• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Çfarë ndodh pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE? Çfarë mund të bëjë tani Këshilli?

by Java News
15/12/2022 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova ka synuar që t’iu bashkohet organizatave perëndimore prej kur ka shpallur pavarësinë më 2008. Mirëpo shpërthimi i luftës së Rusisë në Ukrainë i ka dhënë zgjerimit të BE-së një shtytje të re. Pasi Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian këtë verë, dhe pas vendimit të njëjtë që është marrë për Bosnje-Hercegovinën ditë më parë, Kosova pati mbetur vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa aplikim zyrtar për anëtarësim.

Pse është i rëndësishëm ky aplikim?

Aplikimi i Kosovës përbën herën e parë që një shtet merr një nismë të tillë, pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Në fakt ky është një rast ligjor sui generis, me të cilin do të merret Brukseli.

Dhe nuk janë vetëm pesë shtetet mosnjohëse – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – që kanë mospajtimet e tyre. Vetë Bashkimi Evropian, si tërësi, nuk e njeh Kosovën si shtet sovran për shkak të pesëshes.

Blloku evropian i referohet këtij shteti vetëm si “Kosova”, me një fusnotë, që jep hollësi për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetëson BE-ja.

Në të thuhet: Ky simbol nuk paragjykon statusin dhe është në linjë me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, si dhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpallje të pavarësisë.

Ky fakt është i rëndësishëm sepse, sipas traktatit të BE-së, “secili shtet evropian” mund të aplikojë për anëtarësim në bllok. Këtu nuk ka vend për interpretim.

Çfarë do të ndodhë tani?

Pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dorëzojë aplikacionin në Pragë, zyrtarët çekë, për shkak se aktualisht udhëheqin Presidencën e BE-së, do të informojnë 26 vendet tjera anëtare për këtë vendim të Kosovës.

Diçka e tillë pritet të ndodhë javën e ardhshme në një takim që mbahet në nivel të ambasadorëve.

Mirëpo më pas do të jetë Suedia – e cila merr Presidencën e BE-së më 1 janar – që do të merret me këtë çështje.

Kjo nënkupton nisje të konsultimeve me kryeqytetet tjera të BE-së, sidomos ato mosnjohëse.

Ka indikacione që Këshilli do të marrë vendime se si të procedojë kur suedezët të kenë Presidencën e BE-së – për dy arsye.

Së pari, sepse Spanja – ndoshta vendi më kundër pavarësisë së Kosovës – do të jetë në krye të BE-së pas Suedisë, dhe me shumë mundësi ajo nuk do të ketë dëshirë të merret me këtë punë.

Kosova në BE “më 2050”? Vendimmarrësit më optimistë

Së dyti, më 2024 ka shumë mundësi që kjo çështje të fshihet nëpër sirtarë, për shkak të zgjedhjeve që mbahen atë vit në Parlamentin Evropian dhe më pas zgjidhet edhe përbërja e re e Komisionit dhe Këshillit Evropian.

Çfarë mund të bëjë tani Këshilli?

Ekzistojnë dy mundësi. Njëra është që Këshilli të kërkojë nga departamenti i tij ligjor për një mendim lidhur me këtë aplikim.

Duhet pasur parasysh se diçka e tillë merr kohë, prandaj ka shumë mundësi që aplikacioni t’i dërgohet Komisionit Evropian për të përgatitur ai një opinion ligjor në këtë temë.

Ky është hapi i parë dhe që zakonisht nuk diskutohet. Mirëpo ky rast është ndryshe.

Për të dërguar një aplikacion te Komisioni Evropian, fillimisht duhet arritur pajtueshmëri 27 vendet anëtare, por edhe këtu ekziston një mundësi për t’ia dalë.

Bashkësia politike evropiane si ndihmesë për procesin e zgjerimit

Fillimisht duhet bërë dallimin mes “unanimitetit” dhe “konsensusit”.

Në shikim të parë këto dy fjalë tingëllojnë si sinonime, mirëpo në sistemin e BE-së nuk janë të tilla.

E para nënkupton që të gjithë duhet të thonë po. E dyta nënkupton që nuk ka zëra kundërshtues. Kjo ofron mundësi që shtetet, sikurse Spanja, “të shikojnë në anën tjetër të ekranit” dhe të jenë pjesë e grupit, pa u pajtuar se Kosova është shtet sovran.

Çfarë ndodh më pas?

Nëse Komisioni Evropian angazhohet për të dalë me një opinion, atëherë ky trup duhet të veprojë ashtu.

Mirëpo përpilimi i raportit mund të marrë vite, pasi rasti është unik dhe i komplikuar.

Përgjatë kësaj hapësire kohore, ka mundësi që realiteti politik të ndryshojë në Evropë, përfshirë edhe qasjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

Çështja kyçe lidhet me dialogun e Kosovës me Serbinë.

