• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn? Artan Hoxha: Ofroi 50 milionë euro për ta liruar, e morën me…

by A R
30/08/2022 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zhdukur, apo e ka inskenuar ngjarjen? Kjo është pyetja misterioze që ende nuk ka marrë një përgjigje nga ana e Policisë së Shtetit, lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Kanë qenë familjarët e Martinajt të cilët kanë denoncuar në polici zhdukjen e njeriut të tyre të afërt, duke krijuar dyshime që i shumëkërkuari i policisë është gjetur më shpejt nga grupet rivale.

Por gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje mjaft interesante në lidhje me zhdukjen e Martinajt ndërsa ka folur në studion e lajmeve në Abc.

Sipas Hoxhës, Martinaj është tradhtuar, dhe është dorëzuar tek persona që kanë qenë të veshur me uniforma policie. Hoxha tha se grupet rivale kanë ngritur një njësit special për rrëmbimin e kundërshtarit të tyre.

Ai tha gjithashtu se nga një video e bërë nga vetë personat që kanë qenë në momentin kur Martinaj është dorëzuar tek kjo “njësi speciale”, ai ju ka ofruar 50 milionë euro për ta lënë të lirë.

Ndërkohë gazetari Hoxha ka zbuluar se Martinaj mund të jetë marrë peng nga grupet rivale të cilat pak kohë më parë i kishte ortakë në biznese.

Ai paralajmëroi gjithashtu se pas zhdukjes së Martinajt një tjetër organizatë kriminale po ngrihet fuqishëm dhe që do të jetë shumë e rrezikshme për 10 vitet e ardhshme.

Zhdukja e të shumëkërkuarit nga policia Ervis Martinaj, mbart një mister të madh, pasi pistat në të cilat po hetohet sot janë të shumta, ku dy më kryesoret janë eleminimi i tij nga grupet rivale, ose një inskenim.

Për të folur mbi këtë çështje i ftuar në edicionin e lajmeve në Abc, gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka hedhur “dritë” mbi ngjarjen, duke zbardhur të shkuarën e MArtinajt dhe përplasjet e mëdha të tij me kundërshtarët në biznes.

“Pas ngjarjes në Bllok ku ai mbeti i plagosur nga ish-efektivi i forcave speciale, Meviol Bilo, Vis Martinaj ndodhej në burg. Në atë kohë në Shqipëri u tha që po krijohej një kompani që u identifikua me emrin “Bast Arena” , u tha që aty janë disa biznesmenë turq, pastaj u tha që është një politikan i rëndësishëm, pastaj u tha që është dhe një personazh tjetër shumë i rëndësishëm. Kjo kompani synonte që të merrte nën kontroll tregun e lojërave të fatit”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit Hoxha, edhe pse Martinaj në atë kohë ndodhej në burg, tre aksionerëve të kompanisë së basteve iu dërgua një mesazh, ku ju kërkohej të hiqnin dorë, pasi duyshohej se ata ishin të interesuar që Martinaj të mbetej në qeli.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e lajmeve në Abc, ka komentuar për misterin që ka rrethuar opinionin publik, që është zhdukja e Ervis Martinajt.

Hoxha tha se Martinajt i ka ardhur e keqja nga mostra që ai vetë ka krijuar, nga ish-miqtë e tij në biznes.

Sipas Hoxhës pas zhdukjes së Martinajt mund të fshihen pikërisht njerëzit që ai ka pasur aleatë në biznese në të shkuarën, të cilët dinin gjithçka mbi të.

Ai theksoi se Aleanca e re e krimit që po krijohet është një monstër edhe më e frikshme se kjo që kemi parë deri më sot.

“Kundërshtarët më të mëdhenj të Martinajt ishin ortakët e biznesit, të gjithë njerëzit që ai ka bërë biznes u kthyen në kundërshtarë. Kundërshtarët e tij ishin aleatët. Njerëzit të cilët i ka bërë me para, ju ka marrë para, pra atij e keqja i erdhi nga mostra që kishte krijuar, jemi para faktit që nuk kemi një përgjigje. Nëse një ditë do të gjendet një nga bordorotë e kompanisë së Visit ne do të shohim çudira, politikanët nuk und të fshihen kaq lehtë. Nëse e lëmë këtë histori të kalojë mister, të jesh e sigurt që kjo aleanca e re do të jetë një monstër shumë më e fuqishme”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, Martianj në mbrëmjen e 9 Gushtit të këtij viti ka shkuar në një banesë të një personi shumë të fuqishëm, duke kërkuar të bënte aleancë me të. Por në këtë banesë papritur kanë shkuar një skuadër me uniforma si të skuadrës speciale të policisë.

Në një moment ka shkuar edhe një mesazh në familjen e Ervis Martinaj duke u kërkuar që të bëjnë kujdes së mund të ketë kontrolle në banesë.

***

Zhdukja e Ervis Martinajt vijon të mbetet mister. Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë detaje të reja nga ditët e fundit që Martinaj është bërë i gjallë nëpër Tiranë.

Hoxha u shpreh në studion e lajmeve në ABC, se hera e fundit që është parë Ervis Martinaj, ka qenë në “trekëndëshin e Bermudës” Tiranë-Fushë Krujë-Durrës”.

Sipas Hoxhës skuadra, Martinaj është prerë në besë dhe është shitur nga ata që e kishin ftuar në banesë. Skuadra në fjalë e ka marrë Martinaj dhe e kanë transportuar në një vend të sigurt.

“Për këtë ngjarje thuhet se në botën e krimit ka qarkulluar edhe një video ku shihet një person, por nuk dallohet qartë nëse është në të vërtete Ervis Martinaj. Në një fragment në këtë video personi që duket në të, thuhet se u ka ofruar 50 milionë euro personave që e kanë rrëmbyer vetëm që të lirohet”, shprehet Hoxha.

Hoxha ka shtuar po ashtu se skuadra që dyshohet se ka marrë Ervis Martinaj, ka dalë vetëm 5 herë në qarkullim dhe në këto lëvizje goditjet kanë qenë precize.

Next Post
Hyn në fuqi rivlerësimi i pasurive, procedura nis më 7 shkurt

Shtrenjtohen apartamentet në Tiranë, tek ish-Blloku çmimi shkon deri në 5 mijë euro/m²

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In