• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Çfarë lexonim në Bibël ia bënim motrës, prisnim…”/ Blerta Josifi jep detajet rrëqethëse: Anisën e pushtuan demonët. Para se të vdiste mami…

by Java News
06/07/2020 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia e Blerta Josifit, e mbijetuara e vetme e familjes, e cila u vetëflijuan pasi besonin se do të “ringjalleshin”. Në dëshminë e saj, Blerta ka treguar se motrës i bënin të gjitha ritualet që lexonin në Bibël dhe shpresonin tek rikthimi i saj në jetë.

Të gjitha “procedurat” e ndjekura për mumifikimin e saj, nënë e bijë i kanë shkruar në copa letre të cilat kanë përfunduar në duart e Policisë.

Dëshmia e 34 vjeçares, hodhi edhe më shumë dritë për motivet e kësaj ngjarje.

E reja ka deklaruar se së bashku me të ëmën dhe motrën kanë qenë Dëshmitarë të Jahovait që kur ka qenë 18 vjeçe. Më pas frekuentonin Kishën Ungjillore.

Po ashtu, Blerta i ka treguar oficerëve të policisë se dy vite më parë ishin shkëputur edhe prej saj.

“Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnin ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj.

Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta.

Vajza e mbijetuar e familjes Josifi ka pohuar se motra e saj, Anisa, ka vdekur 15 muaj më parë, pikërisht më datë 29 mars 2019. Ndërkohë sipas vajzës, mamaja e saj ka gjetur vdekjen më 2 korrik të këtij viti.

“Motra vdiq më 29 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti”, mësohet të ketë thënë vajza.

Më tej Blerta Josifi ka thënë se motra e saj kishte 52 ditë pa ngrënë dhe pikërisht kjo dyshohet t’i ketë sjellë edhe vdekjen.

“Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020 nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Përpara se motra të linte ushqimin e pushtuan demonët dhe krizat nervore. Nuk i treguam askujt. Ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej. ” ka thënë ndër të tjera Blerta Josifi.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se familja frekuentonte Kishën Ungjillore por kishte 5 vite që nuk shkonin më, raporton Top Channel.

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë për ABC news, se në shtëpinë e tyre  u gjetën dhe sekuestruan vetëm dy Bibla si dhe fleta të tjera të vogla me shkrime dore.

Sipas ekspertit, në këto copa letrash janë gjetur thënie të shkëputura nga të dyja Biblat. Në disa prej tyre shkruhej për Besimin dhe Ringjalljen. Ndërsa në disa letra të tjera, lutjet dhe veprimet që nënë e bijë u kishin bërë Anisës.

Sipas dëshmisë së Blertës, por edhe në sajë të veprimeve të policisë, hetimet kanë zbuluar se në banesën e tyre nuk ka hyrë ndonjë person i dyshimtë apo i ndonjë prej këtyre dy sekteve fetare.

Në momentin që policia dhe zjarrëfikësja hyri në banesën e tyre mbrëmjen e 2 Korrikut dhe nëpërmjet dritares së tualetit, kanë vërejtur se dera e jashtme e banesës ishte e izoluar nga brenda me disa litarë.

g.kosovari

Next Post
Në kërkim nga Interpol për llogari të drejtësisë italiane, kapet në Shkodër 29-vjeçari

6 të arrestuar në Tiranë, mes tyre dhe shoferi që aksidentoi për vdekje drejtuesin e motorit ditën e djeshme

Comments 1

  1. vali says:
    6 years ago

    E tmerrshme , vajza me shkolle , cfare prove bene me jeten, dhe e pesuan a thua ishin onjorante dhe pa nivel…skandaloze kur e mendon…cfare nene qe i coi vajzat ne katastrofe dhe veten po ashtu. Jam pa fjale …

    Reply

Leave a Reply to vali Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In