• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë mund të ndryshojë me fitoren e Biden në marrëdhëniet SHBA-Rusi

by Ardit Rada
13/11/2020 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëdhëniet Amerikë-Rusi kanë qenë në një pikë të ulët gjatë katër viteve të fundit, kjo për shkak të dëmit afatgjatë që e ka zanafillën te akuzat e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Por me fitoren e parashikuar të zotit Joe Biden në garën e vitit 2020, debati në Rusi është përqendruar tani tek çështja nëse diçka do të ndryshojë në këto marrëdhënie.

Gjatë dy dekadave të fundit Presidenti rus Vladimir Putin ka parë disa presidentë amerikanë të vijnë e të ikin nga Shtëpia e Bardhë.

Janë dy tradita të ndryshme: nga njëra anë transferimi i pushtetit në SHBA dhe nga ana tjetër një pushtet i pandryshuar në duart e një njeriu në Kremlin.

Ashtu si paraardhësit e tij të fundit, Presidenti Trump u zgjodh me premtimin për të kapërcyer mosmarrëveshjet e shkuara dhe për marrëdhënie më të mira me Moskën, një model që në administratën e ardhshme Biden nuk ka gjasa të përsëritet, thonë ekspertët.

“Marrëdhëniet kanë marrë një rrugë kaq të vështirë saqë në thelb është e pamundur të flasësh për një fillim të ri në të ardhmen e afërt. Mendoj se në vend të një fillimi të ri ka ende vend për përkeqësim,” thotë Pavel Sharikov, studiues në institutin rus për Amerikën dhe Kanadanë

Pas armiqësisë qëndrojnë pasojat politike nga zgjedhjet e 2016s në SHBA.

Një hetim në SHBA akuzoi Rusinë se ndihmoi për zgjedhjen e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, akuza që si zoti Trump ashtu edhe Kremlini i mohojnë, por që kanë sjellë një seri sanksionesh amerikane kundër Moskës.

Tani, pas zgjedhjeve të 2020s, Presidenti Putin ende nuk e ka uruar zotin Biden për fitoren.

Zyrtarët e Kremlinit këmbëngulin se e bëjnë këtë në respekt të sfidave të tanishme ligjore për zgjedhjet, të paraqitura nga Presidenti Trump dhe dëshirës për të qëndruar larg grindjeve politike në Uashington, edhe pse në Rusi mediat shtetërore e kanë quajtur haptas fitoren e zotit Biden si të vjedhur.

Pavarësisht nga mëritë, disa vëzhgues të marrëdhënieve Amerikë-Rusi thonë se Kremlini mezi pret të punojë me administratën e ardhshme Biden për një çështje me rëndësi: kontrollin e armëve.

“Qëllimi kryesor është rinovimi i Traktatit të Ri START. Dhe më pas, kur ai të rinegociohet, ata janë të gatshëm për më shumë bisedime mbi stabilitetin strategjik”, thotë Alexander Chekov, analist në Institutit Shtetëror për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Moskë.

Traktati i ri START, i nënshkruar gjatë viteve të Presidentit Obama, zyrtarisht merr fund në muajin shkurt.

Kërkesat e administratës Trump për ndryshime në këtë traktat bllokuan bisedimet gjatë vitit të shkuar.

Zoti Biden ka thënë se është i gatshëm të punojë me Presidentin Putin për ta zgjatur marrëveshjen, shenjë që diplomatët rusë shpresojnë se mund të sjellë një ton të ri.

“Nëse në këtë fushë arrihet diçka pozitive, mendoj se kjo mund t’i japë një shtysë të mirë perspektivës së përgjithshme të marrëdhënieve tona. Sepse kjo është me shumë rëndësi,” thotë Viktor Mizin, negociator rus për armët.

Si nënpresident në Shtëpinë e Bardhë në kohën e Presidentit Obama, edhe zoti Biden ka qenë ndër ata që luajtën kartën e një fillimi të ri në marrëdhëniet me Rusinë.

“Një lajm shumë i mirë është se Presidenti dhe unë pajtohemi 100% mbi nevojën për të vendosur lidhje më të ngushta me Rusinë,” tha ai në atë kohë.

Së shpejti, zotit Biden do t’i duhet të vendosë se sa larg është i gatshëm të shkojë, këtë herë si President, në përpjekjet për të shmangur një garë të re të armëve bërthamore.

Ky është një synim që ai thotë se dëshiron të ndjekë, po ashtu siç thotë edhe udhëheqësi rus, pavarësisht nga mëritë e së kaluarës.

Next Post
Njihuni me Ramen Cepele, 17- vjeçari që hyri në historinë e Kombëtares shqiptare

Njihuni me Ramen Cepele, 17- vjeçari që hyri në historinë e Kombëtares shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In