Deputetja e PS-së Ledi Shamku ka shpjeguar se çfarë do të thotë emri i hotelit të të shumëkërkuarit, Escoarit të Drogës. Sipas Shamkut Santa Quaranta bën fjalë për 40 martirët në Sebastë të Armenisë.
Shpjegimin e mëtejshëm për emrin e hotelit dhe kuptimin e tij e jep më të qartë vetë deputetja:
Statusi i deputetes së PS-së Ledi Shamku
Santi Quaranta! 40 Shenjtorët apo 40 Martirët në Sebastë të Armenisë, ishin ushtarë që u lanë të vdisnin të ngrirë mbi liqen ngaqë nuk pranuan më të luftonin e as t’i binin mohit asaj çka thellësisht besonin.
Zgjodhën me vdekë drejt, kur mund edhe të jetonin rrejshëm.
Si vikan kohët…!