• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?

by Java News
16/07/2026 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e një ministreje të Qeverisë së Serbisë se do ta “spastronte etnikisht” Kosovën po të ishte në krye të shtetit më 1998, për vëzhguesit në Kosovë dhe në Serbi është pjesë e një modeli politik të Serbisë karshi Kosovës.

Ata kërkojnë që bashkësia ndërkombëtare të mos mjaftohet vetëm me reagime, por të ndërmarrë veprime konkrete ndaj Serbisë.

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë se as mediat, as shoqëria civile s’mund ta ndryshojnë gjuhën dhe qëndrimin e Serbisë karshi Kosovës.

Por, ai thekson se Bashkimi Evropian ka në duar instrumente, në kuadër të rrugës evropiane të Serbisë, për të parandaluar një retorikë të tillë.

“Mund t’i vendosë disa sanksione, do të thosha, në mënyrë që ta zvogëlojë këtë farë qëndrimi zyrtar të Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën, për stigmatizimin e shqiptarëve dhe moslejimin e realizmit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy shoqërive”, thotë ai.

Sipas Blakajt, instrumente të tilla veçse përfshihen në kapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE, “mirëpo, mund të jenë edhe më specifikë – tek e fundit, të bëjnë edhe një lloj presioni ndërkombëtar kur ndodhin këto fjalime nga zyrtarët serbë”.

Bashkimi Evropian, i cili e ka kushtëzuar përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit me normalizimin e marrëdhënieve, e dënoi deklaratën që ministrja serbe e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, bëri më 11 korrik në televizionin serb, Kurir.

Sipas BE-së, ajo “është në kundërshtim me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, përgjegjësisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”.

“Shiptari” e “të dalë nga mali”

Por, Paunoviç nuk është zyrtarja e vetme që ka bërë deklarata fyese apo nxitëse ndaj shqiptarëve.

Ana Bërnabiç, kur ishte kryeministre e Serbisë më 2019, tha se udhëheqësit e Kosovës ishin njerëz “të dalë nga mali” dhe “u bënë pjesë e elitës politike”.

Bërnabiç, më vonë si kryetare e Kuvendit, përdori edhe termin fyes “shiptari”, duke iu referuar mediave në Kosovë.

Ndonëse shqiptarët e quajnë veten “shqiptarë”, termi “shiptar” në gjuhën serbe konsiderohet fyes.

Forma neutrale dhe zyrtare është “Albanci”. Në vitin 2018, një gjykatë në Serbi konstatoi se përdorimi i termit “shiptar” përbën gjuhë të urrejtjes.

Megjithatë, këtë term e kanë përdorur në disa raste edhe zyrtarë të tjerë të lartë serbë, përfshirë Aleksandar Vullinin, i cili ndër vite ka mbajtur poste të rëndësishme në Qeverinë e Serbisë, si dhe ish-drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriç, aktualisht ministër i Jashtëm.

Objekt i ofendimeve kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të Kosovës.

Së voni, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e quajti kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, “fundërrinë terroriste”, ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, iu referua atij si “Hitleri i vogël”.

Kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiç, më 4 mars 2025, tregoi raportimet e mediave në Kosovë dhe përdori ndaj tyre terma ofendues

“Model politik”

Historiani serb, Sërgjan Millosheviç, thotë se qasja e pushtetit në Serbi ndaj shqiptarëve është karakterizuar prej dekadash nga retorika “degraduese, çnjerëzore dhe haptazi shoviniste”, e cila, sipas tij, i paraqet shqiptarët si një “kërcënim demografik dhe qytetërues”.

Ai thotë se rasti i Paunoviçit është pjesë e një modeli të kahershëm politik, ku shqiptarët nuk trajtohen si qytetarë të barabartë, por reduktohen në numra, natalitet dhe një kërcënim për serbët.

“Pas krimeve të kryera gjatë viteve ‘90, një gjuhë e tillë paraqet vazhdimin e një lloj ‘kontributi vullnetar’ të Serbisë zyrtare për pavarësinë e Kosovës, sepse konfirmon pikërisht politikën e poshtërimit dhe përjashtimit, e cila vazhdon ta shkatërrojë mundësinë e jetesës së përbashkët”, thotë ai.

