• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë i jep Shqipëria BE-së? Ambasadorët: Stabilitet… dhe një skuadër të jashtëzakonshme futbolli

by Java News
06/12/2023 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria nuk shihet më vetëm si një vend që pret nga Brukseli para, apo mbështetje politike.

Shkëmbimi mbi dy dekada me unionin, e ka bërë vendin tonë të dobishëm, dhe kjo tashmë po artikulohet nga ekpertë të huaj e vëndas, madje pranohet edhe nga vetë diplomatët.

Silvio Gonzato është ambasadori i ri i BE-së në Tiranë, i cili foli për herë të parë këtë të mërkurë për vlerat e Shqipërisë, duke u nisur nga takimi i parë i tij me Shqipërinë, teksa vetë përfaqësone BE-në në OKB.

“Më lejoni të them se përvoja ime personale. Unë vij nga Nju Jorku ku kam marrë dorën e parë të kuptimit të vlerës së shtuar të Shqipërisë. Kam parë se sa të aftë kanë qenë diplomatët tuaj për të siguruar që Shqipëria si anëtare Këshilli i Sigurimit të mund të kontribuojë vërtet në mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.  Me të vërtetë ka qenë fantastik bashkëpunimi me ta. “

Shqipëria vlerësohet për rolin e saj në rajon, si i vetmi vend pa probleme fqinjësie.

“Shqipëria është një aset i madh për Bashkimin Evropian nuk ka dyshim për këtë. Një kontribut tjetër që Shqipëria duhet të japë është roli i saj konstruktiv në nivel rajonal, diçka që vlerësohet shumë në Bruksel. Shqipëria është një faktor domethënës për paqen dhe stabilitetin në rajon.”

Shqiptarët e pranishëm në këtë tryezë diskutimi, e ngacmuan ambasadorin e BE-së, që është një italian, por edhe atë të Spanjës, për skuadrën tonë të futbollit, që do të përballet me kombëtaret e tyre në Evropian.

Ambasadori i Spanjës, duke folur për soft poëer, apo fuqinë e butë, e renditi kombëtaren shqiptare si një ndër vlerat e vendit.

“Harmonia fetare është një vlerë e cmuar e Shqipërisë. Këtu përfshihet edhe një ekip i jashtëzakonshëm futbolli dhe jam i sigurt që do të pajtoheni me këtë”

Në diskutimin e thirrur nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, mori pjesë edhe ambasadorja e Greqisë, vend i cili, pavarësisht presioneve për cështjen Beleri, nuk e bllokoi negociatën e Shqipërisë./m.j

Next Post
“Greqia e Turqia, do bëhen armiq apo miq?”/ Pas tensioneve mes dy vendeve, Erdogan pritet të takojë Mitsotakis

“Greqia e Turqia, do bëhen armiq apo miq?”/ Pas tensioneve mes dy vendeve, Erdogan pritet të takojë Mitsotakis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
“Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

“Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I kërkova që të…

March 28, 2026
Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën

Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën

March 28, 2026
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, tre pjesëtarë të një familje përfundojnë në spital

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, tre pjesëtarë të një familje përfundojnë në spital

March 28, 2026
Ora e Tokës 2026/ Bota fik dritat për planetin, ministri Jaupaj: Angazhim i përbashkët për të ardhmen

Ora e Tokës 2026/ Bota fik dritat për planetin, ministri Jaupaj: Angazhim i përbashkët për të ardhmen

March 28, 2026
“Po rrezikon paqen në Ballkan”, ligjvënësit amerikanë kërkojnë rikthimin e sanksioneve ndaj Milorad Dodik

“Po rrezikon paqen në Ballkan”, ligjvënësit amerikanë kërkojnë rikthimin e sanksioneve ndaj Milorad Dodik

March 28, 2026
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ka ndikuar lufta! Po përgatitemi që të fusim risi me kapacitete teknologjike në treg

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ka ndikuar lufta! Po përgatitemi që të fusim risi me kapacitete teknologjike në treg

March 28, 2026
Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje! Zë vendin e 22-të në rang global

Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje! Zë vendin e 22-të në rang global

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In