Çfarë moshe ka kjo femër?
E bukur, e tonifikuar dhe në një formë që do të bënte ziliqare çdo vajzë të re. Yasmina Rossi është 60 vjeçe. Modelja franceze ka lindur në Korsikë dhe e ka nisur këtë profesion në moshën kur shumë prej vajzave të pasarelave mendojnë të tërhiqen, pikërisht në të tridhjetat.
Kulmin e suksesit, ajo e ka arritur në moshën 45-vjeçare, kur është zhvendosur në Nju Jork. Sot ajo punon për marka të njohura si Macy’s, AT&T e Marks&Spencers.
Në një intervistë për Sunday Times, ajo thotë se sekreti i saj i bukurisë janë: skrab për fytyrën dhe hidratim, ushtrime fizike për trupin dhe patjetër një avokado në ditë.
Redaksia Java News/ f.g