• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë mban “peng” konfirmimin? Veliaj: S’kam përfituar nga marrëdhënia me Edin

by A R
11/06/2018 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” në Ora News, i konsideroi marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, si shumë pozitive. Në lidhje me rikandidimin e tij në Tiranë, ai u shpreh se ende nuk është përcaktuar, megjithatë Veliaj la të kuptohet se konfirmimi i tij në detyrë do të vijë pas procesit të llogaridhënies që po i nënshtrohen të gjithë kryebashkiakët e tjerë socialistë.

Tare: Po vjen qershori tjetër, zgjedhjet vendore, do të jeni ju kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën?

Veliaj: Ne kemi nisur një proces dhënie llogari në Partinë Socialiste për të gjithë bashkiakët tanë. Unë e drejtor shoqatën e bashkive. Kështu që do të ishte abuzim që unë të thosha po, po unë i kam mbyll punët e mia dhe janë këta të tjerët që janë problem. Ne do të respektojmë të njëjtin regjim për të gjithë. Kemi një proces llogaridhënie bashkë me qeverinë në komunitet. Më rezulton që shumica e bashkiakëve tanë kanë punuar shumë mirë dhe po marrin feedback shumë pozitiv. Ka gjithmonë vend për përmirësim. Ama në fund të 61 ne do t’i nënshtrohemi të njëjtin proces.

Tare: Që është ?

Veliaj: Që do të kërkojmë fillimisht votëbesimin nga Partia Socialiste për konfirmimin tonë, pastaj të publikut. Fakti që feedback-u është pozitiv në Tiranë sigurisht që më inkurajon, por ama unë si gjithë  të tjerët, do të respektojmë të gjithë procesin e Partisë Socialiste.

Tare: Pra nuk do të përfitoni nga marrëdhënia juaj me kryeministrin Rama?

Veliaj: S’kam Përfituar kurrë nga marrëdhënia me Edin edhe sigurisht që të pasurit e një marrëdhënie me kryeministrin,  vetë ish-kryetar bashkie, me gjysmën e zemrës të lënë pas në këtë qytet, patjetër që më ndihmon, patjetër që kontributi i kryeministrit dhe dashamirësia e qeverisë për të ecur puna në Tiranë dhe për ta çuar nga afolio apo indietro në marsh të pestë është i paprecedentë dhe sigurisht që unë ndihem i bekuar për këtë. Por kurrë nuk kam abuzuar me këtë marrëdhënie dhe në PS do të trajtohemi të gjithë njësoj pavarësisht reputacionit, pavarësisht sondazheve, pavarësisht çdo gjeje. Të 61 kandidatët do të duhet të kalojnë filtrin dhe votëbesimin e PS.

Tare: Z. Veliaj si janë marrëdhëniet tuaja me kryeministrin Rama, personale, politike etj?

Veliaj: Unë nuk besoj se kemi pasur njëherë një rast kur një kryetar bashkie dhe një kryeministër të kemi pasur marrëdhënie më të mirë, më të afërt dhe.. Kur shikoj se si qyteti fjeti gjumë katër vjet, them si kanë humbur shansin që një ish-kryeministër dhe një ish-kryetar bashkie të maksimalizonin të qënit një skuadër për qytetin e Tiranës. Mos më keqkupto. E gjithë Shqipëria është e rëndësishme. Tirana është kartolina. Shumica e njerëzve në Tiranë  vijnë./OraNews

Next Post
‘Nëse nuk martohesh me mua do të vras’, ultimatumi i Xhaferit për Xhuljetën para krimit

Flet babai i Xhuljetës: Ja çfarë ndodhi tre ditë para vrasjes së vajzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

February 18, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Nisja e muajit të Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

February 18, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

February 18, 2026
Fjala e plotë e Hashim Thaçit në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim

Fjala e plotë e Hashim Thaçit në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim

February 18, 2026
Salianji në Berat: Qytetarët janë lënë vetëm përballë padrejtësisë si jetimë

Salianji në Berat: Qytetarët janë lënë vetëm përballë padrejtësisë si jetimë

February 18, 2026
Rama publikon fotot: Nga projekti në realitet, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan po merr formë në një godinë moderne

Rama publikon fotot: Nga projekti në realitet, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan po merr formë në një godinë moderne

February 18, 2026
Lagarde drejt dorëheqjes nga BQE, FT: Ikën para përfundimit të mandatit të Macron

Lagarde drejt dorëheqjes nga BQE, FT: Ikën para përfundimit të mandatit të Macron

February 18, 2026
Mbështetje financiare me pagë minimale për 444 studentë ekselentë dhe programeve prioritare, Kumbaro: Viti 2025-2026 shënon kulmin e kësaj politike

Mbështetje financiare me pagë minimale për 444 studentë ekselentë dhe programeve prioritare, Kumbaro: Viti 2025-2026 shënon kulmin e kësaj politike

February 18, 2026
“Krenarë që do presim samitin e NATO-s”, Balla takim me VanHorn: Diskutuam dhe për interesin e kompanive amerikane për investime në Shqipëri

“Krenarë që do presim samitin e NATO-s”, Balla takim me VanHorn: Diskutuam dhe për interesin e kompanive amerikane për investime në Shqipëri

February 18, 2026
Zbardhen prapaskenat! Jo vetëm vëllai që u arrestua sot, por edhe bashkëshorti e babai i Elda Hotit me ‘rekorde’ kriminale

Zbardhen prapaskenat! Jo vetëm vëllai që u arrestua sot, por edhe bashkëshorti e babai i Elda Hotit me ‘rekorde’ kriminale

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In