• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë ndodh me Berishën tani?

by Java News
28/10/2023 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Brixhilda Xhuraj

“Kategorikisht, nuk do të paraqitem kurrë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)!”

Ky është qëndrimi i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ndaj të cilit Gjykata ka konfirmuar masën e “detyrimit të paraqitjes” pasi akuzohet për korrupsion pasiv sa i takon çështjes së ngritur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha u shpreh se, nuk e njeh këtë vendim dhe gjithë çështjen kundër tij e quan anti-kushtetuese dhe jo në përputhje me ligjin.
Ama pavarësisht këtyre deklaratave të lëshuara nga Berisha, Gjykata thekson se, “urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Avokati, Rezart Kthupi, mendon se nga ana formale sot kemi një vendim të Gjykatës, i cili është i detyrueshëm për tu zbatuar.

Ai në një prononcim për Albanian Post (AP) sa i takon çështjes shprehet se, konsideratat personale lidhur me kushtetutshmërinë e vendimeve të Gjykatave nuk kanë vlerë juridike.

Por, çfarë ndodh nëse Berisha nuk paraqitet?

Refuzimi i Berishës për tu përballur me drejtësinë nisi që kur oficerët e krimit ekonomik u dërguan në selinë blu për t’i dhënë vendimin e SPAK.

Berisha nuk pranoi t’i takonte.

Më pas ata u dërguan në shtëpinë e tij, dhe ish-kryeministri refuzoi dy herë të paraqitej në Gjykatë.

Por këtë herë nëse ai nuk paraqitet, Kthupi thotë se, duke vlerësuar se masa e kufizimit të dhënë nuk po jep efektin e kërkuar Prokuroria – shkaku për të cilin është dhënë masa ka lidhje me dy elementë: mos pengimin e hetimeve dhe pamundësinë e largimit të shtetasit nga vendi – duhet të kërkojë një masë sigurimi më të rëndë.

Eksperti i drejtësisë gjykon se në këtë skenar të mundshëm mund të kërkohet masa e sigurimit: “Arrest në shtëpi”.

Por ama, për këtë lloj mase SPAK duhet t’i drejtohet për autorizim Kuvendit.

“Kjo pasi jemi në rastin e heqjes se lirisë që mbrohet nga neni 73 i Kushtetutës”, thotë Kthupi.

Ky nen ka shërbyer si një “alibi debati” për Berishën, i cili thotë se nuk e shkel Kushtetutën.

Për këtë juristi, Kreshnik Spahiu, shpjegoi për AP-në se për Berishën, masa e detyrimit për paraqitje nuk parashikohet nga neni 288 i Kodit Procedurës Penale si masë që duhet kërkuar autorizim.

Ama një masë tjetër do të kërkojë miratimin e Kuvendit.

Por diçka është e sigurtë, me Berishën ka të papritura – siç është gjyqi “imagjinar” deri më tani kundër Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për ta shpallur non grata.

Next Post
Rruga e hapur e PD për t’u rikthyer në pushtet

Vendi i betejës është gjykata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com