• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çfarë i lidh sulmin me antitank ndaj Çapjave dhe atë ndaj policëve…

by A R
27/09/2017 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarje e datës 18 Shtator në tregun Agro-ushqimor të qytetit të Elbasanit, ku u godit nga një automjet i blinduar makina e zv. Drejtorit të policisë së këtij rrethi, e ka zanafillën më herët.

ABC News, ka siguruar, foton një makine të djegur në qytetin e Elbasanit (në fund të lajmit fotoja), e cila sipas policisë dyshohet se u përdor mbrëmjen e 6 gushtit për të qëlluar me antitank, drejt banesës së familjes Çapja.

Siç duket edhe nga fotoja, makina nuk është shkrumbuar plotësisht, duke lënë gjurmë brenda në kabinë, të cilat janë të vlefshme për ekspertët e policisë shkencore.

Automjeti luksoz, një BMW X3, sipas efektivëve blu, ishte vjedhur në qytetin e Durrësit në fillim të Gushtit, teksa rezulton pronë  e një drejtuesi lokal të atij qytetit. Fillimisht, automjetit iu ndryshohen targat në unazën lindore të qytetit dhe më pas atentatorët përshkojnë të gjithë gjatësinë e saj, deri kur mbërrijnë tek objektivi.

Fatmirësisht, predha e antitankut, një armatim I rëndë lufte nuk ka shpërthyer. Ai u gjet nga policia në oborrin e shtëpisë dhe u çmontua nga forcat xheniere. Vetëm pak çaste pas ngjarjes, automjeti i vjedhur në Durrës u gjet I djegur afër spitalit psikiatit “Sadik Dinçi”, rreth 500 mitra larg vendit të ngjarjes.

 E gjithë kjo histori e denjë për filmat hollivudian u mbajt e fshehtë nga organet e rendit. Blutë e Elbasanit nuk dhënë asnjë një njoftim në komunikatën e përditshme, siç ndodh rëndomtë për ngjaje me arrestime të drejtuesve të automjeteve në gjendje të dehur, apo motoçikletë pa dokumenta.

Menjëherë për këtë ngjarje të rënda, prokuroria urdhëroi që nga data 11 deri më 26 gusht të mbaheshin nën përgjim, ambiental, fotografik, filmik dhe me audio, Sokol Sanxhaktari, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri. Ky i fundit u prangos në tregun Agro-Ushqimor, pasi lëvizte gjatë gjithë kohës i me eskortë, ndërsa për dy të tjerët policia nuk jep asnjë të dhënë. Në momentin e prangosjes, Xhaferri kishte në përdorim një automjet tip Range Rover, ndërsa pas tij qëndronte një Audi A8 i blinduar.

Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit për të mbajtur nën mbikëqyrje personat e lartpërmendur, Policia e shtetit ka kthyer këtë përgjigje në organin e akuzës.

“Nga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore”.

Aktualisht, pas hekurave për ngjarjen e 18 shtatorit qëndrojë, Ledio Zabeli dhe roja i objektit të tregut, Valmir Dedja. Ndërsa ndaj Kelmend Xhaferri, gjykata e krimeve të rëda urdhëroi qëndrim me arrest shtëpie. Prit që dosja të delegohet në vazhdim Prokurorisë së Elbasanit, pasi nuk ka elementë që të gjykohet nga Krimet e Rënda./ABCNews/a.m.

Next Post
Majlinda Bregu: Akuzat ndaj Donald Lu e Vlahutin “si filma me diversantë”!

"Basha duhet të argumentojë me fakte 'planin mafioz' të ndërkombëtarëve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com