Për Blakajn, kjo gjuhë tregon se elita politike në Serbi nuk është shkëputur asnjëherë nga politika që ka udhëhequr ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç – i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës – karshi Kosovës.

“Asnjëherë nuk kemi dëgjuar asnjë zyrtar të lartë serbë që ka shprehur keqardhje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve, që i ka pranuar viktimat, që ka folur për varrezat masive që janë gjetur në Serbi”, thotë Blakaj.

Ai paralajmëron se deklarata si ato të Paunoviçit, të cilat i cilëson si “luftënxitëse”, mund të shtyjnë individë ose grupe që, “kur të krijohen kushtet”, t’i shndërrojnë paragjykimet dhe stigmatizimin ndaj shqiptarëve në veprime konkrete.

Si shembull, ai përmend sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më 2023.

Reagimet në Kosovë dhe Serbi

Disa serbë të Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se deklarata të tilla janë “problematike dhe provokuese” dhe se, në fund, dëmtojnë vetë komunitetin serb që jeton në Kosovë.

Qeveria në detyrë e Kosovës, e cila e shpalli Paunoviçin person të padëshiruar, tha se Serbia nuk është distancuar asnjëherë nga politika e Millosheviçit.

Sipas saj, qëndrimet e tilla nuk janë thjesht deklarime, por “aspirata nga të cilat shteti zyrtar i Serbisë nuk ka hequr dorë”.

Presidenti serb, Vuçiç, tha se deklarata e Paunoviçit nuk pasqyron politikën zyrtare të Serbisë.

Vetë Paunoviç – nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, partisë së dikurshme të Millosheviçit – nuk i tërhoqi fjalët e saj, por tha se ato “janë nxjerrë jashtë kontekstit” dhe i kërkoi falje Vuçiçit dhe Qeverisë së Serbisë për reagimet që ka shkaktuar.

Gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa më shumë se 1.500 persona – shumica shqiptarë – vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Tribunali i Hagës konstatoi se udhëheqësit e Jugosllavisë së atëhershme dhe drejtuesit e aparatit të sigurisë ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, që synonte dëbimin me forcë të qindra mijëra shqiptarëve nga Kosova.

Për krime kundër shqiptarëve të Kosovës u dënuan disa zyrtarë të lartë politikë, policorë dhe ushtarakë serbë.

/Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Next Post
Projektligjet për bujqësinë kalojnë në Kuvend! Braçe voton ndryshe nga mazhoranca, opozita bojkoton seancën

Projektligjet për bujqësinë kalojnë në Kuvend! Braçe voton ndryshe nga mazhoranca, opozita bojkoton seancën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

July 16, 2026
Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

July 16, 2026
“Epsteini” ynë

Për të shqetësuarit nga “review”-t negative për Erebarën

July 16, 2026
Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

“Nuk do të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk e flet përçart!”, Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

July 16, 2026
Kandidatët e “Rithemelimit” për 6 marsin/ PD: Nuk na përfaqësojnë. Mashtrimi i radhës i Berishës!

Avokati komenton procesin e zgjedhjeve në PD: Nuk ka garë, ka vetëm emërime nga Berisha!

July 16, 2026
Plagosje, armë dhe hakmarrje në Shkodër, policia arreston autorët e dyshuar

Plagosje, armë dhe hakmarrje në Shkodër, policia arreston autorët e dyshuar

July 16, 2026
Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!

Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!

July 16, 2026
Pas vitesh debatesh, Franca miraton vdekjen e asistuar! Ja detajet nga ligji për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Pas vitesh debatesh, Franca miraton vdekjen e asistuar! Ja detajet nga ligji për pacientët me sëmundje të pashërueshme

July 16, 2026
Miratohet ligji i ri për librin, Gonxhja: Reformë që vendos leximin në qendër të politikave kulturore

Miratohet ligji i ri për librin, Gonxhja: Reformë që vendos leximin në qendër të politikave kulturore

July 16, 2026
Berisha si Guliveri, ngatëron me dashje “liliputët” me “gjigandët”

Berisha si Guliveri, ngatëron me dashje “liliputët” me “gjigandët”

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In