Këngëtarja Ingrid Gjoni në çdo sezon veror preferon të sjell një këngë të re. Këtë njoftim e ka bërë me dije në llogarinë Instagram, motra e saj Inis Gjoni.
Inis ka postuar foto nga klipi i ri i Ingridit, duke u shprehur se do të publikohet shpejt.
Gjoni në këtë klip pritet të ketë një performanë më të veçantë nga klipet paraardhëse, duke sjell një stil të ri dhe unik.










