• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë ndodh në ditën e zgjedhjeve? Celibashi: Hapja e qendrave të votimit, një makth i vërtetë

by E S
10/05/2025 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 ka folur mbi atmosferën para zgjedhjeve të 11 majit, duke ndarë sfidat organizative, emocionet e stafit të KQZ-së në ditën e votimit dhe një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Celibashi e përshkroi hapjen e qendrave të votimit si “momentin më stresues” për të dhe ekipin e tij. “Ora 6 deri në 8 të mëngjesit është një makth. Raportime për mungesa komisionerësh, pengesa teknike, situata që për një çast të krijojnë ndjesinë sikur po përgatitemi për luftë,” tha ai, duke shtuar se pas orës 8 situata normalizohet dhe rrjedha e procesit bëhet më e qartë.

KQZ, sipas tij, ka ngritur platforma të dedikuara komunikimi me komisionerët dhe monitoruesit për të marrë informacion në kohë reale dhe për të përballuar sfidat e minutës së fundit. Në disa raste janë evidentuar edhe probleme të vogla me infrastrukturën teknike në ambientet e votimit, si mungesa e prizave apo pajisjeve elektrike, por Celibashi siguroi se këto janë të izoluara dhe të menaxhueshme.

Celibashi: Hapja e qendrave të votimit është momenti më stresues për mua dhe stafin e KQZ. Ora 6 e mëngjesit deri nga ora 8 kur qartëzohen gjërat është një makth i vërtetë sepse vijnë raportime dhe mesazhe, jo po mungesa, jo po mungesa paraqitjeje, të krijohet ideja sikur po përgatitemi për luftë, por gjërat pastaj qartëzohen.

Unë qëndroj në zyrë në këto momente. Kemi disa platforma komunikimi me komisionerët në KZAZ dhe monitoruesit për të marrë informacion në kohë reale. Përmes tyre kemi synim të marrim informacion edhe një ditë para zgjedhjeve për të pasur një panoramë të qartë. Diku diku kemi ndonjë problem në lidhje me mungesën e energjisë elektrike, jo se mungon furnizimi, por ambienti ku zhvillohet votimi i mungon priza apo një element tjetër teknik. Kemi 4-5 raste të tilla.

Në mesazhin drejtuar votuesve, ai bëri një thirrje të qartë për pjesëmarrje: “Qytetarët duhet të dalin të votojnë, sepse vetëm kështu do përmbushin interesin e tyre për mënyrën se si duan të qeverisen.” Ai theksoi se KQZ ka ndërtuar një proces që garanton fshehtësinë e votës dhe i inkurajoi të gjithë që të kenë besim te sistemi.

Celibashi shtoi gjithashtu se pret një pjesëmarrje më të lartë se në zgjedhjet e kaluara, ndërsa votoja e diasporës pritet të ketë një ndikim të ndjeshëm në rezultatin përfundimtar.

Celibashi: Do të duhet që të dalin në votime sepse vetëm kështu nesër kur të shohin qeverisjen e ardhshme do përmbushin interesin e tyre se cila duhet të jetë qeverisja që ata duan. KQZ ka përgatitur një proces zgjedhor që garanton fshehtësinë e votës. Shpresoj të jetë një përqindje më e lartë e votuesve dhe besoj se vota e diasporës do ketë impakt në këto zgjedhje.

Next Post
“Giro d’Italia” në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

“Giro d’Italia” në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In