• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çfarë kërkohet më shumë në internet/ Shqiptarët të fiksuar pas lojërave të fatit, AKEP bllokoi 8 mijë faqe online

by Java News
22/05/2020 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi online.

Janë me mijëra faqe që ofrojnë baste sportive apo alternativa të tjera të ngjashme me kumarin që mund të luhen online edhe përmes telefonit apo kompjuterit pa qenë nevoja të jesh fizikisht në një pikë basti. Vetëm në vitin 2019 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është detyruar të mbyllë apo bllokojë aksesin në Shqipëri të mbi 8 mijë faqeve.

“Gjatë vitit 2019 është koordinuar me Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Autoritetin e Mediave Audiovizive për t’u përcjellë sipërmarrësve bllokimin në akses të faqeve web/domain-eve, me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme.

Me kërkesë të organeve kompetente, u janë dërguar për mbyllje aksesi ISP-ve rreth: – 8000 domain-e të cilat ofronin lojëra fati online në shkelje të ligjit respektiv për lojërat e fatit. 83 domain-e me anën e të cilave ofroheshin programe televizive në shkelje te ligjit respektiv për mediat audiovizive” thuhet në raportin vjetor të AKEP.

Fiksimi i shqiptarëve me lojërat online reflektohet edhe nëse i hedh një sy statistikave të “google” se çfarë kërkojnë më shumë në internet ku në totalin e 12 mujave të fundit ato që sheh janë faqe kerkimet me fjalen kyce “bet”(baste).

Qeveria vendosi në mënyrë të beftë në tetor të vitit 2018 që të mbyllte aktivitetin e lojërave të fatit në vend nga 1 janari 2019. Vendimi edhe pse u kundërshtua nga industria u zbatua por një pjesë e kompanive deklaruan se do të zhvendoseshin në vendet fqinje teksa një trend tjetër i kafeveve që ofronin fshehtas lojëra online filloi të lulëzonte dhe këtë tendencë e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit në disa aksione të ndërrmara që kanë rezultuar edhe me ndalime.

Industria e lojërave të fatit punësonte 7 mijë individë sipas të dhënave të shoqatës që e përfaqësonte dhe qarrkullonte rreth 130 milionë euro në vit. Në një raport të tij Komsioni Europian vuri theksin gjatë vitit 2018 se lojërat e fatit përdoreshin si një mekanizëm për pastrim parash dhe paraqesnin risk. Monitor

g.kosovari

Next Post
‘Pse s’doje ta prishje Piramidën?’/ Rama i kthehet gazetarit: Se e ndërtoi Enver Hoxha, e kisha amanet

‘Pse s'doje ta prishje Piramidën?’/ Rama i kthehet gazetarit: Se e ndërtoi Enver Hoxha, e kisha amanet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

October 27, 2026
Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

October 27, 2026
A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

October 27, 2026
Armëpushimi në Olesk në fuqi, Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet në fronte të tjera

Armëpushimi në Olesk në fuqi, Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet në fronte të tjera

October 27, 2026
SHBA-të kanë plane për sulme të mëdha ndaj Iranit

SHBA-të kanë plane për sulme të mëdha ndaj Iranit

October 27, 2026
“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

October 27, 2026
“Problem, klima dhe imazhi i krijuar nga dhuna”- Fatura e protestave, eksperti Ribaj: Bankat, pasiguri edhe për kreditimin! Situata…

“Problem, klima dhe imazhi i krijuar nga dhuna”- Fatura e protestave, eksperti Ribaj: Bankat, pasiguri edhe për kreditimin! Situata…

October 27, 2026
Rrjedhja e informacionit të klasifikuar, SHBA ngre akuza të reja ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey!

Rrjedhja e informacionit të klasifikuar, SHBA ngre akuza të reja ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey!

October 27, 2026
Revista franceze: Nga Berati në Ksamil, udhëtimi që zbulon Shqipërinë e vërtetë

Media britanike i bën jehonë Shqipërisë: Një ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë!

October 27, 2026
Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In