• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë humbet çdo qytetar, nga një protestë e dhunshme!

by Alfred Peza
14/03/2019 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/ 

Pak orë përpara protestës së radhës nga ana e opozitës, më 16 mars në Tiranë, elementi i vetëm që I ndan dhe që I ka ndarë qartazi që në fillim të gjitha palët, ka qenë ai që lidhet me qëndimin ndaj dhunës kundër institucioneve, pronës dhe individit. Lidershipi I opozitës nuk është distancuar deri më tani, qartazi dhe prerë kundër përdorimit të dhunës në protesta, sikundër as nuk e ka dënuar hapur dhe me gojën plot atë.

Pjesa dërrmuese e opinionit të brendshëm, qoftë nga ana e mazhorancës politike dhe parlamentare, qoftë nga ana e medias, opinionit publik, qytetarët dhe pa asnjë diskutim të gjithë aktorët e faktorët ndërkombëtarë, e kanë patur, e kanë dhe do ta kenë këtë çështje, vijën e tyre të kuqe. Përdorimi I dhunës është kufiri që ndan në mënyrë të panegociueshme të drejtën e patjetërsueshme për të zhvilluar protesta në çdo vend e në çdo kohë, me tejkalimin e saj.

Ky diskutim dhe qëndrimi për këtë pikë, ka qenë e do të mbetet një konstante e pandryshueshme dhe e pa negociueshme, e cila dallon në thelb shoqëritë me demokraci funksionale nga anarkitë e demokracive të dështuara që i kanë bërë kryesisht disa nga vendet afrikane apo ish republikat sovjetike ose praktikisht të paqeverisësshme, ose diktatura me opozita të asgjeësuara, të eleminuara ose plotësisht inekzistente.

Më I fundit ndër personalitetet e rëndësishme ndërkombëtare që janë prononcuar ekskluzivisht për këtë çështje të zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri, pas daljes së opozitës nga sistemi parlamentar, është ministry I Shtetit në ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth. Duke folur për rrezikun që sjell polarizimi politik në vend, ai tha se “konflikte të tilla kaq agresive në politikën e brendshme kanë një efekt paralizues, sepse ato gjithashtu prodhojnë tituj negativë në media”.

Le të marim këtë element tani dhe ta vendosim përballë një fenomeni tjetër, që ka prodhuar gjithashtu shumë tituj në mediat e huaja, por që në ndryshim nga dhuna, ajo ka prodhuar e po prodhon imazh gjithnjë e më pozitiv për Shqipërinë. Eshtë fjala për industrinë e turizmit për të cilën janë botuar e po botohen pothuajse çdo ditë jo vetëm shumë shkrime, artikuj, kronika, por edhe video, reportazhe, speciale e dokumentarë televizivë. Pothuajse të gjitha mediat më prestigjoze ndërkombëtare, e shohin Shqipërinë si një destinacion turistik dhe një atraksion për të mos u humbur gjatë 2019 e në vazhdim.

Gjatë vitit të kaluar, industria e turizmit përjetoi një boom të paparë rritje. Plot 6 milionë turistë të huaj hynë e dolën nga territori I Republikës, përgjatë 2018 duke I sjellë ekonomisë sonë kombëtare një fluks të pamenduar dikur të ardhurash, që kapën shifrën e pabesueshme prej 2 miliardë eurosh. Për ta kuptuar më mirë këtë, mjafton që të kujtojmë se shifra më e lartë e remitancave që emigrantët tanë sillnin dikur në Shqipëri, ka qenë sa gjysma e saj, ose rreth 1 miliard euro. Pra, ato para që deri dje këtu na i sillnin motrat dhe vëllezërit tanë emigrantë, dyfishin e tyre sot, na i sjellin këtu të huajt.

Këto para që nuk i kemi patur, tani futen çdo vit rregullisht në portofolet e dhjetra mijëra familjeve shqiptare kudo në Shqipëri, që e kanë lidhur jetën e tyre direkt ose indirekt, me turizmin. Kjo industri njeh rritje të pandalshme dhe shumë shpejt mund të jetë një nga kolonat kryesore mbi të cilën do të rriet e fuqizohet, ekonomia jonë kombëtare. Kjo industri ka si ofertë jo vetëm ditët me diell, ushqimin, raportin shërbim- çmim- cilësi, ujin e detit dhe rërën, plazhet shkëmbore të jugut dhe majat e maleve. Jo vetëm destinacionit e trashëgimisë sonë të kulturës dhe natyrës. Jo vetëm turizmin familjar, baret, restorantet, hotelet, bujqësinë dhe agroindrustrinë.

Turizmi në një pellg mesdhetar si yni, ku oferta turistike është pothuajse e njëjtë si në Itali, Kroaci, Malin e Zi, Greqi dhe Turqi e më tutje, bazohet mbi të gjitha tek imazhi. Një vend mund ti ketë rrugët apo infrastrukturën në përgjithësi pak më të dobëta se Shqipëria, por nëse imazhi I tij është më I mirë, kuptohet se flukset e turistëve dhe paratë e tyre do të devijohen. Në vend që të ushqejnë familjet shqiptare dhe biznesin e tyre kryesisht të vogël apo të mesëm, ato do të devijojnë për tu larguar nga Shqipëria dhe do të shkojnë drejt fqinjëve tanë.

Periudha e kësaj situate politike në Shqipëri përkon në kohë, me sezonin e çeljes së disa prej panaireve më të rëndësishme të turizmit në Europë, ku operatorët turistikë shqyrtojnë ofertat, peshojnë të gjithë faktorët pozitivë dhe negativë, planifikojnë ture e lidhin kontrata, të cilave më pas u duhet tu përmbahen përgjatë gjithë vitit, deri në kontratat e vitit të ardhshëm. Një gur mbi xhamin e institucioneve, një shkelm mbi pronën e përbashkët dhe mbi individin, është një titull negativ më shumë në media.

Për hallin e ambicjes personale të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që duan pushtet në tavolinë sipas parimit “të iki Edi, që të vijmë ne”, çdo akt dhune sjell pasoja të menjëhershme negative, për xhepin e çdo qytetart shqiptar që kërkon qetësi, punë, investime dhe që investon çdo ditë jo vetëm në industrinë e turizmit, por edhe për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë nëpërmjet rritjes së qetësisë, sigurisë dhe garancisë për investimet vendase e të huaja.

E solla këtë shembull nga turizmi, për të kuptuar ndoshta më qartë, se çfarë pasojash sjell dhuna dhe imazhi që prodhon ajo, për çdo fushë dhe sektor të jetës social- ekonomikë të vendit. Ky rast ndoshta na bën që të shohim më mirë sot, se çfarë mund të humbi çdo qytetar I republikës, nga një gur I hedhur nesër, mbi institucionet, pronën dhe individin, për shkak të luftës së paprinciptë politike të lidershipit të opozitës.

Next Post
Durrësi si Tirana, bileta e urbanit bëhet 40 lekë

Durrësi si Tirana, bileta e urbanit bëhet 40 lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In