• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Çfarë më tha Ronaldo’/ Uzuni rrëfehet pas golit ndaj Juves: Nuk fjeta gjumë

by Java News
26/11/2020 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A mund të flesh pasi i ke shënuar gol Juventusit në Champions…? A mund të flejë një djalosh shqiptar që ka sfiduar Ronaldon të cilin e ka idhull dhe në fund shkëmben edhe fanellën me të? A mund të flesh kur portieri i skuadrës sate të “tradhton” në sekondat e fundit dhe të heq mundësinë që goli yt të vlejë një pikë në Torino?

A mundet pra të flesh kur ke shënuar një gol historik edhe për klubet hungareze? Natyrisht që jo… Uzuni, në fakt, është ende duke shijuar ëndrrën e tij që e bëri realitet. “Ishte fantastike t’i shënoje Juventusit, – thotë mesfushori i Kombëtares për “Panorama Sport”. “Doja të fitonim, por ata kanë shumë cilësi. Festimi si Ronaldo? Nuk e kisha menduar, por nuk u përmbajta dot”, thotë 25-vjeçari që po bën historinë te Ferencvaroshi. Uzuni, shënuat ndaj Juventusit në Champions.

Çfarë ndjesie ishte për ju?

Çfarë t’ju them? Është ndjesi shumë e bukur pasi po rikthehem në formën time më të mirë. Po rigjej formën e mëparshme pasi qëndrova gjatë në shtëpi dhe pasi kalova “COVID”-in. Jam vërtet i lumturuar. Gjatë ndeshjes treguat besim dhe cilësi, si me veprimin ndaj Dibalës apo edhe në momente të tjera.

Çfarë menduat në ato momente kur përballë kishit lojtarë të klasit botëror?

E kisha të qartë para ndeshjes që do të luaja me lojtarë shumë të fortë. E dija dhe isha i vendosur me besim të plotë që pa nisur ndeshja se ishte një 90-minutësh të cilin do ta ndiqte e gjithë bota. Prandaj, do të më duhej të tregoja aftësitë e mia në çdo çast, pa menduar gjatë se kë do të kisha përballë në fushë.

Sa keq ju erdhi që nuk dolët me pikë me golin tuaj?

Normalisht që më vjen shumë keq. Më vjen keq për faktin se bëmë një ndeshje të mirë, sakrifikuam dhe u munduam të bënim gjithçka siç duhet dhe siç e kishim përgatitur. Sigurisht që do të isha akoma edhe më i lumtur që të merrnim pikë në Torino me golin tim…

Ka bërë xhiron e mediave botërore festimi juaj. Pse festuat në stilin e Ronaldos përballë tij?

Realisht nuk e mendoja atë festim, por gjithmonë e kam ndjekur Juventusin nga televizori. Dhe Ronaldo sa herë shënon, shkon te cepi i fushës… Në ato momente, menjëherë pas golit që shënova, m’u kujtua Ronaldo që shkonte atje dhe ishte thjesht mënyra… E ndjeva të bëja ashtu, pasi e kam përjetuar nga televizori shumë herë atë festim. Prandaj.

Nuk ishte diçka e menduar më parë ai festim?

Jo, ishte thjesht diçka e momentit.

Çfarë ju tha trajneri për golin dhe ndeshjen?

Trajneri na përgëzoi të gjithëve. Pavarësisht rezultatit, ai na uroi dhe na falënderoi të gjithëve për shpirtin e garës që treguam gjatë ndeshjes dhe që ishim të gjithë të gatshëm, në dispozicion të ekipit për të ndihmuar njëri-tjetrin. Sigurisht, edhe mua më përgëzoi për golin që shënova.

Portieri bëri një gabim në fund. Çfarë ju tha në fund të ndeshjes?

Jo nuk tha gjë, ishte vetëm trajneri ai që na foli. Trajneri na uroi për paraqitjen dhe nuk është se gaboi vetëm portieri. Ne gabojmë të gjithë dhe fitojmë të gjithë bashkë.

Çfarë i thatë Ronaldos në fund të ndeshjes, pasi shihet që ai buzëqesh kur ju iu afruat?

E falënderova. I thashë: “Faleminderit për fanellën” dhe nuk mund të rrija pa i thënë: “Je lojtari më i mirë në botë”.

Si u përgjigj?

Më tha: “Faleminderit dhe veç vazhdo të punosh”.

Nuk tha asgjë për festimin?

Atë moment në fund të ndeshjes jo, por në pushim, pasi dolëm në fushë për të dytën më tha diçka.

Çfarë?

Më tha: “Festimi siuuu”. Dhe ma bëri me gisht duke buzëqeshur.

g.kosovari

Next Post
Video/ Erion Veliaj do të dhurojë plazmën për të sëmurët me COVID-19

Veliaj kujton 26 nëntorin dhe ndan videon e Ramës: Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

November 5, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura të ulëta e vranësira kalimtare! Parashikimi i motit për sot

November 5, 2026
Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

November 5, 2026
JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

November 5, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In