• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë ndodhi në Bulqizë? Më shumë se 65 banorë të helmuar përgjatë 2 ditëve

by A R
08/07/2024 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në harkun kohor të 48 orëve kanë marrë ndihmë mjekësore më shumë se 65 persona me simptoma helmimi në Bulqizë, të cilët janë rikthyer në shtëpitë e tyre pas mjekimit.

Korrespondenti i Klan News, Neki Feta, raporton se pacientët vijnë me të vjella dhe diarre nga disa fshatra dhe nga lagjjja e re e Bulqizës.

Mjeku Shahin Kraja e hedh poshtë idenë që helmimi mund të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm pasi thotë se rastet që vijnë për të marrë mjekim janë nga fshatra të ndyshëm të Bulqizës.

Mjeku Shahin Kaja: Sot kanë filluar prapë rastet me të vjella, me temperatura, por kjo nuk lidhet me ujin e pijshëm. Ky është faktor viral pasi rastet janë sporadike, jo të centalizuara në një vend. Nuk kanë lidhje me ujin, përjashtohet. Shkaku deri më tani, një shkak viral sepse nuk ka pasur raste festive që të kenë qenë të grupuar, janë raste sporadike të veçanta. Deri më tani që po flasim, është rasti i nëntë. Nuk dihet se nga ka ardhur, vetëm nga uji jo.

Për mediat ka folur dhe prefekti Nexhbedin Shehu, i cili ka thënë se rasti është nën hetim të autoriteteve.

Prefekti Nexhbedin Shehu: Paraprakisht, analizat që ka bërë shërbimi parësor, analizat e ujit dalin të mira meqenëse mendimi parë na shkon tek uji. Ka gjeografi jashtë Bulqizës, ka edhe në fshatrat përreth, ka Shupenza, ka Gjorica, ka Fushë-Bulqiza. Është në hetim dhe po presim rezultatin e analizave. Mjekët e përjashtojnë deri diku meqenëse ka edhe gjeografi të zgjeruar.

Pritet të dalin rezultatet e analizave që të përcaktohet shkaku i saktë se nga vjen helmimi, ndërsa vijon situata problematike me pacientët që shfaqen me shenja helmimi në spitalin e Bulqizës.

/a.r

Next Post
Të panjohurat e operacionit nazist që dogji dhe masakroi Borovën, më 6 e 7 korrik 1943

Të panjohurat e operacionit nazist që dogji dhe masakroi Borovën, më 6 e 7 korrik 1943

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In