• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë ndodh nëse LSI e PD bëhen bashkë? Veliaj: Sabotimi i qytetit vetëvrasje, jo largime politike nga puna

by Java News
04/07/2017 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në “News24”, ka hedhur poshtë mundësinë e lëvizjeve politike ne Bashki, duke nenkptuar se nuk do kete levizje te perfaqesuesve te LSI dhe PDIU.

Sipas Veliajt, administrata e Bashkisë nuk është njësoj si tepsia e qeverisë. “Unë e kam diskutuar edhe me Ramën. I kam thënë se unë njeri nga puna nuk heq se është i LSI-së”, tha Veliaj.

Veliaj u shpreh se punësimet në Bashki janë bërë sipas meritës dhe konkurseve, dhe me rëndësi për të është mbarëvajtja e punëve në kryeqytet.

I pyetur për 4 nënkryetarët e Bashkisë, Veliaj tha se në institucionin që ai drejton ka punë për secilin prej tyre. Sa i takon përkatësive politike të tyre, Veliaj tha se “Një makine nuk i sheh targën, por motorin”.

“Në bashki të Tiranës nuk janë punësuar njerëz sipas bindjeve politike. Edhe gjatë kohës së fushatës, u kam thënë që në orarin pas pune, mund të bëjnë ç’të duan. Ndërsa më parë kishte drejtorë çerdhesh e kopshtesh me 8-vjeçare, unë këtë nuk e kam lejuar. As të menaxhoj varrezat nuk lë njeri me 8-vjeçare. Në këtë sens kam zbatuar ligjin. Unë nuk mund të lejoj drejtues pa shkollë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur sot edhe për bashkimin e mundshëm të votave në Këshillin Bashkiak mes PD-së dhe LSI-së.

“Pres që qyteti të qeveriset i qetë. Nuk do gjeneroj asnjë debat politik. Qëllimi im dhe ideja ime është që të vazhdoj të ruaj në këshillin bashkiak një harmoni sa më të madhe, një konsensus sa më të gjerë. Ka një sens njerëzillëku kur vjen puna për qytetin. Janë gjëra që kur ne mbarojmë një çerdhe apo një kopsht apo një kënd lojërash ne nuk vëmë një tabelë vetëm për fëmijët e socialistëve. Unë do bëj çdo gjë që kam në dorë të ushqej frymën e konsensusit”, tha Veliaj.

I pyetur se si do vepronte nëse LSI dhe PD bashkojnë votat Veliaj tha se do ishte vetëvrasje për to.

“Nuk besoj se ka parti politike që do bënte këtë vetëvrasje, të sabotonte qytetin e vetë. Sapo e pamë në këto zgjedhje, dy partitë që ndihmuan qytetin, PS-LSI, të dyja përformuan shumë mirë në qytet. Nga eksperiencat që kemi parë, partitë që janë sjellë mirë janë shpërblyer nga qyteti, partitë që janë sjellë keq, qyteti është sjellë keq. Për sa kohë që ne pamë që partitë që vandalizojnë qytetin dënohen me vota, në fakt unë pres të kundërtën që edhe PD që u dënua nga qytet më rëndë se kurrë më parë të ndërrojë mendje”, tha Veliaj.

Veliaj ka folur për aleancat e ardhme të Partisë Socialiste. Pyetjes së gazetares Ebi Vasili nëse mund të kishte një koalicion të madh në shtator mes PS dhe PD, Veliaj tha se nuk e besonte të ndodhte një gjë e tillë.

“E dyshoj shumë. Nëse populli do na kishte dhënë një mesazh që ne duhet të kërkonim një mbështetje ndoshta do ta kishim një të tillë, por populli na dha një mesazh të qartë për të ndëshkuar ata që flinin gjumë. Madje ata i goditi edhe më keq. Nëse një parti nuk do të kishte humbur 200 mijë vota dhe që tani nuk di ku është me kunetër dhe familjarë…” – tha Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës u pyet edhe për bashkëpunimin me LSI-në dhe për shanset e një afrimi mes dy partive të majta.

“Unë shoh që për vendime të mëdha, e shoh gjithmonë të mundur bashkëpunimin. Kurrë mos thuaj kurrë. Unë jam gjithmonë optimist nga natyra. Në fushatë e kemi kaluar pak cakun, por është koha të shohim përpara” – tha Veliaj.

Veliaj tha se kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do t’i duhen 12 vite për të ardhur në pushtet. Kryebashkiaku tha  se për shkak të situatës në PD, kreu i kësaj partie e ka të vështirë të vijë në pushtet.

“PD po menaxhohet si biznes familjar. Mendoj se mund të dalin forca të tjera për opozitë. Kështu si është situata në PD do t’i duhet 12 vite për të ardhur në pushtet”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Erion Veliaj ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, ku Partia Socialiste, përfaqësues i të cilës është, mori 18 mandate deputetësh. Sipas Veliajt, këto zgjedhje ishin një referendum për të dhe vlerësim për punën që është bërë.

a.ç

Next Post
Njihuni me kafen që ju lë 3 ditë pa gjumë

Njihuni me kafen që ju lë 3 ditë pa gjumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kandidatët e “Rithemelimit” për 6 marsin/ PD: Nuk na përfaqësojnë. Mashtrimi i radhës i Berishës!

Deklarata për spastrimin etnik në Kosovë / PD kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe

July 14, 2026
Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

July 14, 2026
Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

July 14, 2026
Rinovimi i kupolës drejtuese/ Murrizi i del kundër Berishës: Mos i mbani emrat sekret, PD nuk drejtohet me porosi e SMS

Rinovimi i kupolës drejtuese/ Murrizi i del kundër Berishës: Mos i mbani emrat sekret, PD nuk drejtohet me porosi e SMS

July 14, 2026
“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Spiropali shpërthen ndaj ministres serbe: Nuk është mendim politik, është barbarizëm verbal!

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Spiropali shpërthen ndaj ministres serbe: Nuk është mendim politik, është barbarizëm verbal!

July 14, 2026
Rama ndan të tjera pamje nga Parisi, paradë madhështore me rastin e 14 korrikut

Rama ndan të tjera pamje nga Parisi, paradë madhështore me rastin e 14 korrikut

July 14, 2026
Jordania rrëzon katër raketa iraniane, përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme

Jordania rrëzon katër raketa iraniane, përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme

July 14, 2026
Vrasja e Edmond Sulës në Bërxullë, hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

Vrasja e Edmond Sulës në Bërxullë, hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

July 14, 2026
“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

BE i jep dritën jeshile Shqipërisë, ekspertët: Tani nisin kapitujt më të vështirë të anëtarësimit

July 14, 2026
Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu pas dy helmimeve, ushqimi përgatitet në mensë

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu pas dy helmimeve, ushqimi përgatitet në mensë

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In