• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Çfarë i bashkon kandidatët opozitarë që po mbushin Kuvendin?

by Mero Baze
14/03/2019 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ 

Ka një përpjekje për një fushatë linçimi ndaj kandidatëve që po mbushin vendet në Kuvend nga partitë opozitare. Është e natyrshme që ka një thyerje zemre me ta dhe natyrisht një përpjekje për linçim. Në shumicën e rasteve, a thua se nuk i kanë futur vet në lista, po etiketohen dhe si trafikant, të dënuar, të korruptuar etj.

E para, njerëzit politik të kësaj liste, dominohen nga pavarësia në raport me partinë. Gjesti i tyre është një demonstrim i qartë i lirisë personale dhe mungesës së autoritetit të liderve politikë mbi ta.

Kjo në disa raste, si në atë të Rudina Hajdarit apo Ralf Gjonit, ka të bëj me formimin perëndimor, pse jo dhe pasaportat perëndimore që mbajnë dhe ikjen nga tutela e kryetarit të partise, që për shumë të tjerë u duket sikur u ka në dorë dhe jetën.

Edhe pse të futur aty si fasadë dhe për t’u përdorur emrin e tyre, ata në fakt provuan  se këdo që të futësh në listë, qoftë dhe për fasadë, nëse ka një lloj pavarësie personale, do ta demonstroj diku.

Si deputetë të rinj, jashtë pushtetit, ata janë njëkohësisht dhe deputetët më pak të korruptuar të parlamentit, nga të dy krahët, pasi nuk kanë qenë pjesë e asnjë qeverie, dhe nuk kanë asnjë mëkat në shpinë. Nëse për Berishën themi që vrau njerëz, për Bashën është i korruptuar dhe i është shmangur drejtësisë, për Mediun që ka varrosur 26 vetë dhe i ka ikur drejtësisë duke përdorur mandatin, për Nokën, Palokën, Alibejnë Pollon e Tritanin si hajdutë, e kështu me rradhë pa llogaritur LSI, për këta nuk kemi çfarë themi.

Cilësia  e dytë e grupit dhe kjo është e shumicës së grupit, është pavarësia që vjen prej fuqisë lokale elektorale që ata kanë. Edhe pse shumë opozitarë tani tentojnë të fyejnë ata që kanë marr mandatet, e po vazhdojnë t’i marrin, në fakt ata janë vendosur në lista se kanë vota lokale. Myslym Murrizi ka tërë jetën që është në politikë për shkak të votave që ka në zonën e Divjakës dhe në Golem. Ylli Shehu për shkak të votave që familja e tij, ka në një zonë të Kuksit, apo tek të ardhurit në rrethinat e Tiranës. Kryetarët e partive të vogla parlamentare, siç janë ata të Ballit Kombëtar apo partive të tjera, kanë vota ose historike, ose krahinore. Gjithkush që është në atë listë, është vendosur prej Bashës apo Kryemadhit, për shkak të një fuqie të vogël elektrale lokale që ka.

Armiqësimi i PD dhe LSI me ta, lufta në bllok dhe krijimi një klime poshtëruese ndaj tyre, dobëson realisht më shumë opozitën, pasi votat e tyre janë vota personale dhe të transferueshme.

Duke u zemëruar me opozitën, opozita në fakt ka humbur dhe ato vota, sado pak që të jenë. Por është e sigurt se ata secili, marrin më shumë vota se Salianji, Balliu apo banda e Lulit, personalisht. Për këtë arsye dhe ata janë në listë.

Ndja egërsia e opozitës zyrtare ndaj tyre, vetëm sa i bën dëm opozitës në çdo garë të ardhëshme. LSI është një parti e ndërtuar mbi këto parime. Ajo ka vota individësh të fortë, apo me autoritet lokal. Ajo u ngrit në Delvinë dhe Sarandë falë Balilëve, nga 150 vota në 5 mijë vota. Po kështu dhe nga element të tjerë në rrethe të tjera. Ndaj dhe disiplina në atë parti tani është zero, pasi secili ka shkuar dhe ikën nga partia, me kapitalin e tij lokal. Të gjithë ata që sot po futen në parlament dhe po anatemohen nga opozita, thjeshtë nuk janë duke ua dhënë më ato vota.

Ky fenomen, i cili vlen për t’u studjuar në historinë politike të Shqipërisë, demonntroi së pari, se autoriteti partiak sado i fortë, nuk i prek njerëzit që shkojnë në politikë me kapitalin e tyre . Së dyti, çdo përpjekje për të marrë vota jo politike me individë lokal, dështon kur ti i llogaritë ato si vota politike të tuat. Ata që janë në lista për shkak të pak votave të veta, thjeshtë dinë ta menaxhojën vet kapitalin e tyre. Dhe ky rast e tregoi fare qartë.

Opozita ka bërë vetvrasje me aktin e saj të djegies së mandateve, mes të tjerash edhe pse ka humbur votat jopolitike të saj, të cilat i menaxhonte përmes kësaj liste. Shqipëria ka më pak deputetë politikë në këto lista, por ka më shumë njerëz që përfaqësojnë personalisht më shumë se çdo deputetë i mëparshëm i opozitës dhe me personalitet më të fort se ata. Së paku nuk ndjehen të detyruar ndaj kryetarëve që bëjnë lista, sikur bëjnë jetën e tyre.

Next Post
Lulzim, fati yt që s’të kanë kërkuar atë që s’do e pranonin për popujt e tyre!

Frikën e “vramë” qysh në ’90-tën, zoti Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In