktë të fletëvotimeve sipas planit të shpërndarjes. Përveç numrit serik, çdo fletëvotim përmban edhe numrin e qendrës së votimit. Këta dy elementë – numri serik (kodi QR) dhe numri i qendrës së votimit – shtypen nga pllaka të veçanta ngjyre të pozicionuara në vende të ndryshme në fletëvotimin”.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës pezulloi numërimin e votave për një periudhë 14 orëshe.

Fillimisht rasti i ishte caktuar prokurorit Shpëtim Peci, meqë ishte prokuror kujdestar në ditën e votimit. Ndaj tij pati ankesa se ishte i afërm i Faton Pecit, kanidatit fitues të se dielës.

Rasti më pas u mor nga kryeprokurori i Mitrovicës, Njazi Gashi.

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi zyrtarisht nga Prokurori i Shtetit që Rexha të përjashtohet nga ky rast meqë ka konflikt interesi por edhe të merren masa disiplinore meqë nuk dha arsyetim për largimin e prokurorit Peci nga rasti.

Sipas Vetëvendosjes, kryeprokurori i Mitrovicës, që urdhëroi ndërprerjen e numërimit, është bashkëshorti i Nafije Rexha, kandidate për këshilltare komunale nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 12 tetorit.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njoftoi në orët e pasdites se prokurori tjetër i saj Sahit Tmava, ishte caktuar përgjegjës për rastin e fletëvotimeve.

Next Post
Kualifikueset e Kupës së Botës, Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore në Spanjë para ndeshjes me Andorrën

Kualifikueset e Kupës së Botës, Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore në Spanjë para ndeshjes me Andorrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In