• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çfarë i pret tani Kubën dhe SHBA-të?

by Java News
11/08/2015 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga  New York Times

Teksa flamuri kuban u valëvit jashtë selisë së misionit diplomatik të Kubës në Uashington të hënën në mëngjes, disa ulërima u dëgjuan nga turma e mbledhur jashtë ndërtesës. “Kuba pa Kastron!” – u dëgjua të thërriste një burrë. “Jetë të gjatë Kubës socialiste!”, ia ktheu një grua.

Pikëpamjet diematralisht të kundërta lidhur me të ardhmen e ishullit do të vazhdojnë, dhe ndoshta mund të shtohen, teksa Uashingtoni dhe Havana kanë ndërmarrë një angazhim të kujdesshëm pas rilidhjes formale të marrëdhënieve diplomatike.

Por kjo është diçka e pritshme përballë një ndryshimi të tillë historik dhe të vështirë.

Për më shumë se pesë dekada armiqësia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës ka mbizotëruar në politikën e ishullit, duke shërbyer si një pretekst për shtypjen e qeverisë dhe duke e bërë jetën e të gjithë kubanëve të dhimbshme në mënyra të ndryshme. Por tani që armiqtë e betuar u kthyen në fqinjë të vështirë por të respektuar, qeveria kubane me siguri do ta rrisë trysninë ndaj qytetarëve të saj. Ata kanë shumë kohë që nuk i gëzojnë liritë bazike, si të kundërshtuarit pa frikë të qeverisë, kirjimi i lagjeve të banimit që nuk janë të kontrolluara nga shteti dhe të paturit akses te teknologjia që mundëson komunikimin me pjesën tjetër të botës.

Përmes diplomacisë së kujdesshme, administrata e Obamës ka bërë shumë për t’i mbështetur kubanët në ishull dhe për t’i lejuar kubano-amerikanëve të investojnë dhe të rilidhen me vendin e tyre të lindjes. Tani Kongresi duhet ta lehtësojë embargon e tregtisë, që ka qenë një politikë e dështuar. Ka një përkrahje në rritje për dokumentat që do të heqin pjesën më të madhe të embargos duke i dhënë fund kufizimittë udhëtimeve dhe duke lejuar më shumë lloje tregtie.

“Tekefundit nga kjo nuk ka asgjë për t’u humbur dhe mundet vetëm të fitohet, dukem nxitur udhëtimet mes vendeve tona, qarkullimin e lirë të informacioneve dhe ideve, rinisjen e tregtisë dhe heqjen e pengesave që e kanë bërë të vështirë për familjet që të vizitojnë të dashurit e tyre”, – tha Sekretari i Shtetit John Kerry të hënën teksa priti Bruno Rodriguez, ministrin e Jashtëm të Kubës, në Departamentin e Shtetit.

Do të ishte naive të pritej që qeveria kubane, një shtet dinastiko-policesk, do të ndërmarrë hapa të mëdha në të ardhmen e afërt për të liberalizuar ekonominë e tij me planifikim qendror, për të nxitur kompanitë private apo për të përqafuar reformat politike pluraliste.

Në fakt, përballë ndryshimit të mundshëm destabilizues dhe pritshmërive të larta të brendshme, zyrtarët kubanë mund të tundohen nga rritja e kontrollit shtetëror në periudhën afat-shkurtër. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kubës mund të lypsë vite dhe do të jetë një process i vështirë. Çështjet që do të jenë të vështira për t’u zgjidhur përfshijnë kthimin e pronave amerikane që qeveria kubane konfiskoi më 1960-n dhe fatin e bazës ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Gjirin e Guantanamos, të cilën qeveria kubane e konsideron një territor të pushtuar ilegalisht.

Në moshën 88-vjeçare, Fidel Castro është kthyer në një zë të dobët për kubanët.

Vëllai i tij, Presidenti Raúl Castro, 84 vjeç, ka planifikuar që të tërhiqet më 2018-n. Fundi i mbretërisë së tyre do të jetë një tjetër moment transformues në historinë e shtetit. Deri atëhere, disa kubanë duan të shohin një lumë me investime të huaja dhe një sektor privat shpërthyes. Disa të tjerë shqetësohen se tranzicioni i shpejtë ekonomik do t’i gërryejë parimet socialiste që i kanë ofruar kubanëve të zakonshëm shkollim dhe kujdes shëndetësor më të lartë se ai që gëzojnë miliona amerikano-latinë të varfëruar. Disa nuk janë për një sistem politik multipartiak me zgjedhje të vërteta, ndërsa disa të tjerë duan një qeveri më të efektshme dhe më pak ndërhyrëse.

Këto vizione konkurruese do të jetë e vështirë që të pajtohen. Por ato gradualisht do të debatohen dhe do të zgjidhen ndërmjet kubanëve. Ndërkohë, ndryshimi i imazhit të Shteteve të Bashkuara si një fqinj armiqësor do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë.

Next Post

VIDEO/ Temperarat e larta e shkrijnë makinën në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa afër është “tymi i bardhë”/ SHBA-ja, Kievi dhe Moska konsultohen në Abu Dhabi për paqen në Ukrainë

Sa afër është “tymi i bardhë”/ SHBA-ja, Kievi dhe Moska konsultohen në Abu Dhabi për paqen në Ukrainë

January 23, 2026
“Kolegët qanin me dënesë!”- Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh ekzekutimin e tij: Ai ishte trim, ka gjykuar dosje të ‘nxehta’!

“Kolegët qanin me dënesë!”- Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh ekzekutimin e tij: Ai ishte trim, ka gjykuar dosje të ‘nxehta’!

January 23, 2026
Zgjedhjet, 109 të arrestuar në Kosovë/ Prokuroria: Falsifikuan rezultatet për kandidatët

Zgjedhjet, 109 të arrestuar në Kosovë/ Prokuroria: Falsifikuan rezultatet për kandidatët

January 23, 2026
“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

January 23, 2026
Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

January 23, 2026
Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

January 23, 2026
Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

January 23, 2026
Vokshi: Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

“Distancohemi nëse plas molotovi!”/ Albana Vokshi: Protesta nuk do jetë e dhunshme

January 23, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Siguria në burgje, vija e kuqe”, Lamallari: Do intensifikohen kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit

January 23, 2026
SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In