Bisedimet janë duke u zhvilluar që një dekadë, me qëllim të normalizimit të “marrëdhënieve” në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Nuk është bërë shumë përparim në këtë drejtim viteve të fundit, ndonëse tani ekziston një propozim në tavolinë, që ndonëse nuk përmend njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, të paktën bën thirrje për njohje reciproke të simboleve kombëtare, siç janë pasaportat dhe ofrimi i mbështetjes ndaj njëra-tjetrës në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Ky propozim nuk shihet si marrëveshje finale në mes dy vendeve, por si rrugë drejt saj – dhe në të njëjtën kohë ofron vizionin më të mirë për të dyja shtetet që një ditë të bëhen anëtare të BE-së.

Çfarë opinioni mund të ketë Komisioni Evropian?

Këtu secili mund të japë vlerësimin e vet, mirëpo tri elemente janë në të mirë të Kosovës.

Ky vend veçse është konsideruar “kandidat potencial” nga BE-ja; blloku evropian e ka konfirmuar dhe rikonfirmuar disa herë qëndrimin që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, dhe për më shumë, Kosova e ka të nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me BE-në prej vitit 2015.

Rikonfirmohet perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Kjo marrëveshje në mes të Brukselit dhe Prishtinës mund të shërbejë si dëshmi për marrëveshjet e së ardhmes mes dy palëve. Mirëpo duhet pasur parasysh edhe disa gjëra.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim është “kompetencë e komunitetit”, që nënkupton se Komisioni nuk ka pasur nevojë për miratimin e të gjitha shteteve për ta miratuar atë, dhe meqë është kompetent tregtar, në opinionin ligjor është thënë se nëse BE-ja mund të nënshkruajë marrëveshje tregtare me entitetet sikurse Hong Kongu dhe Makau, atëherë mund ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Kosovën.

Prandaj, anëtarësimi në BE-së dhe harmonizimi i ligjeve e rregulloreve të një shteti me ato të bllokut është krejt diçka tjetër.

Prapëseprapë, ka shumë mundësi që Brukseli do të arrijë deri te një përfundim, dhe që shtetet ngurruese do ta pranojnë që, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit përbën “diversitet në njohje dhe unitet në angazhim”, ashtu që ky proces të përdoret si rrugë për të nisur procesin e anëtarësimit./REL

Next Post
IKMT tjetër aksion në bregdet, prishet pishina e ‘Kastratit’ në Golem (VIDEO)

IKMT tjetër aksion në bregdet, prishet pishina e 'Kastratit' në Golem (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britanikët rekord në shpërdorimin e ilaçeve! Brenda një viti hodhën në plehra 3400 tonë medikamente, do të mbushnin 75 pishina!

Britanikët rekord në shpërdorimin e ilaçeve! Brenda një viti hodhën në plehra 3400 tonë medikamente, do të mbushnin 75 pishina!

August 8, 2026
Mediat zbulojnë sekretet e kontratës së Salah te Trabzonspor, 30 mln euro pagë, shpenzime parukerie, për letër higjienike dhe…!

Mediat zbulojnë sekretet e kontratës së Salah te Trabzonspor, 30 mln euro pagë, shpenzime parukerie, për letër higjienike dhe…!

August 8, 2026
Broja kthehet të martën! Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar

Broja nuk e nis me këmbë të mbarë, Bërnli shpëton fal penalltive dhe kalon në raundin tjetër të Kupës!

August 8, 2026
Hamasi përsërit gatishmërinë për të zbatuar planin e SHBA-së për Gazën: Kushti i vetëm që Izraeli të zbatojë marrëveshjen!

Hamasi përsërit gatishmërinë për të zbatuar planin e SHBA-së për Gazën: Kushti i vetëm që Izraeli të zbatojë marrëveshjen!

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

EMRI/ Zbulohet identiteti i autorit të vrasjes së ushtarakut! E ndoqi dhe e qëlloi shokun me tek plumb “Kallashnikovi” nga pas shpine, ende në kërkim

August 8, 2026
Reali dështoi, Barcelona bën gati ofertën e radhës për Rodrin

Reali dështoi, Barcelona bën gati ofertën e radhës për Rodrin

August 8, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut Johan Zuko, hetimet e Policisë: Sherri ndodhi mes disa personave, përshkallëzoi në përdorim arme! Po ndjekim autorin

Vrasja e ushtarakut Johan Zuko, hetimet e Policisë: Sherri ndodhi mes disa personave, përshkallëzoi në përdorim arme! Po ndjekim autorin

August 8, 2026
“E ndoqi me armë në dorë dhe e vrau pranë shtëpisë”- Nëndrejtori i Policisë Korçë jep detajet e krimit: U konfliktuan në lagje, autori në kërkim, 3 të shoqëruar

“E ndoqi me armë në dorë dhe e vrau pranë shtëpisë”- Nëndrejtori i Policisë Korçë jep detajet e krimit: U konfliktuan në lagje, autori në kërkim, 3 të shoqëruar

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

Ushtaraku dhe autori u konfliktuan para vrasjes, viktimës iu gjet në dorë edhe një thikë! Dyshohet se sherri vijonte prej ditësh

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com