• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë mund të kuptojmë nga ecuria e deritanishme e procesit të vaksinimit për sëmundjen Covid-19?

by Ilir Beqaj
24/01/2021 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj

U mbush një vit e bashkëjetesës me Covid 19. Deri më tani pasojat kanë qënë shumë të rënda. Jetësore, shëndetësore, ekonomike, sociale. Prej muajsh kemi krijuar pritshmëri të larta për vaksinimin. Duhet pranuar se kësaj here industria farmaceutike botërore arriti të bëjë në pak se 1 vit atë që zakonisht ishim mësuar se duheshin vite e vite. Prej disa javësh vaksinimi ka filluar të zbatohet në vende të ndryshme.

Disa vende, edhe pse në pak javë, ia kanë dalë të vaksinojnë një numur të konsiderueshëm banorësh të vendeve përkatëse. Spikasin Izrael, Mbretëri e Bashkuar, SHBA. Të tjera vende të zhvilluara kanë deklaruar se do t’u duhet i gjithë 2021 të vaksinojnë të gjithë popullsinë. Por kjo vlen për vaksinimin e parë. Nëse po pranohet se imuniteti prej vaksinës zgjat 6 muaj, si do të përshtatemi me nevojën për t’u rivaksinuar? Po me mutacionet si psh ky i radhës i shfaqur fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut dhe tashmë prezent në 50 vende të ndryshme të botës si do të përshtatemi?

Ka një lajm të mirë paraprak se zhvilluesit e vaksinave nuk e kanë të vështirë të përshtasin prodhimin e tyre ndaj mutacioneve por gjithmonë ka një dritare kohe nga evidentimi i mutacionit deri te prodhimi i vaksinës që e përfshin mutacionin e rradhës. Përgjithësisht, vendet, nën këshillimin e ekspertëve të shëndetit publik, e kanë filluar vaksinimin me moshat më të mëdha duke konsideruar që organizmi i tyre është më i brishtë dhe të moshuarit kanë edhe sëmundje jongjitëse bashkëshoqëruese.

Deri në 22 janar 2021, Izraeli ka ekzekutuar rreth 3,6 milionë doza vaksinash apo sa 40 % e popullsisë. Nuk do të thotë se është vaksinuar 40 % e popullsisë pasi duhet të ketë jo pak persona që kanë marrë dy doza. Vetëm në intervalin kohor nga 11 janar në 22 janar 2021, Izraeli ka ekzekutuar 1,6 milionë doza vaksine. Në të njëjtën periudhë 11 ditore, Izraeli ka 88 mijë raste të reja pozitive apo rreth 15 % të të gjithë rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në Izrael. Deri në 22 janar 2021, Mbretëria e Bashkuar ka ekzekutuar rreth 6,350,000 doza vaksinash apo sa 14 % e popullsisë. Nuk do të thotë se është vaksinuar 14 % e popullsisë pasi duhet të ketë jo pak persona që kanë marrë dy doza. Vetëm në intervalin kohor nga 11 janar në 22 janar 2021, Mbretëria e Bashkuar ka ekzekutuar 3,5 milionë doza vaksine. Në të njëjtën periudhë 11 ditore, Mbretëria e Bashkuar ka 500 mijë raste të reja pozitive apo rreth 14 % të të gjithë rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Deri në 22 janar 2021, SHBA kanë ekzekutuar rreth 19 milionë doza vaksinash apo sa 5,8 % e popullsisë. Nuk do të thotë se është vaksinuar 5,8 % e popullsisë pasi duhet të ketë jo pak persona që kanë marrë dy doza. Vetëm në intervalin kohor nga 11 janar në 22 janar 2021, SHBAtë kanë ekzekutuar 9,85 milionë doza vaksine. Në të njëjtën periudhë 11 ditore, SHBAtë kanë 2,33 milionë raste të reja pozitive apo rreth 9,2 % të të gjithë rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në SHBA.

Nga sa më sipër rezulton se në 11 ditët që ka ndodhur një vaksinim me ritëm të lartë ka edhe një numur rastesh të reja krahasimisht shumë të lartë. Sigurisht që jo menjëherë prej vaksinimit fitohen antitrupat. Nga dita e vaksinimit do të duhen disa ditë sa të fitohet imuniteti, qoftë 6 mujor. Për më tepër që imuniteti në nivele shumë të larta arrihet pas dozës së dytë të vaksinës e cila thuhet se duhet të merret dy javë pas së parës (vetëm Jonson&Jonson pritet të ofrojë vaksinim me vetëm një dozë).

Por dëshiroj të hap një parantezë lidhur me përparësitë e grupeve të ndryshme që do të vaksinohen. Përparësia është një funksion, sipas meje, me më shumë se një variabël. Një person me imunitet jo vetëm që mbron shëndetin e vet, por edhe nuk shërben si vektor përhapës i virusit. Një i moshuar mund të ketë shëndet më të brishtë, por është shumë më pak aktiv dhe për pasojë është më pak i rrezikshëm në përhapjen e virusit. Një tjetër element jo i parëndësishëm është edhe nevoja ekonomike e profesionistëve të caktuar për të vazhduar aktivitetin vetjak ekonomik qoftë si i punësuar, qoftë si i vetpunësuar.

Dikush që e ka të domosdoshme punën për të (mbi)jetuar duhet t’i jepet përparësia për t’u vaksinuar. Është më e lehtë të imponosh kufizime në lëvizje dhe jetë aktive për të moshuarit sesa për një nxënës/student apo një person në moshë pune. Vaksinimi ka një funksion të dyfishtë. Mbron shëndetin vetjak dhe ngadalëson përhapjen e virusit sepse ul numrin e personave që mund ta përhapin në njësinë e kohës. Edhe pse vaksinimi është tashmë një realitet, mesa duket do të duhet të bashkëjetojmë edhe ca kohë me dy gjëra që janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Përhapja e infeksionit dhe vaksinimi. Deri kur vaksinimi të mundë infeksionin plotësisht, do të duhet të bashkëjetojmë relativisht gjatë edhe me distancimin fizik edhe me mbajtjen e maskave.

Next Post
Hollanda ashpërson masat anti-COVID/ Lëvizje vetëm për nevojat bazike, udhëtarët duhet të kenë dy…

Hollanda ashpërson masat anti-COVID/ Lëvizje vetëm për nevojat bazike, udhëtarët duhet të kenë dy...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In